Nga Hamdi Jupe
Berisha vdiq. Jo biologjik isht, por politikisht, sado që edhe ashtu e kishte marrë udhën e Hadit. Shumë njerëz nuk janë çuditur nga kjo që i ndodhi. E prisnin, e njihnin, ishte çështje kohe, ia dinin “sëmundjen” e pashërueshme, aq më tepër pas “damkës” amerikane. Dhe kjo “vdekje” më në fund erdhi me sulmin mbi “Bastijën” e partisë së vet, një rast unikal ky në historinë botërore. Pra, lamtumirë, plaku Mere! E kam thënë edhe më parë në një artikull te “Panorama” në shtatorin e kaluar, sapo u shpall “i padëshirueshëm.”
Sot po shkruaj për ata që e groposën përfundimisht idhullin e tyre. Ata që e dinin që Berisha ishte “i vdekur” politikisht dhe megjithatë, iu bashkuan aksionit donkishotesk të tij kundër partisë së vet e kundër SHBA-së, duke e yshtur me hostenin e ligësisë në marrëzinë e tij të fundit. Herë nga “foltoret” televizive, herë nga ato të gazetave, aq të etura për “thagma” të tilla.
Po e filloj me politikanin, diplomatin dhe gazetarin Besnik Mustafaj, i cili e mbështeti aksionin humbës të Berishës kundër SHBAsë deri në minutën e fundit, para se ai të bënte marrëzinë ndaj godinës së Partisë. Daljet e tij të shpeshta nëpër televizione, shkrimet e herëpashershme kundër Bashës dhe pro Berishës (gjithnjë në emër të “lirisë së shprehjes”), i jepnin zemër këtij të fundit, e nxisnin të shkonte më tej në aventurë, në vetëvrasje, si kjo që i ndodhi. E bënin të mendonte që ja, “kam mbështetje”.
Besniku kishte pakënaqësitë e veta ndaj Bashës dhe kjo është normale. Mentori i listës së kandidatëve të partisë nuk mund të mbetej përjetësisht besnik, kur e pa veten vetëm si mentor. Por në politikë nuk shkohet sipas shprehjes: “Për inat të sime vjehrre, vete fle me Millonanë”. Mustafai nuk është i paditur, nuk është “gjindje pa shkollë”, është i bredhur, i lexuar, ka punuar gjatë në diplomaci, politikë, gazetari, e di se kush janë SHBA-të dhe cili duhet të jetë qëndrimi ndaj tyre, veçanërisht për ne shqiptarët. Nuk mund të kritikoj Flamur Nokën në këtë rast, sepse për të shkon shprehja popullore “aq di, aq bën”. Pra, ta gëzojë tani fatin e dishepullit të tij.
Genc Pollo, “mik për kokë” i Bashës deri në ditën e publikimit të listës shumemërore të deputetëve të PD-së, u inatos keq kur e pa veten “prapa liste”, si Lipe Shtogu. Atëherë mezi priti të humbasë partia në zgjedhje që të sulej ndaj mikut të djeshëm. U desh të fillonte “revolucioni” i Salës që edhe ky të reflektonte. Me një parti të dështuar kundër Berishës ca vite më parë, tani ra në prehrin e Berishës. Dhe Faiku faqe ndërron, dje shante, sot lëvdon.
I ndrojtur fillimisht si vëzhgues i “paanshëm” i “foltores”, filloi të trimërohej ca e nga ca prej saj, kur bëri nja dy inkursione nëpër “zijafetet” e organizuara në terren nga “i padëshiruari” i amerikanëve. Po vinte një rast i mirë për t’i ngritur këmbët qafirit Basha për atë që bëri me listat. Amerikanët? Të qërojmë hesapet me Bashën njëherë, të keqen më të madhe, pastaj këtu jemi, shohim e bëjmë. Sala është në buzë të varrit prej moshës, nuk do qëndrojë gjatë mbi dhe, do na lerë shëndenë. Dhe kështu, u bë edhe Pollo ideolog i “revolucionit paqësor” të “foltores” me vlerësime patetike për të.
Ai e di dhe e thekson edhe vetë në shkrimin e tij se çështja është në Gjykatë, por “gjykatat janë shumë të ndikuara nga qeveria socialiste edhe për shkak të procesit të vetingut në vazhdim” (“Panorama”, e hënë 10 janar). Prandaj ne “foltoristët” të sulemi e ta marrim vetë selinë, të mos presim Gjykatën, ta bëjmë fakt të kryer me vetëgjyqësi. Çfarë logjike intelektuale që hidhet edhe në gazetë dy ditë pas asaj që ndodhi! Po sikur Gjykata të thotë pas një jave që referendumi ishte i paligjshëm, çfarë do të thotë atëherë zoti Pollo?
Jozefina Topalli, e përkëdhelura e Berishës për tetë vjet si Kryetare e Kuvendit, u bë bishë me Bashën kur ky e la jashtë listave të deputetëve. T’i vëmë “gjoksin” betejës pra. Topalli bëri një partiçkë të re dhe hyri në zgjedhjet e fundit ku fitoi … asgjënë. As në qytetin e saj nuk e qasën. Shkodranët ia dinin mirë bëmat kur kishte qenë në pushtet dhe prandaj e lanë me gisht në gojë. Kishte të drejtë Basha, pra, që e kishte lënë “prapa derës”
Atëherë, Topalli u hodh në aksionin e Salës. Edhe pse nuk merrte pjesë fizikisht nëpër “foltore” në terren, ishte në çdo “foltore” televizive duke sharë Bashën e duke nxitur Berishën në marrëzinë e tij. Ajo e dinte që nuk bëhej luftë me Amerikën. E kishte aq tru, nuk ishte dru fare. Kur ishte kryetare Kuvendi, kishte vizituar Kapitolin dhe kishte takuar atje Nancy Pelloshin, Kryetaren e Kongresit Amerikan, edhe sot në atë detyrë. Ajo e dinte, pra, kush janë SHBA-të për Shqipërinë. Megjithatë, mbeti çdo natë në televizor duke shtyrë Berishën me hosten drejt greminës ku përfundoi. Ia paftë hajrin. “Burri ka kohë me e koritë vedin”, thonë shkodranët. Edhe gruaja, po ashtu.
Tritan Shehu ose: “halli – hallit nuk i ngjan”. Ky u emërua deputet në moshën 73- vjeçare me firmën e Bashës në zgjedhjet e fundit, duke sjellë probleme në PD-në e Gjirokastrës e duke krijuar pakënaqësi të mëdha te demokratët e atjeshëm për kandidaturën e padenjë të vënë në krye të listës së partisë. Ky është një rast i veçantë i “të pakënaqurit” nga Basha, pra, është “sui generis”. Këtu është vendi t’i thuhet Bashës: “E qelbe, kryetar! Mbaji erë tani, me këtë zgjedhje që bëre për Gjirokastrën”. Reanimatori i dikurshëm që deklaron si pasuri një duzinë apartamente, dyqane, garazhe etj., të vëna “me djersën e ballit” dhe jo me kontribute nga firma “Shqiponja”, (pa përmendur ato të padeklaruarat) sapo u shpall deputet, e la vrapin te “foltorja”. (Kur do fillojë vetingu i politikanëve?) Hajde merre vesh pastaj. Nuk po merrem me emra të tjerë të “foltores”, se nuk ia vlen, kaq mjaftojnë. Të tjerët janë kopje të tyre, të hapin barkun t’i përmendësh. Me Ristan e stan me lepuj. Brashnjarë të të gjitha llojeve, bashkohuni.
Asnjeri prej këtyre që “vdesin” nga dashuria për Berishën, nuk i tha atij: “Doktor, mjaft tani. Hiqu mënjanë e shiko pleqërinë. Pensionin e ke të mirë, edhe 170 mijë euro kesh i ke mënjanë në llogari nga kursimet, siç e ke deklaruar vetë, që i ke vënë me djersën e ballit dhe rro deri sa të të lërë perëndia”. Kështu do ta harrojnë edhe të tjerët damkën që të vunë amerikanët në pleqëri. Nuk bëhet luftë me Amerikën, harroje! Asnjeri prej këtyre pra, nuk ia tha këto. Përkundrazi, i përkëdhelën sedrën e sëmurë të luftëtarit antiamerikan kalorësit të vrerosur. Berisha edhe mund të mos i kishte dëgjuar, se i tillë është gatuar ai, nuk ndryshon njeriu në pleqëri, por të paktën nuk do kishte marrë zjarr aq shumë saqë t’i sulej “kështjellës” së SHQUP-it me urën e zjarrit në dorë. Ata e dinin që po e çonin Berishën në groposje, megjithatë e bënë me vetëdije për llogari të tyre.
Ditën e “sulmit final” mbi bedenat e SHQUP-it, më tetë janar, ata nuk ishin atje, nuk u dukën as pranë portës së jashtme e ngrehinës. Mundet që kjo punë të jetë me zarar, prandaj, larg prej atje. Atë ditë të sulmit mbi “kështjellën” e partisë u fshehën nëpër vrima dhe prisnin vetëm që ajo të binte para hordhive, e pastaj do të dilnin në skenë ata, ideologët e “foltores”. Ata e dinin se çfarë do të ndodhte, pra mund të hanin edhe vetë ndonjë çomange pas koke. Gazi lotsjellës nuk është melhem për moshën e tyre jo fort të re. Prandaj prisnin në “guvat” e ngrohta të vilave të tyre me postiqe duke parë me binokël nga frëngjitë e televizioneve se kur do të binte “kështjella” buzë Lanës.
Atëherë ata do të suleshin për të rrëmbyer kockën e tyre nga kërma e “revolucionit” berishian. Kemi luftuar edhe ne. Pastaj do të vraponin nëpër televizionet “krejtësisht të pavarura” (nga paratë e Beketit) të bënin “analizat dhe deduksionet e revolucionit paqësor” mbi kështjellë. Ata do të merrnin për këtë shërbim “aferim”–et e Doktorit për kontributet “teorike” që kishin dhënë në revolucion. Ata i kishin krehur bishtin kryqëzatës së “foltores” muaj me radhë nëpër ekranet televizive dhe artikujt e gazetave, ndaj e meritonin shpërblimin.
Këta u bënë me Berishën jo se u dogjën për të, u duhej vetëm “plaçka” e PD-së për vete. Heqja e Bashës nga partia u hapte rrugën për të futur duart në atë që kishte mbetur në parti dhe që Basha ua kishte refuzuar. E gëzofshin këtej e tutje! Tani janë në pritje të ditëve më të mira për ta. Le t’u çojnë të paktën nga një paketë cigare atyre dhjetëra militantëve axhaminj që përfunduan në qeli në emër të idealit të “foltores”.
Prit zemerimin e “Akileve” tani, o gazetar i nderuar.
“Akilet” shqiptare, MALOKE 400 karatesh, do te te shqyejne si hienat prene e tyre, me komente negative e te zemeruara per fjalet e DREJTA qe ke shkruar.
Pse harroni qe Berisha ka 8 vjet ne pension.E nxorri Edi ne pension 8 vjet me pare.
=
Sa budallenj, akoma e ndjekin pensionistin Berisha, maloqt dhe shkruajne per dite per te ,komunistat e Meros dhe Rames.
=
lol
OOOO Kolec Dega ‘PA RRENJE’…’LOL’ ku je mor americano ?????!!!!!??? Pasdha njat zot ..i mencur ! Pse e ke lane vendin ,mor Zot ! E heee…ky eshte problemi qe kemi saleha.nard noka, meta e topali,bahe e ramoke…Po hajde o zotni se te pret populli !
Bravo z Hamdi Jupi nje shkrim i shkelqyer.
Bravo per kete shkri brilant. Meriton noten 10 me yll.
Exelent o Hamdi Jupe. je i madh. por Besniku nuk ka faj se u bashkua me Vucidolin se e ka amanet nga Desada qysh kur ishte minister i jashtem hunderri. por gazetari Imer nga kosova e groposi perfundimisht Vucidolin.
Hamdi ke mbetur ai gazetar me nivel te larte te vertetash te padiskutueshme,nje analist i thelle e njeri i ndershem
Per te gjithe ata qe mendojne se berishizmi eshte vetem Berisha, ne 8 janar paten mundesi te dallojne dicka te re: Basha eshte po aq gjakesor dhe barbar sa Berisha, me mercenare qe tani thote se nuk I njeh. Prandaj vazhdoni mbroni Bashen se kohe me vone do e kuptoni se Po mbroni nje Berishe 30 vite me te ri
Komenti yt eshte brilant. Shumica e njerezve damkosin Berishen si kriminel e gjakesor i korruptuar, por harrojne se Basha eshte pjella dhe vasali i Berishes, qe u detyrua te trimerohej nen kerrbacin amerikan, ndryshe do perfundonte ne te njejtin kanal si babai i tij ideologjik.
Hamdi, kam 50 vjet qe te kam klasifikuar ne rangun e “gazetareve te lindur” te brezit tend;
por sot me gjithe kenaqesine qe me dhe me mjeshtrine e rrefimit tend, me hidherove kur e keshillon
kryehajdutin, kryekriminelin dhe kryeagjentin e Serbise qe te hiqet “menjane”, te gezoje “pensionin e mire”
dhe 170 mije eurot kursim”, ne nje kohe kur atij duhet t’i hidhen prangat ne duar dhe te jape llogari perpara Drejtesise se re te Shqiperise!
Prandaj, as ai nuk te degjon ty, as ne nuk te degjojme ty; beteja jone me “personin non grata” te demokracise sapo ka filluar!
Sali NON GRATA vetem nga shpellaret ndiqet….
Nje shkrim me vlerë z.Jupe.Realist me nje mungese thelbesore.Ne rrjeshtin e te gjithe atyreve figurave te ndritura ’’ démokratike ‘’mungon gjeneral Hamami!!!…
Si gjithnje , Hamdi Jupe , nje pene gazetari , qe deperton ne thellesi te problemit , qe trajton . Ajo pene do te rroje perjetesisht . Eshte tipi i gazetarit model , i pasuar me sukses nga Ymer Mushkoli . Shtypi tjeter , ka qene ne nivelet e Tritan shehut dhe Genci Pollos .
Shoqerisht hamdi , ne se ke ndonje opinion , per poetin Arben Duka , ne rubriken , qe e mba “Dita ” edhe pas vdekjes se tij te parakoheshme . Zgalem
Berisha nuk ka frik se a do e gezoi Pensionin, nuk ka frike se do e vrasin, as se do e burgosin! Berisha ka frik se mos i marrin Pasurin, po nuk qe aktiv ne Politik,Gjakesit ( qe jane shume)me Familjen Berisha pa Pasuri dhe pa Pushtet, me zore po presin te ja Shqyejne Femijet, Niper e Mbesa . Per mua kjo eshte arsyeja qe Berisha eshte bere si Bishe dhe ka humbur Arsyen. Pakica e atyre qe e ndjekin jane ata Jenat qe kan abuzuar dhe perfituar nga Pushteti i Berishes, shumica jan Injorante qe Berisha e ka shume te lehte tu bei lsvazh Truri.
O Hamdi,kujton se te harruam ty vullnetar i Enverit? Kujton se kemi harruar ulerimat e tua ne mbrojtje te komandantit?
nje shkrim brilant Shume shpejt Salehu do arrestohet dhe do paguaj per te gjitha krimet e tij dhe te familjes tij prej malokesh te babezitur
NJe shkrim i mire, por jo ne nivelin e shkrime te tua me te mira. Je i drejte, je i ndershem, i ndjek ngjarjet hap pas hapi, shkruan pa inat e paravoli, por gabon ne fund. Berisha nuk meriton te trajtohet si nje njeri qe ka bere nje gabim te rende, ordiner, dhe duhet te shohe punen e vet ne kete moshe pensioni. Berisha duhet te gjykohet penalisht, atje ne gjykate te vendoset per te. Nese do te dilte i pafajshem me argumente bindes, atehere, po, si cdo kush ai duhet te vazhdonte i qete jeten e tij. o te prisja me interes nga ju, i nderuar Hamdi, nje analize, qe Berishen nuk e ndjekin dhe perfaqesojne disa emra, nga Pollo te Topalli, por flitet per nje te quajtur “berishizem”. Egziston, valle, vertete nje fryme, nje platforme, nje grupim qe ka si idol te vetin vepren politike te Sali Beishes. Nuk besoj. Ashtu sic nuk besoj qe PD ka qene nje parti politike e tipit te demokracive te konsoliduara qe ne themelimin e saj nga PPSH. JU uroj cdo te mire, ju H. Jupe dhe gazetes “Tema”.
Llapaqenet ish komuniste u deliruan perseri.
Dhe perdorin te gjithe pa perjashtim nje Argument te vetem. Berisha kunder Amerikes. Ky i shpalluri non Grata. Po mire more llapaqene, sipas jush duhej te ulte koken Berisha se Amerika e shpalli te padeshiruar. Mos beri gabim qe kerkoi te jepeshin publikisht FAKTET ku bazohej vendimi? ?. Po ta beje nje veprim te tille Amerika per ndonje politikan nga vendet tjera, itali, france zot na ruaj Gjermani, po edhe greqi qe e kemi fqinje dhe do shikoni reagimin e klases politike dhe intelektualve. Tashme kush do ta kuptoje e ka kuptuar qe Berisha me rezistencen qe beri i rriti aksionet e tij morale dhe politike. Plani per ta likuiduar politikisht, se ligjerisht po shifet qe nuk e akuzojne dot, ju deshtoi dhe tani ju ka ngelur te perdorin LULIN per te dobesuar Berishen.
Kostari, zagari i Sali kermes, per ke e fjalen per ish komunist? Per ‘doktor’ ngodhjen? Ai ishte komunist, sekretar partie, servil i peshtire i familjeve te diktatoreve. Sali shpellari, i lindur ne nje familje injorantesh qe dini shkrim e kendim, ka jetuar me bagetite. Ti zagar i Sali kerme thua qe kerma nuk ka bere gabim qe kerkon fakte. Nje cope mishi me dy sy si puna jote nuk ka problem qe kerkon fakte. USA si cdo shtet shpall non-grata personi qe gjykon se duhet te jete i tille per USA dhe nuk i jep askujt llogari dhe fakte. Faktet per Sali kermen jane te shumta – familja e Saliut (djali dhe vajza) eshte nder me te pasura ne Shqiperi, te pasuara nga korupsioni i Saliut, shkaterri total i ushtrise, industrises, pushtimi i tokave shteteror, degjenerimi i sistemit te edukimit e drejtesise, ngjarjet tragjike te 97, firmat piramidale, furnizimi ushtrise serbe me nafte, Gerdeci, 21 janari……Por ti zagare nuk ke inteligjence ti kuptosh bemat e Sali kermes.
Analize brilante. Bravo Jupe, si gjithmone exelente! Vetem se po te jete u zgjuar Saliu, lexon keto shkrime dhe vepron keshtu si thua ti? Mos e meso gomarin plak, qe te vaxhdoje ta krruaje me ameriken dhe ne kete menyre do ti shlyej gjynahet qe ju ka bere shqiptarve dhe atdheut? Do ta bejne shembull ate dhe Zen sypeshkaqenin??
Dorehiqet Alfred Rushaj , kalon nga Sala , deri ne fund te Janarit grupi i Berishes pritet te shkoje ne 35 Deputete.
Luli ka mbaru.
FCB-Dyshoj se nje djale si Fred Rushaj te kete kaluar nga ana e humbesve. Fredin e kam njohur shume vite me pare kur punonte jurist ne KESH, si nje djale inteligjent. Vec ne mos i ka marra zoti mendjen qe te hidhet ne preherin e nje krimineli humbes si Berisha.
jane te gjithe me 8 klase dhe dhe kane vjedhur,droge, krime tani kane frike dhe shpresojne tek berisha po ne shqiperi eshte ekeqja sepse nuk fuksionon SPAK, gjykata prokuoria
Ish komunistet e urrejne me se shumti Berishen sepse e shikojne si tradhetarin qe shkaterroi sistemin dhe per çudi i meshojne aq fort faktit qe Sala ishte sekretar partie ne Spital sikur te kishte qene sekretar I byrose politike. Keta llapaqene “harrojne” me dashje se sekretare te tille organizatash kishte me mijera dhe ne hierarkine partiake ishte SHUUUM poshte si Post. Persa I perket asaj qe amerika si jep llogari kujt jam dakord por nese Kimetja kerkon me dhune qe ta perjashtoje nga parlamenti nje deputet atehere ai dhe kuvendi po te ishte nje vend normal ka te drejten te kerkoje FAKTE. Por nje “kerme” siç e ke etiketuar veten nuk mund ta kuptoje kte.
Po te ishte nje BYTHMUT si puna jote o Jupe mbase ashtu do vepronte Berisha si e kishin llogaritur ata qe lobuan per non Grata -en, po ja qe seshte si ty Sala.
A nuk u paralajmëruat nga nje komentues me larte?
Filluan qente si “Rako”, “FCB”, “ben” ” Kalec Dega” “Kostari”,kundër logjikes se gjerave ne mbrojtje te antinjeriut.
Po me ma c’pate, qe me fute me nje kallep me ata qe jane pjese e nevojtores se Berishes?
Problemi eshte ashtu sic thote Ujku Plak. Te gjithe keta karagjoze si puna e Kalec Deges, Koscarit, ben, Rako etj. e dine mjafte mire se jo vetem do humbi gjithshka ashtu dhe pasurine, Sali Berisha nuk do te kete mundesi te mbaje milice me vete me pagese dhe si rrjedhim te gjithe atyre qe u ka bere keq do t’ja rrejepin koken kur te jete i vetmuar.
Artan-lexoi mire komentet xhan se pastaj ja fut kot sic ja ke futur. Si zotrote, ashtu edhe ai qe vetequhet “Edk..”, me keni ngaterruar me hajvanet e Berishes.
“ben”!
Ndjese, me fal! Ne vend te “Xeni” eshte shkruajtur gabim “beni”.
Luli nuk ka bese.Kur ja drodhi Saliut e ja futi Pollos dhe Jozefines ka trembur dhe doktor Preshin dhe diplomat Krricin.Lufta e tyre ndaj Lulit eshte lufte per mbijetese.Me te Gjatin jane ambientuar dhe kane 9 vjet qe shtojne pasurite.Covidi I tyre eshte lLuli ne pushtet.Nuk dihet se cfare mutacione do te kete dhe si te mbrohen nga kovidi Lul