Artisti i njohur, Zayn Malik është komentuar ditët e fundit në media për shkak të ndarjes së tij nga Gigi Hadid, por edhe për regjistrimin e tij në një aplikacion takimesh. Së fundmi, raportohet se ai ishte në një lidhje gjatë periudhës që ishte me modelen e njohur, pikërisht me yllin e dikurshëm të “Towie”, Abi Clarke.
Thuhet se Zayn u fiksua pas saj kur u takuan në një lokal në Los Angeles. Sipas burimeve të “The Sun” Abi e ka quajtur Zayn ‘Mr Grey’ teksa ata takoheshin në rezidencën e tij në Londër.
Lart e poshtë aludohet se lidhja e tyre përfundoi në momentin kur Abi pa në telefonin e tij një mesazh nga Gigi Hadid, ku shkruhej: Më mungon.
Sipas burimeve të prestigjiozes “The Sun”, Abi kishte menduar se Zayn dhe Gigi ishin ndarë kur ata filluan të komunikonin, ndërkohë që i dha fund lidhjes kur pa mesazhin e modeles sepse nuk dëshironte që të ishte një e tretë.
Germe per germe per mua, si lexues i rendomte qe nuk i njoh fare kush jane gigi dhe keta te tjeret, ky lajm perkthehet keshtu. Ka shkoi ke pi dhe bashke bene qef. Nje tjeter pi u merzit dhe me siguri tani do kerkoj nje ka tjeter. Bashkengjitur keni fotot e ka te pi it dhe format e trupit te tyre qe jane si 7 miliarde njerez te tjere mbi rruzull. Ai perfundim jeni gazete qe me te vertet na informon me saktesi biollogjike ku dhe pse hidhet fara mashkullore neper glob. Shume lajm interesant. Pse nun hapni nje rubrike me titull origjinal? Lajme nga ka dhe pi