Aktorja, Ginnifer Goodwin nuk e kishte problem t’i ofronte spermën e bashkëshortit të saj, aktorit, Josh Dallas, një mikeshe të saj të mirë që po kërkonte të bëhej prind i vetëm.
“Meqë ra fjala, i ofrova spermën e tij një prej mikeshave të mija më të mira që donte të bëhej nënë beqare”, zbuloi ajo gjatë një interviste në “Pop Culture Spotlight” pranë, Jessica Shaw.
“Burri im dhe shoqja ime më i mirë ishin ata që thanë: ‘Kjo mund të çojë në komplikime’”, shtoi ajo.
Goodwin nuk e ka zbuluar identitetin e mikeshës së saj, por që ka thënë se ndihej mirë ta ndihmonte atë për të realizuar një dëshirë siç e quajti ajo “të flakët”.
Ylli i “He’s Not That Into You”, 43 vjeç, u martua me aktorin e “Manifest”, gjithashtu 43 vjeç, në vitin 2014 pas takimit gjatë xhirimeve të “Once Upon a Time”.
Çifti ka djem, Oliver Finlay, 7 vjeç dhe Hugo Wilson, 5 vjeç.
Kohë më parë, Dallas kishte folur rreth Goodwin në cilësinë e prindit, ndërkohë që e kishte quajtur atë “nënën më të madhe që njeh”.
“Është e jashtëzakonshme të kesh partnerin tënd, të cilin e ke njohur gjatë gjithë kësaj kohe, të lulëzojë në këtë grua që është kaq edukuese, kaq e kujdesshme dhe kaq e lezetshme”, kishte thënë ai.
Ka edhe te tille njerez te arsyeshem e zemermira si kjo ,
qe i do femijet dhe te miren shoqes se saj .
Jo si ca papapapapa ? ?