Masakra në Korçë, Dritan Hila i del në mbrotje Sotiraq Filos: E njëjta gjë bëhet edhe në botë, në një qytet normal i vrasin qentë pasi i grumbullojnë në depozita të caktuara

17 Janar 2022, 13:07Politika TEMA

Gazetari Dritan Hila ka reaguar pas denoncimit publik të kryebashkiakut të Korçës Sotiraq Filo lidhur me vrasjen masive të qenve dhe maceve përmes hedhjes së helmit në kënde të ndryshme të qytetit.

Hila thotë se kjo është një gjë normale e cila ndodh në çdo vend të botës kur nuk ka adoptues.

“Sotiraq Filo k/bashkise se Korces akuzohet se ka helmuar kafshet e rruges.

Ne fakt eshte pak a shume e njejta gje qe behet ne bote, ku pasi i grumbullojme ne depoziten e caktuar per to, nese brenda nje afati kohor nuk del nje adoptues, i vrasin.

Kurse tek ne per mungese fondesh edhe per pleqte, pale per kafshet, nuk ka dicka te tille.

Dhe mes dilemes te lene qytetet ne stadin paraurban te pangjashem me nje te tille ne boten e qyteteruar ku nuk shikon kafshe pa zot ne rruge, apo nje qyteti normal, i vrasin. Eshte ceshtje financash.

Nderkohe e frikshmja eshte tek qasja e njeriut per njeriun. E mallkojne Filon tek femijet!

Ky vend shpesh ngjan me nje cmendine te madhe.

Nje vend qe perpiqet te duket evropian me dhembshurine ndaj kafsheve por i afron me nazistet e kampeve te shfarosjes. Edhe ata i donin shume kafshet”, shkruan Dritan Hila.

Ngjarja e rëndë në Korçë u denoncua fillimisht nga gazeta “TemA” e cila ka raportuar hap pas hapi të gjitha ankesat e qytetarëve. (TemA) 

6 komente në “Masakra në Korçë, Dritan Hila i del në mbrotje Sotiraq Filos: E njëjta gjë bëhet edhe në botë, në një qytet normal i vrasin qentë pasi i grumbullojnë në depozita të caktuara”

  1. Ilirjan says:

    Ky reagim tregon Dritanin me boshlleqe e tij ne edukim e shpirt. Te pakten eshte i sinqerte ne pandjeshmerine e vet.

  2. Ziguri says:

    Perendi cfare mban kjo toke siper…ky qe ne ze dallohet ca rak eshte.

  3. Idjote Turke says:

    Haha ne boten e maskarenve ne boten Arabe dhe ne boten ku jeta nuk ka vler po ndodhe si ne Shqiprie. Por ne boten demokratike dhe ku jeta ka vler kjo nuke ndodhe..

  4. 1 says:

    Juve qe u qan shpirti per qente ejani nje shetitje ne mengjez ne lungomare dhe shikoni ata qe bejne shetitje me shkopinj neper duar per tu mbrojtur nga kafshimet ,ndryshe nuk u shpeton dhembeve te tyre.Neqoftese juve u dhimbset me shume qeni se njeriu ,qofshi ju qe jeni

  5. Mire ka bere , qyteti mbahet psster .. says:

    ..cdo pisllek.

  6. Armand says:

    Gazetari Dritan Hila ne marjen ne mbrojtje te kryebashkiakut te Korces ka mare persiper nje detyre te pamundur per ta realizuar sepse aktet barbare te kryera nga shume bashki apo edhe individe kundrejt kafsheve tregojne nivelin e pandjesise shpirterore dhe mungesen totale te edukates civile. Shpesh te gjithe ata te cilet shfaqin kete pandjesi karshi kafsheve te tjera eshte e vertetuar qe kane prirje agresive edhe kundrejt njerezve por ama sjellin si argumentim faktin qe duhet menduar per njerezit ne nevoje e jo per kafshet sikur njera te perjashtonte tjetren e sikur ata vete ndihmojne te tjeret. Njerez aq te pandjeshem sa nuk u vjen keq per ato kafshe te helmuara e keqtrajtuara ne pergjithesi te cilat i shohim perdite duke vuajtur per mbijetese nuk mund te jene persona te cileve u intereson te mendojne per te tjeret. Gazetarit Hila ndoshta i intereson vetem te mbroje kryebashkiakun por duke treguar genjeshtra sikur keshtu ndodhne te gjitha vendet e tjera vetem sa po rreshton edhe veten ne anen e atyre qe jane aq katil sa vrasin pa ndergjegje te gjigha kafshet perfshire njerezit. Heret a vone do marin ate qe meritojne edhe keta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje