Si u braktis Sali Berisha nga PD në kryebastionin e saj

17 Janar 2022, 11:32Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Sali Berisha tentoi që të ringjallë sa më shumë atë çfarë është e mundshme nga braktisja që PD-ja dhe strukturat e saj i kanë bërë prej kohësh në kryebastionin e saj-Shkodrën.

E si për të nxitur, ndezur sa më shumë situatën, ish-kryetari shfryrëzoi një event historik siç ishte 21 vjetori i ngritjes së degës së PD-së, për të galvanizuar mbështetësit që pas 8 janarit duket se po ikin gjithnjë e më shumë.

Dega e Partisë Demokratike të Shkodrës, pra superstruktura e udhëheqja e saj duket ka ndjekur një taktikë të butë për të shmangur përplasjen, por për ta injoruar Sali Berishën.

Kreu i PD-së, një themelues i partisë dhe degës së Shkodrës, Xhevdet Amuli, kishte lënë qytetin për “pushime” për të dhënë një mesazh politik ndaj pasuesve dhe strukturave të tjera.

E në fakt ashtu ndodhi. Sali Berishën në Shkodër, e ka shoqëruar vetëm Lorënc Luka, ish kryetari i Bashkisë së Shkodrës, ndërkohë që ka marrë pjesë edhe incognito, edhe kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi, e cila mori pjesë, madje edhe foli në “Kuvendin” e Air Albania.

Megjithë manovrat për të arritur një galvanizmim më të madh, kur mori pjesë në ngushëllimet për futbollistin e njohur Ramazan RRagami që ndërroi jetë, sërish Berisha nuk ka arritur të sigurojë një vëmendje të rëndësishme tek demokratët.

E duke i nisur nga kjo, ka prodhuar një lajm për të kërcitur disi siç ishte zbulimi i një dishepulli të tij të ri në Shkodër, siç ishte një student gazetarie në “Luigj Gurakuqi” që mbajti një fjalim venerativ, që në fakt u kthye në komik.

Të gjitha këto ishin mizanskena që në fund të fundit, u zgjodhën me kujdes dhe ishin edhe të lezecme. Por lajmi i djeshëm ishte se Sali Berisha nuk kishte me vete asnjë përfaqësues të rëndësishëm të PD-së së Shkodrës, asnjë intelektual të spikatur të qytetit që i ka dhënë PD-së për 30 vjet pushtetin vendor dhe shumicën e deputetëve, apo edhe ndonjë grupim të rëndësishëm interesi të Shkodrës.

Sali Berisha, thjesht ka mbajtur një takim në Pallatin e Sportit, ku përveç se ka sulmuar Perëndimin në qytetin që u përsekutua në regjimin komunist për të mbrojtur aleancën me SHBA, thjesht ka bërë laved ndaj një djali të ri që duket se po bëntë një audicion imitimi…

Nga ana tjetër, lajmi real i Berishës në SHkodër, ishte kërcënimi i hapur i degës së PD-së që të linin mbështetjen ndaj Lulzim Bashës.

“U drejtohem të gjithë atyre demokratëve, që akoma në mënyrën më të pabesueshme dëshmojnë mbështetjen më të vogël për Lulzim Bravën, hiqni dorë prej tij. Hiqni dorë, se ai është turpi i dheut, turpi i historisë. U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni me qytetin tuaj.

Ndahuni nga Lulzim Basha, se atë e pret vrima e miut nga ky revolucion që nuk ka të ndalur. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri. Ata që mbështesin Bashën për kryetar opozite, ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve. Shqiptarët që mbështesin Bashën, tallen me lirinë, me vlerat e pluralizmit, me pluralizmin politik në Shqipëri”, tha Berisha.

 

22 komente në “Si u braktis Sali Berisha nga PD në kryebastionin e saj”

  1. asd says:

    Berisha do te mbytet nga te vjellurat e tij.

    1. Vranakonti says:

      Obobo moj none me çfare njeriu kemi te bejme,kemi te bejme me Sali Berishen qe eshte i nxire kembe e koke nga krimet monstruoze,mashtrimet,vjedhjet,shkaterrimet,vrasjet,tradheti ndaj atdheut e shume te zeza qe nuk kane te mbaruar. Kurre me Sali,ai eshte korbi i zi,eshte kundra shqipetareve dhe pro agjeturave te huaja si me UDB dhe te tjera. O zot na ruaj nga Sali Berisha,eshte me keq se koronavirusi. Edhe Basha nuk eshte me i mire se ky,edhe ai eshte armik i shqipetareve.

  2. YlliP says:

    Po ja ti e bere nje lajm, keshtu qe dobet s’do kete qene…

    Ik tani merr rrogen te UKT e mos na ça shume veshet

  3. qytetar says:

    Bishat nuk i don askush por thjesht i kane frike.
    Por kur iken frika Bisha urrehet nga te gjithe pafund…
    ….mbase dhe nga pjellat e Tij.

  4. Petrit says:

    Ju jeni ne punen tuaj te propagandes se felliqur.
    Pa dyshim per kete paguheni eshe mirë madje.
    Por te thuash qe Doktor Berisha nuk kishte mbeshtetje ne shkoder eshte njesoj si te thuash qe dje nuk ishte e diel por e merkurrë.
    Pa le ma të flasesh per mbeshtetjen e bashes ne fier.
    Megjithate ju vazhdoni sepse vetë shkruani e vete lexoni

  5. Taulant says:

    lereni ujkun plak te verdalliset neper shqiperi ne kerkim te deleve derisa te ngordh i uritur dhe ne deshperim te plote. Ta burgosesh eshte nje lluks per kete qelbesire.

    1. Moni says:

      Fuck Berishe…

  6. Poli says:

    Vetem gazetar nuk eshte ky Pata…gjynah….veting per gazetaret.

  7. luli says:

    Ky eshte nje mut muti,qe nuk e ka shokun,ky nuk ka lidhje me Shkodren.ky eshte nje kelysh i PPSH-se,po dhe i udebese,qe nuk ka as moral,as burreri,as shqiptari,as personalitet,as identitet.ky eshte nje pleher,qe tutoret e tij,e vune ne sherbim te tyre,duke i perdorur te gjithe aksesoret familjar,kariera e tij eshte e lidhur direkt me mikun e tij familjar,Xhelil Gjonin,qe per ineteresat e e tij,i dha mundesi qe ta perdori ne te gjithe istancat e kohes,kete kelysh serbi

    1. Buda says:

      Nese hapen dokumentet sekrete serbe, per mendimin tim, emri i Sali Berishes do te dale i rekrutuar
      pas emrave te Hysni Kapos, Ramiz Alise, Xhelil Gjonit e te tjereve ish-kuadro te larte te PPSH.

  8. Ideali says:

    Sa shume i ngjan pata ne gale: ga ga ga…

  9. Sul Koburja says:

    Gjithsesi Saliu është një fatkeqësi kombëtare dhe mund të shkaktojë ala viktima,humbje jetësh.

  10. Xha Jaho says:

    Dhe do vije shume shpejt nje dite qe Berisha sebashku me familjen e tij do te mbetet ne zhallin e Liqenit te Shkodres duke u perpelitur si peshku pa uje

  11. Xeni I Slobodankes says:

    Sali Berisha eshte vetem nje kadaver politike dhe vete ai po e kupton cdo dite e me teper Vetem ca maloke idiote i shkojne pas ,dhe ata vetem per te marre ato pare qe shperndan Salih Maloku jo se vertet kane ndonje ideal apo kuptojne politiken

    1. Shkodrani says:

      Un nuk e di nga je ti, por 74% e Shqiperise eshte malesi dhe nuk ka Shqiptar qe te mos jete MALOK.
      Kur shan Saliun, mos perdor terma Serb dhe Komunist, se pikerisht keshtu ja zgjat jeten.
      Saliu eshte armik i kombit dhe per kete kam prova. Ne Shkoder si ne te gjith Shqiperine ai ka hedhur disa kocka me anen e korrupsionit masiv qe krijoi kur ishte ne pushtet. Natyrisht te gjith individed medioker, dembele dhe hajdute i kapen qerres se Saliut sepse shpresojne ne ndonje kocke tjeter. Ky eshte fenomen mbar kombetar jo vetem per ne por per cdo komb.
      U perpoqa te shikoja fjalen e atij djaloshit dhe u ndjeva shume keq. Me vjen keq per familien, lagjen dhe qytetin tim, sesa poshte kemi ra. Qyteti qe prodhoi Fishten, Migjenin e shum burra te zgjuar dhe te mire, tash perfaqesohet nga nje qenie e atij nivel. Zoti na ruajt!!

      1. ILYRIA says:

        Ti qofsh me shnet e jet o dashamir………nganjehere urrejtja per Sal Berishen ngaterron edhe Njerezit me krahinat, nocionet gjeografike, e keshtu me rradhe……ke shume te drejte….ne se pari jemi shqipetare dhe nuk ka rendesi se nga vijme e ku jetojme………jemi shume pak si Popull per tu share e ofenduar………….Zoti qofte me ty e familjen tende……

  12. sopiqoti says:

    More po Sali Berisha akoma nuk po e mer vesh qe i ka hikur koha,qe eshte kerme ne politike dhe eshte me mire tkaloje kohen me te shoqen,femijt dhe niperit e mbesat

  13. KOZi... says:

    Kozi ne vitet 1998-99 ka mbaruar shkollen ne Shkoder ! I kujtoj se u angazhova me pune ne Malesi te Madhe dhe Puke ca kohe ! Aty ishte ne ate salle i gjithe trungu historik i PD. Si kuptohet kjo qe nuk u perkrah ! Ja do shihet ne zgjedhjet per kryetar bashkie ne Shkoder kush ka perkrahje !!!

  14. Kostari says:

    Po ky pata qenka keq fare.
    Nese keshtu e “braktisin ” Salen ne çdo qytet, mire Luli, por edhe Edi e ka punen pisk.

  15. Astrit says:

    Duhet me kene shkodran me kuptu, e ndje, persekucionin komunist qe hoq ky qytet, e duhet me kene dy here shkodran me kuptu, shkodranet qe brohorasin ish komunistin Sali Berisha! Zot fali!

  16. Henks says:

    “Incognito, galvanizim, venerativ”… O gazetaro italiano, po ke diçendo diçuto re fratello…

  17. Velo says:

    Juli! Xhelili ka qenë mik familjar me Lirinë, jo me Saliun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje