“Patrioti” Ilir Meta kujdton gjergj Kastriotin: Ai është krenaria jonë

17 Janar 2022, 09:53Politika TEMA

Ilir Meta, me anë të një statusi në Facebook, ka kujtuar 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Meta shkruan se “vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane, do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”.

“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!

Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, shkruan Meta në rrjetin social.

E thënë kjo nga një personazh si Meta, që ka menduar gjithë jetën e vet për xhepin e tij, duke plaçkitur shtetin, natyrisht që duket hipokrizi.

3 komente në ““Patrioti” Ilir Meta kujdton gjergj Kastriotin: Ai është krenaria jonë”

  1. joel shkodra says:

    Po te mos e kishte permendur diten e vdekjes se Skenderbeut (17 janar 1468) do te thoshit “Pse nuk e permendi?”. Tani qe e perkujton, thoni se eshte “hajdut” e nuk i takon Metes ta kujtoje Gjergjin. Nuk jam fare me Meten, por mos hidhni balte edhe aty ku s’duhet. Po, eshte e vertete se tamam sot, qe vjen Erdogani ne Shqiperi, eshte dita perkujtimore per Skenderbeun (sepse data e lindjes nuk dihet). Dhe ndoshta kjo lidhje ka bezdisur disa si ju te Temes. Valle, a do ta çoje Erdoganin Rama edhe ne Lezhe, te varri i Skenderbeut? Meqe andej e kane rrugen per shtepite e termetit. Nuk e di a do ta botoni kete koment.

  2. joel shkodra says:

    Kam shkruar per gabimet gjuhesore ne dokumentin e Presidences. Por edhe ju te Temes nuk jeni pa gje. Shikoni titullin e ketij shkrimi ku keni dy gabime: “kujtdon” – “kujton” (gabim shtypi, por i pakorrigjuar); “gjergj” (emri me shkronje te vogel – kaq nuk doni t’ia permendni emrin sa e shkruani me shkronje te vogel).

  3. Dani says:

    Çfare burra shteti kemi?? Edi Rama sote e shane dhe e perbuze Gjergj Kastrijotin për ti bër çefin nje hajduti dhe krimineli siqe eshte Erdogani. Kures ilir Meta bën sikure e nderone se pse Erdogani nuk e takone… hajdute kurre nuk jane patrijotet. Edi Rama, Sali Berisha, dhe ilir Meta jane nje lloje si Erdogani dhe Putini.. Por keta tane nuke kane fuqie veç per te vjedhure…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje