Basha: Në djall e shkuara! Shqipëria s’i takon më 3 dinozaurëve të tranzicionit

16 Janar 2022, 13:23Politika TEMA

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga Fieri teksa shigjetoi ‘Trekëndëshin e Bermudës’, pra Berishën, Ramën dhe Metën pohoi se ata nuk e duan nismën e opozitës që lidhet me vettingun në politikë.

Basha tha sot se me vettigun e politikanëve do t’i jepet fund dominimit të asaj që ai e quajti ‘3 dinozaurët e tranzicionit’.

“Ne do ta sjellim ndryshimin miqtë e mi, ndryshimin e vjedhur nga masakra zgjedhore e 25 prillit, do ta sjellim. Ne sot jemi më të qartë se ç’ishim me 26 apo 27 prill se pse u ndal ndryshimi. Ne sot jemi shumë më të qarrtë sepse edhe miqtë dhe aleatët tanë e kanë cilësuar qeverinë e Edi Ramës më të korruptuarin në Ballkan. Nuk ishin as zë lartë kur masakra zgjedhore e ndali ndryshimin sepse me të drejtë ngjarjet provuan që ndryshimi nuk do të ishte ai që duan dhe meritojnë shqiptarët ku brenda familjes tonë politike dhe brenda koalicionit tonë kishim akoma njerëz, prania e të cilëve, aspiratat të cilëve ishin jo në përputhje, por në kundërshtim me aspiratat e naftëtarëve të Ballshit, e fermerëve të Divjakës, e studentëve të Fierit, e intelektualëve të Lushnjës e grave dhe burrave të qarkut të Fierit e mbarë Shqipërisë.

Përkundrazi, kishin frikë se Trekëndëshi do ta përdorte 25 prillin prapë se prapë për ta mbajtur brenda kafazit shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Do ta përdorte për të vazhduar kalvarin e vjetër i cili as nuk nisi as nuk përfundoi, por u bë akoma më keq me Edi Ramën. Pushteti i takon qytetarëve dhe do jetë i tyre. Kemi pasur 9 orë mbledhje. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kemi qëndruar aq. E di që prisni të flas, por skam pse harxhoj kohën tuaj. S’kemi pse flasim për të shkuarën. Ne djall shkoftë e shkuara, të ecim para drejt së ardhmes.

Të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozarëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë vettingun e politikanëve. Secili prej brinjëve të trëkëndëshit të Bermudës ka arsyet e veta se pse nuk e do vettingun. Kjo do ta ndajë thashethemet nga e vërteta”, tha Basha.

5 komente në “Basha: Në djall e shkuara! Shqipëria s’i takon më 3 dinozaurëve të tranzicionit”

  1. ida says:

    Ju zoti Lule keni 16 vjet ne krye te politikes, je e ardhmja apo e shkuara e pertejme!

  2. Endri says:

    Jo vetem qe eshte pjese e te shkuares, por mbi te gjitha eshte nje mashtrues dhe hajdut i paskrupullt. Ne burg e ke vend Lulushi

    1. Emigranti says:

      Mos pengoni iniciativat. Kush nuk eshte pjese e te shkuares? Kush? Te dal dhe mbeshtesni ate.Shikoni car po behet ne shqiperi. Rama po vjedh pa pik meshire. E betonizoi Shqiperine. Ne Fier ,hiqen lulishtet e mbulohen me betonePse duhej ai sheshi me beton te turizmine Fier. Lumi anash do gjelberimdhe bulevard,te kombinuara.
      Hajdutet bejne investime qe te vjedhin, jo per popullin.Lereni Lulin te punoj me idete qe ka per te qeruar ujqerit.

  3. Realisti says:

    Ne djall e shkuara… dmth molotovet qe une e Berisha hodhem sebashku. Mashtrues i pafytyre!!

  4. Demir hunderi says:

    6bjeri defit luli sa te mblidhen shoket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje