Tensione në Fier, mbështetësit e Bashës ‘përplasen’ me njerëzit e Berishës

16 Janar 2022, 12:12Politika TEMA

Ka nisur takimi i kreut të PD Lulzim Basha me demokratët në Fier. Teksa mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha e pritën me protestë, pranë teatrit “Bylis” ku po  zhvillohet takimi, kreu i PD është pritur me duartrokitje dhe ovacione nga mbështetësit e tij.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë që ka shmangur një konflikt fizik mes të dy palëve, ndërkohë që protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara teatrit.

Kujtojmë se edhe në 8 janar Berisha u dha direktiva protestuesve, me qëllim që ata të sulmojnë selinë e Partisë Demokratike.

12 komente në “Tensione në Fier, mbështetësit e Bashës ‘përplasen’ me njerëzit e Berishës”

  1. rexha 10 says:

    Mose u mereni gjithe vitin me Berishen e Bashen ,pore shikoni qeverine dhe njerzit qe flene poshte ures ,dhe pa buke .Shqiperia ka prodhuar shume histori si ajo e Berishes de Bashes ,ku i pari eshte per ta derguar ne banken e te akuzuareve ,dhe te kalbet ne burgun e sigurise se larte ndersa i dyti duhet qe te riktheje besimin e njerzeve teke vetja e tije ,pore ka nje te keqe qe kurre nuke ka ecur me kembet e veta . Ky o do ja derzoje pushtetin Rames ,ose ka per tu delenisur ne sy te botes . Luli nuke eshte ase politikan ,dhe ase kavalir .Eshte thjeshte nje njeri qe dine angliishte .

    1. Rama Saliu ilir Putini dhe Erdogani Jane bashke kunde Shqipries Evropjane dhe të begate says:

      Keta munde të jeni edhe Turqit e Rames..Se pse tani e tutje Sali Berisha, ilir Meta dhe Edi Ram Erdogani jane bashke.. Se pse keta 3 horra bashke edhe me ndimen e Putini dhe të Erdoganit do mundohen të mbane gjendje aktuale konfliktuale statukone se pse ka vjedhur shume dhe nuk done ti dorzone

      1. shqiptari says:

        Po pse keta priten te vijne ne pushtet dhe te drejtojne Shqiperine??!!!!! Sa mire beri Populli qe nuk i votoi….

  2. Iljandi says:

    Sali Berisha eshte vetem nje kadaver tashme dhe ska fuqi te beje asgje pervec se karagjozlliqe me njerzit qe paguan Eshte frikacak dhe nuk ja mban te beje asgje pervec te llapi si gore e keqe

  3. Tom Gjergji says:

    Sali Berisha duhet arrestuar e gjykuar sa me pare sepse duhet t’i konfiskohet pasuria familjare qe te mos e shpenzoje per te paguar protestues dhe mitingashe per te corroditur opinionin…

    1. Tit Vasili says:

      Shume mire e ke te pakten te konfiskohet dhe te perdoret ne te mire , me te vertete Sali Qeni eshte hajdut komunist dhe kriminel

  4. Sul Koburja says:

    Arrest,arrest,arrest,nuk duhen harxhuar më shumë energji,punë e kohë për këtë tradhtar të kombit që quhet Sali Karaxhiç.

  5. Velo says:

    Si anti mitingjet e shoqatës së Enverit që bëheshin kundër PD në vitin 1991.

  6. Propogand says:

    E more Tom Gjergji, po ktu eshte problemi se pasuria e Sales eshte hyrja e pallatit ku banon, dhe kursimet qe I ka deklaruar ne banke. Kto sja merr dot njeri. Kurse ate pasurine qe zotrrote e Le degjuar nga gazetat duhet ta kerkosh te gazetat dhe tja konfiskosh atje.

  7. Pensionisti i Porcelanit says:

    Sa te rroje Sali Vuk Karaxhici shqiperia kurre nuk do te gjeje qetesi. Na rrofsh per dimer o e reja DREJTESI!

  8. Samiu says:

    PO KETU NE FIER KUSH E KERKOI PERPLASJEN MES DEMOKRATEVE?????

  9. Ilir says:

    Mos gënje gazeta Tema.
    Mes demokratëve nuk pati asnjë konflikt. Rastësisht kalova në momentin kur mbriti L Basha. E solli një eskortë policie tepër e kompletuar. Një togë gardistësh që zbritën nga furgoni që shoqëronte xhipin që transportonte Bashën, shpërndanë turmën e kundërshtarëve të Bashës. Ata shpërthyen në thirrjet Basha ik sapo panë Bashën të zbriste .
    Mbështetësit e Alibeajt dhe Kapllanit po e prisnin brënda sallës. Pra nuk ishin në ambjent të përbashkët me kundërshtarët .
    V.O. : Eskorta dhe Basha erdhën nga rruga e Vlorës, ndërsa turma e priste në drejtim të kundërt.
    Çudirat e tjera i dëgjuam sot në Tv, si nga Basha ashtu edhe nga Berisha.
    Tema, po mbani qëndrim të njëanshëm .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje