Shkencëtarët ngrenë alarmin: Pas Omicron, do të ketë variante të tjera të COVID

16 Janar 2022, 11:09Politika TEMA

Omicron si duket nuk do të jetë varianti i fundit i COVID. Ekspertët po paralajmërojnë se mund të dalin variante të tjera të COVID.

“Sa më shpejt të përhapet Omicron, aq më shumë mundësi ka për mutacion, potencialisht duke çuar në më shumë variante”, tha Leonardo Martinez, një epidemiolog i sëmundjeve infektive në Universitetin e Bostonit.

“Janë infeksionet më të gjata dhe të vazhdueshme që duken të jenë bazat më të mundshme për rritjen e varianteve të reja”, tha Stuart Campbell Ray, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin Johns Hopkins.

Paralajmërimet vijnë pasi nuk ka asnjë garanci që variantet e mëvonshme do të shkaktojnë sëmundje më të lehta ose se vaksinat ekzistuese do të funksionojnë kundër tyre.

Nuk është e qartë se si mund të duken variantet e mëvonshme ose si mund të ndikojnë në pandeminë, paralajmërojnë ekspertët.

Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se rreziku i vdekjes dhe shtrimeve në spital nga varianti Omicron i COVID-19 është “më i ulët” në krahasim me variantin Delta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoresha e CDC, dr. Rochelle Ëalensky në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë vuri në dukje se pavarësisht që varianti Omicron i COVID-19 është përhapur me shpejtësi në javët e fundit, normat e shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga ky variant janë “më të ulëta” në krahasim me variantin Delta.

Walensky ndau mesataren e rasteve për 7 ditët e fundit ku ajo tha se numri i rasteve pozitive është rritur me 60 për qind në krahasim me javën e kaluar duke arritur në rreth 240 mijë raste ditore dhe se shtrimet në spital kanë arritur në 9 mijë me një rritje prej 14 për qind.

4 komente në “Shkencëtarët ngrenë alarmin: Pas Omicron, do të ketë variante të tjera të COVID”

  1. Edi Rama bashke me gjith politikanet e tjer Jane Turqe Otomane Talibane komunista muti says:

    Une mendoje se Sali Berisha ilir Meta Edi Rama Erdogani, Vladimir Putini dhe Rexhep ta hip Erdogani jane kunder Shqiprise Evropjane dhe kunder të zhvillimit tone si kombe e njerze ????????????

  2. Baliu says:

    Natyrisht qe Covid do te kombinohet edhe me AI dhe NFT, por nje “time out” do te ishte i mireseardhur edhe per Covid dhe per anti-Covid.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Këta artikuj hapin vetem panik ne popull.
      Natyrisht qe do kete variante të tjerë. Nuk ka nevojë të jesh shkencetar të dish kete.
      Kush I ka 60 e kusur vjec, e di që gripi i pandemise se vitit 1968 qe atehere evderi tani ka patur nja 20 variante.
      Edhe COVID-19 do kete variante të reja çdo dy tre vjet.
      Sipas nje rregulli empirik, çdo afersisht 10 vjet, viruset pesojne nje mutacion me të forte se zakonisht, dhe numuri i vdekjeve shtohet. Pastaj bie prape ne qetesi, pastaj ndodh prape.
      Gripi i zakonshem ka 50 vjet qe ben kete pune. Ku kane qene këta shkencetaret, ne gjume?
      Mjafton të vaksinohen ata qe Jane me të rrezikuar, por mos prishni jeten e nje populli të tere, kur nuk ka asnje lloj perfitimi të dukshem.nga mbyllja e ekonomise dhe e kufijve. Jane shkaterruar me shumë jetë njerezish nga ekonomia se sa nga virusi.
      Ata debilat qe nuk duan të vaksinohen sepse degjojne gomarlleqet e Alfred Cakos, të venë ne të s’ëmes, sepse nuk u kemi birch gjë. Nuk ka mesim me të mire se sa kur e peson.

  3. Hodoja says:

    Që ta mësojnë të gjithë dhe boll na çatë Qirjakon. COVID-19 nuk do të largohet kurrë si çdo formë tjetër e gripit. Duhet të mësohen njerzit të bashkëjetojnë me të. Edhe pse nuk jam vaksinuar akoma vazhdoj të jetoj njësoj si të vaksinuarit. Më mirë dëgjoni lajmet me Metë Berishë dhe Ramë Se për Lylin nuk e qeth njeri. Poshtë Komunizmi past komunizëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje