Miratohet në parim Rregullorja e Këshillit Kombëtar, zëvendësohen 220 anëtarët që mbështetën Berishën

15 Janar 2022, 18:20Politika TEMA

Partia Demokratike ka miratuar në parim rregulloren e brendshme të Këshillit Kombëtar.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj raporton se në rregulloren e re parashikohet zëvendësimi i mbi 200 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të cilët mbështetën Sali Berishën dhe kanë zgjedhur të bojkotojnë mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Thënë ndryshe në Rregulloren e re mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje radhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.

Konstatimi i mbarimit të mandatit për shkak të mungesave në mbledhje pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, bëhet me vendim të Kryesisë së Partisë, pas raportimit me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm.

(Rregullore-e-brendshme-Keshilli-Kombetar)

1 komente në “Miratohet në parim Rregullorja e Këshillit Kombëtar, zëvendësohen 220 anëtarët që mbështetën Berishën”

  1. Bardha says:

    Cudi ndodhe,kur llyllka emron antare te keshillit kombetare,kete nuk e bante as dulla me antaret e komitetit qendror.Antaret e keshillit kombetare zgjidhen nga kongresi e jo nga ky idiot funksional

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje