Lulzim Basha: E kam dorën e shtrirë ndaj çdo demokrati që do PD në partneritet dhe aleancë me SHBA

15 Janar 2022, 18:08Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, se duhen të jenë të hapur ndaj çdo demokrati, e të gjithë për të krijuar një partneritet të fortë dhe aleance me SHBA, kundër regjimit të kryeministrit Rama.

Më tej Basha u shpreh duhet shtrirë dora për çdo qytetar që do ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë nga kjo krizë e rëndë.

“Unë e kam dorën të shtrirë ndaj çdo demokrati që do një PD të fortë në partneritet dhe aleance me SHBA dhe kundër regjimit të korruptuar te Edi Ramës. Askush nuk është i tepërt.

Ju kërkoj dhe ju të shtrini dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat. Për çdo qytetar që don ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë, familjeve të tyre dhe në veçanti fëmijëve të tyre nga kjo krizë e rëndë.

Kryesia e Partisë ka marrë vendimet e saj, për tu distancuar nga dhuna. Përjashtimi nga Partia i organizatorëve të dhunës, nxitësve të dhunës, ekzekutorëve të dhunës, nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi i duhur.

Kryesia ka bërë thirrje për një pjesë tjetër që të gjejnë kurajon për tu distancuar nga dhuna. Duhet ta bëjnë këtë, për demokratët, për PD, për Shqipërinë”, tha ai.

5 komente në “Lulzim Basha: E kam dorën e shtrirë ndaj çdo demokrati që do PD në partneritet dhe aleancë me SHBA”

  1. Sancho says:

    Ky ka filluar te lexoje fjalimet e Edi Rames me shpresen qe do fitoje pike..

  2. Kush eshte ky mer jaho ?
    Ky eshte nji Xerro per PD-n .
    Nqs Dikush do me e perdor si mashe per te perdorur me pas PD-n
    ne shpartallu perfundimishte Shqiperine ,
    athere ktu nji Fake Politikani si ky,mundet ti themi vetem Shko e qiu nga ke Ardhur
    atje eshte vendi i te shkerdhymeve jo ky ven.
    Po hajt mo ,se vjen dita dhe shkojn nji nga nji andej nga kan dal

  3. I djathtë dhe patriot. says:

    Lulie Basha, thirrja juaj është vertetë vitale per kombin Shqiptar, por unë kam një kompleks në kokë si Shqiptar që jam. Kam qënë dhe jam i djathtë politikisht, që në vitin 1992, por kur kam parë se çfarë spihunjsh, çfarë të degjeneruarish dhe çfarë plehu gjindej në krye të PD-së si Sali Berisha dhe Azem Hajdari, që të dy persona spihunj të sigurimit dhe pa asnjë gram dashuri per atdheun, të cilve më duhej tju jepja rrespekt dhe duartrokitje, gjë të cilën nuk e kam pranuar, kam votuar deri sot per PS-ënë. Ty Lulie Basha, nuk ju dua si dirigjent i një partie politike, nuk ju rrespektoj aspak, sepse ju keni qënë konia e vogël e Sali Berishës, i cili ju ka dresuar (edukuar) siç ka dashur ai, dhe kur shkerdhata Berisha ka qënë i bindur që ju plotsoni të gjitha kushtet që deshiron ai, ju ka parashutuar pa asnjë meritë, në timonin e PD-së. Vertetë, që tu ka dashur një kurrajo e madhe për ta shkerdhyer Sali Berishen, siç ke bërë, por mos të kishit në krah motren e kombit Shqiptar, Ameriken e madhe, ju si person, nuk do guxonit ta shikonit as në ëndërr këtë skenar…..!!!! Pra ju jeni një leter e djegur në sytë e popullit Shqiptar, ashtu siç është Sali Berisha, një mut i tharë…..!!

    1. PD rrumpalla says:

      Respekt…I djathtë dhe patriot. I ke thënë të gjitha.

  4. PD rrumpalla says:

    Respekt…I djathtë dhe patriot. I ke thënë të gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje