Sheshi në Laç do të mbajë emrin e tij, publikohet agjenda e vizitës së Erdogan në Shqipëri

15 Janar 2022, 17:16Politika TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan viziton vendin tonë të hënën, më 17 janar.

Sipas agjendës së vizitës, të marrë nga A2 CNN, pas ceremonisë së pritjes në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 9:25, Erdogan do të vizitojë një familje në Laç rreth orës 10:”00, aty ku Turqia ka kontribuar për ndërtimin e disa banesave të shkatërruara nga tërmeti i vitit 2019.

Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç është parashikuar të zhvillohet në orën 10:20. Gjithashtu rreth kësaj ore do të zhvillohet edhe ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë.

Në orën 13:00, është parashikuar një takim mes Erdogan dhe kryeministrit Rama, ndërsa në orën 15:00, pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy palëve është parashikuar edhe një konferencë për mediat.

Në orën 16:00 do të mbahet edhe ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, të restauruar së fundmi, ndërsa në orën 17:00, Erdogan do të mbajë një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë.

8 komente në “Sheshi në Laç do të mbajë emrin e tij, publikohet agjenda e vizitës së Erdogan në Shqipëri”

  1. Respekt says:

    BRAVO E MADHE PER KRYEMINISTRIN E SHQIPERISE EDI RAMA E LUAJTI SHUME MIRE KARTEN ME SULLATANI E TURQISE ERDOGAN !!!! EDI RAMA ESHTE JOSIF BROZ TITO I DYTE: TANI I BEN NJE MIRESEARDHJE TURKUT HAXHI ERDOGAN SEPSE ASHTU I DO MUSHKA DRUTE I THEMI NE KETEJ NGA SHQIPERIA: EDI RAMA KOKE E ZGJUAR NE BALLKAN E FUTI NE VALLE KETE OSMANIN TURK ERDOGAN ANADOLLIN: LOJE E BUKUR -!! BRAVO KRALJ I SHQIPERISE EDI RAMA:

  2. Bertold says:

    Jane ndertuar mbi 500 apartmente falas per lacianet ” katolike” atje me kosto 60 milione euro dhe jane shume me te sakta si ndertime se ato te bera nga qeveria Shqiptare me kredite dhe fonder e dhena nga BE ( se nje pjese jane vjedhur nga Ahmetaj me shoke).

    Edhe xhamia e Et’hem Beut, nje xhevair qe as Enveri nuk e shkaterroi, eshte ri konstruktuar me fonde te takspapaguesve ne Turqi.

    Erdogan ka pasur historikisht repsekt personal per Shqiptaret.

  3. Edhe Edi Rama eshte bër tamame si Enver Hoxha says:

    Edi Rama eshte bër tamame si Enver Hoxha edhe ai ju vunte emra qyteteve dhe ju ndertonte satatuja nje her Stalinit nje her Macodunit… Tani ky Erdoganit edhe Erdogani eshte diktatore kiminele dhe hajdute prandaje e nderone politikanet tone kriminela. ??????????????

  4. vorri bomit says:

    asnje koment deri tani e cuditshme mbase vijne

  5. Turp per dumbabistët says:

    Bo bo.
    Kur do pastrohet politika jone?
    RamëDogani, Sali Islamiko-Kinezi, Ilir Metë Bektashiu, Basha Syfyri, Tos Janulla.
    Te gjithë kanë parë nga Lindja, si Enveri.
    Pavaresisht kush ishte dhe çfare ndodhi, i vetmi lider shqipetar qe e drejtoi Shqiperine nga Europa ishte Ahmet Zogu.
    Pati fatin e keq qe i ndodhi Lufta dhe nuk diti qe të behej me forcat aleate, edhe ne mergim ku ishte.
    Por të ishte kthyer mbas lufte ne vend te Enverit, me menyren si mori hov Europa mbas lufte, sot do ishim pjese e Europe’s Perendimore,
    Ka plot qe e shajne Zogun, por po të marrin parasysh të tjeret qe erdhen mbas tij, thua me vete “se mos ishte Zogu me i keq nga këta we paatëm.”

  6. Detari says:

    U turqizua dhe Laci.

    Ku jeni o bijte e Kastriotit, ne per kafene?

  7. X says:

    Kjo eshte politike …o popull…mbas 10 vjetesh harrohet Turku…marrim nonje Kinez per ndertime…bravo Edi!

  8. Enri says:

    Jane ndertuar mbi 500 apartmente falas per lacianet ” katolike” atje me kosto 60 milione euro dhe jane shume me te sakta si ndertime se ato te bera nga qeveria Shqiptare me kredite dhe fonder e dhena nga BE ( se nje pjese jane vjedhur nga Ahmetaj me shoke).

    Erdogan ka pasur historikisht repsekt personal per Shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje