Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

15 Janar 2022, 19:35Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi palët, duke u shndërruar në aktor politik në 25 prill, Ilir Meta ka guxuar sërish të përveshë mëngët.

Ai po bëhet pjesë e garës së brendshme në PD, duke e pozicionuar Lulzim Bashën përballë misionit të pamundur për tu testuar tek zgjedhësit, në garën për gjashtë bashki të mbetura pa kryetar.

Eshtë e kotë në këtë rast të merremi me alibinë se Meta po sillet apo jo si garant i paanshëm. Kur e kishte në dorë ta bënte këtë, në fillim të dhjetorit, pra pasi gjykata kushtetuese refuzoi të mbante një qëndrim për vlefshmërinë e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit, kreu i shtetit e injoroi këtë vendim.

Ai pohoi se nuk kishte ndërmend të dekretonte një sfidë të re elektorale në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rogozhinë dhe Mallakastër. “Askush s’më ka kërkuar ta bëj” tha atherë Meta, duke shtuar se ata që e kishin organizuar pa dekretin e tij 30 qershorin, ishin të lirë ta përsërisnin këtë maskaradë edhe për gjashtë bashkitë.

Mjafton kjo pirurtë 180 gradëshe, ky ndryshim qasjeje brenda më pak se 45 ditëve, për të kuptuar se Meta e ka flakur tej kostumin e të qenit arbitër mes palëve, për të veshur uniformën e atij që lufton në llogore.

Pra, problemi nuk është të futemi në polemikën fallco nëse e ka tejkaluar apo jo rolin presidencial, por të kuptojmë arsyet se përse po e bën këtë.

Ato janë disa.

Së pari, duke shpallur zgjedhje të pjesshme lokale, Ilir Meta e lehtëson Sali Berishën nga barra e matjes së suksesit me pushtimin e godinës së PDsë. Pasi dështoi ta bënte këtë në 8 janar, lidri historik i demokratëve tani mund të ndryshojë synim dhe objektiv.

Atij i është dhënë mundësia ti thotë ndjekësve të foltores se qëllimi i tyre i madh është gara për fitimin e gjashtë bashkive. Pra, në këtë mënyrë, Meta i ka oftuar Berishës oportunitetin e një fabule të re politike, ku ai mund të tregojë se është shumicë absolute mes demokratëve.

Së dyti, Meta po krijon dhe një horizont për LSI-në, forcën ku me gjasë do të rikthehet pas skadimit të mandatit. Duke qenë se ajo doli e dërrmuar nga gara e 25 prillit, duke qenë se Basha i dha dhe goditjen e fundit, teksa nxitoi të prishë menjëherë pas zgjedhjeve koalicionin, madje duke e privuar edhe nga krijimi i një grupi parlamentar, tani LSI po sheh mundësinë e rimëkëmbjes përmes një fronti të ri opozitar. Dhe shanc më të mirë për të filluar formëzimin e tij sesa krijimi i blloku eksperimental anti Ramë në zgjedhjet lokale për gjashtë bashki nuk ka.

Por, objektivi kryesor i Ilir Metës duket se është që ti japi Bashës një ’colpo di grazia”. Që kur ka filluar kriza brenda PD në 9 shtator, kryetari i kontestuar i demokratëve, ka dëshmuar vetëm një obsesion, atë për të mos u matur me votë dhe për të fshehur faktin se ka mbetur një minorancë e papërfillshme brenda partisë. Duke dekretuar gjashtë gara lokale njëkohësisht, madje në qytete ku e djathta tredicionale është e fortë, Ilir Meta po ngre një laborator eksperimental, ezaurues dhe të pa kundërshtueshëm, për të parë se me kë janë realisht votuesit opozitarë, me Bashën, apo me Berishën.

Pra, nuk ka asnjë dilemë se kreu i shtetit ka qëllime të pastra politike në aktin e fundit. Por duke analizuar ato, askush që do të sillet ndershmërisht, nuk ka të drejtën të anashkalojë dilemat, sa morale po aq edhe ligjore, që prodhon qëndrimi i tij.

A po bën mirë Meta që po e tejkalon cakun steril të paanshmërisë presidenciale?

Personalisht mendoj se po, sepse sado e diskutueshme të jetë kjo për kostitucionalistët, sado precedentë të papëlqyeshëm të krijojë ajo për të ardhmen, angazhimi i tij aktual po bëhet në kushtet e asgjesimit përfundimtar të pluralizmit në vend. Shqipëria është sot një republikë ku Edi Rama vjedh të drejtën për të qëndruar në pushtet, ndërsa ai që konsiderohet si rivali i tij ka rëmbyer vulën për të qenë opozitar i përjetshëm. Të dy ata kacavirren pas statusit të tyre, me të njëjtin model,  duke shkatërruar çdo garë në parti dhe duke u fshehur pas policisë politike apo dyerve të blinduara të pushtetit.

Në këtë panoramë, ku idhtarët e partitokracicë duan të bllokojnë çdo valvul demokracie, kërkimi i zgjidhjes tek vota e qytetarëve mbetet rruga më e drejtë.

Eshtë ku e ku më mirë që njerëzit të kuptojnë, përmes zgjedhjeve, se cila është shumica reale në PD, sesa duke i parë ata të përleshen me vare, koka dashi, dyer të blinduara apo banditë me maska.

Me gjithë mëkatet e mëdha në politikë, me gjithë prekjen e zgjedhjeve apo truqet e pandershme që ka përdorur kur ka garuar në to, Ilir Meta është një politikan që ka ndejtur në arenë përmes votës dhe që dorëheqjet i ka përdorur si një rugëdalje nga krizat. Prandaj ai është i dënuar, që qoftë edhe si president, ta luftojë modelin e uzurpatorëve pa votë.

Natyrisht, të mos krijojmë iluzione: Ilir Meta ka një qëllim primar, të hakmerret ndaj Bashës dhe ta asgjesojë atë që, kur shumëkush e shihte si paranojak, ai e dyshonte si të kapur nga Rama.

Por, ama mjeti që ai ka gjetur për këtë mision, duke shpallur zgjedhjet lokale dhe duke deleguar krizën e opozitës tek vota qytetare, e kapërcen inatin e tij. Ai përbën një interes të të gjithëve. Sado goditje perverse kundër Bashës të jetë shpallja e garës për gjashtë bashki, ajo mbetet gjëja e duhur.

Ndërsa për merakun e konstitucionalistëve se presidenti po kapërcen mandatin e tij, ka gjithmonë një përgjigje: mes dy të këqiave, është më mirë prishja e ekuilibrit farmaceutik të rolit asnjëanës të kreut të shtetit, sesa shkatërimi i asaj që garanton paqen dhe bashkjetesën në mes ne të gjithëve, parimit universal të demokracive për ti sheshuar konfiltet me ndihmën e votës.

19 komente në “Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën”

  1. Tualet Palla says:

    Rilindja do votoje kandidatet e Lulqim Braves. Rama ju ka dhene urdher magaziniereve te votave ti shkarkojnë në trastat e Gaztor Bardhës. Me ” Lulqimin fiton kunati” është sllogani I shoqatës Brava.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Dolen edhe avokatet e ndyre te cSali Kriminelit dhe Ilir Qelbesires.
      Pra per ta nuk rendesi PD-ja, por Berisha. Jane Berisho-fashistë deri ne palcë. Nuk Jane as të majte as të djathte. Sikur Berisha të kaloje me PS-ne, ata behen me PS-ne.
      Mjafton qe Berisha dhe Meta t’ju gjeje nje vend pune ne shtet ku të korrin leke.
      Ndersa ky Andush Bushati vazhdon merr rroge nga Saliu dhe Meta, prandaj e ka per detyre t’i mbroje.

    2. Vranakonti says:

      O Bushat! Keto qe na the i kane thene te tjeret para teje dhe neve i dim shume mire. Kurse per ate shprehje djallezore qe thua se po i jepet Edi Rames mundesia per te vjedhur votat nuk eshte e vertet,sepse ai nuk ka nevoje t’i vjedhin pasi populli ja jep vete.

  2. Populli says:

    Ky gazetar eshte një perveristet, jo vetem i gazetes TEMA e cila e paguan per rolin qe i ka dhene, por edhe i gazetarise shqiptare.
    Pse?
    1. Sepse themeli i permbajtjes se arsyetimit te tij eshte urrejtja patologjike, jo analiza
    2. Sepse themeli i formes se tij te te shkruarit eshte perversiteti. Nuk ka shkrim te tij qe te mos e perdore kete fjale.
    3. Eshte absolutisht partizan ne qendrimet politike, dmth. tifoz i semure i nje force politike, deri në skllaveri. Vini re, per shembull, mbrojtjen prej skllavi qe i akordon Berishes.
    Gazetaria e vertete vdes vetem dhe pikerisht nga keto tre semundje.

    1. Haku says:

      Ky urrejtjen kunder Ramiut e ka patologji… pa i hyre interesave qe ai ka, ndaj dhe shkrimet i zhvlersohen. Duket sikur e ka personale me Ramiun dhe ashtu eshte, e keshtu ky shkon e flen me mullixhinjte… v.k

  3. Sul Koburja says:

    Ky është thjesht dhe vetëm “I miri i gjyshes”.

  4. BESNIKU says:

    Sali Berisha ka qene mjek i Hysni Kapos, i “kapos” te te gjitha organeve te diktatures se Enver Hoxhes, pra ideator dhe realizues i te gjitha krimeve te komunizmit. Nder te tjera, Saliu ishte dadoja i Andi Bushatit, nipit te Hysni Kapos (i biri i Vera Kapos, vajzes se Hysniut). Si rrjedhim, Vetem familja e “Kapos” nuk u prek aspak nga regjimi i Berishes, megjithese Hysniu ishte kreu i makinerise se diktatures komuniste.

    I pare nen kete prizem, Andi Bushati eshte gazetari me i “ndershem” qe nuk e ka tradhetuar dhe nuk mund ta tradhetoje asnjehere dadon e vet.
    Bravo Andi! Besniku i Partise (Saliut), sic e quante Enveri Hysniun: Besniku i Partise (Enverit)!

  5. shqip says:

    Çfarëdo lloj titulli ti vësh artikullit , brenda do gjesh jashtëqitjen e pështirë të një gazetari pervers. Nuk i del inati as “në varr” këtij bastardi. Shqipëria po shkon drejt “monizmit” se nuk ka më ke te votojë. Rrotulloje nga të gjitha anët, opozita është më keq se monizmi që thotë ky. Mjafton të shohësh pamjet me përleshje mesjetare, vare e leva, për të kuptuar pse Rama do marrë edhe një mandat të katërt, pse jo edhe të pestë. Gjithnjë nëse në gazetari do ketë akoma budallenj si Bushati apo Nikoll Lehësi & company . Lexo këta, dëgjo debate të tipit Lubonja , Bejtja e tao tao dhe të tjerë , pastaj imagjinata nuk lë vend se ku shkon vota.

  6. mona says:

    O gazetar idiot që nuk vlen as sa jashtëqitja e Imer Mushkolajt. Që Ilir Meta është i lig dhe i poshtër, kjo nuk diskutohet. Çfar të keqje ka që, në këtë mishmash ku ndodhet PD, qoftë edhe në këto minizgjedhje, militantët e kësaj partie të shikojnë nga anon samari, nga krahu i Bashës apo Berishës?

  7. Askushi says:

    Ti mor idiot qe flet sikur je me i zgjuari i analisteve ngateron parimin universal te demokracis. Kjo qe ben presidenti qe ka vetem emrin te tille dhe jo arbitrin mbi palet nuk eshte parim universal i demokacis por makiavelizen ku arritja e qellimit justifikon mjetin e arritjes edhe pse ky eshte i jashteligjeshem. Nuk e kuptoj pse je kaq i njeanshem dhe kaq fodull kur je nje hic. Faji nuk eshte i joti por i atyre qe te japin hapsire mediatike duke ju ngritur nervat atyre qe kane dy pare mend dhe trubulluar trut e atyre qe jane debila dhe te vine mbrapa.

  8. Kozmo says:

    FATKEQESIA me e madhe ne Shqiperi, nuk Jane klasat Politike, por MEDIAT me Gazetar te shitur si Bushati. Keta jane KANGRENA e ketij vendi. KUSH jane shumica e PD, Sipas Bushatit, keta 500 vete qe dolen me varre, E kokdashi?????!!! ✌️?‍♀️?‍♂️?‍♀️ KETA jane Krenaria dhe opozita e vertete, qe do ti TREGOJ VENDIN Rames?????!!!!!!!. Opozita e Berishes me ANALFABETE E TIJ , KRIMINEL e Trafikante, do te sjelli demokracine e munguar Shqiperise???!!!!!
    KETA FELLIQESIRAT, BASHKE ME BUSHATIN JANE TURPI DHE RRUMPALLA E SHQIPERISE!!!!! .

    1. Taulant says:

      Ky eshte edhe me i keq se berisha, biles edhe me mizor se stalini. Duhet te syrgjynoset ne korene e veriut.

  9. Fatosi-kosove says:

    Siq thot populli nje budalla i pa shkolle e zeza e vet dhe fatkeqesi per familjen,por ama nje ahmak budalla i shkolluar si ky pseudoanalisti bushati fatkeqesi per gjithe kombin pasi me budallakun e tij fut ne sherr te gjithe njerezit,kuptohet ata qe Jane te prirur me urrejtje dhe krim.

    1. DinPak says:

      Percaktimin me te mire per kete Andi Bushatin e ka bere nje komentues me rastin e ndrimit te jetes nga futbollisti i shquar shkodran Ragamit, kur u shkroi:
      Ragami, padyshim nje futbollist i madh dhe njeri i shkelqyer, por njerzit i vleresojne me teper ate qe nuk na la pas nje Andi siç na la Mehdiu.

  10. matteo says:

    Një thirrje për botuesit e gazetave dhe portaleve: Largojeni nga gazetat këtë te mllefosur ndaj Ramës, që, për inat të tij, shkon e fle melloj-lloj krimineleh e shkelës të ligjit, duke rritur urrejtje ne popull. Larg urrejtjes, o ti analist pa parime demokratike, ti qe tejkalon kufijte e logjikës dhe te se drejtes. Se vetem gazetar nuk mund te quhesh, me ato qe bën. Je një copë …

  11. SHABAN ARUSHA says:

    Rrnofte e kjofte MEHDI BUSHATI, kryekar i analisteve me hajvan ne Albanistanin e Sali Ram Berishes.

  12. drini says:

    Dhe shpetimi i demikracise sipas Andi Bejtes vjen nga non-grata e amerikaneve. Sa bukur mendon dhe shkruan Andi…Cfare roli merr ky gazetar pervers, frikacak, gazetar i shitur e mund te vazhdosh me epitete negative pa pushium

  13. Tualet Palla says:

    I keq, i keq Likja, por baben ta paisi me nje llamarine me motivacionin: “Spiun i dalluar dhe gazep i madh” per ish te perndjekurit, te cilet nga meraku per Berishen as qe e vune re kete “nder” qe u beri Likja, pra per kete, ty, si bir dhe nip i denje i krimineleve, nuk te takon ta shashe, perkundrazi, por halli i Berishes e qi hallin e Mehdiut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje