Protesta para takimit të Bashës me demokratët, kryetari i degës në Fier: I nxori komunisti Berisha, kërkoi që të prishet mbledhja

16 Janar 2022, 12:40Politika TEMA

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj nga takimi i kreut të PD Lulzim Basha që po zhvillohet në Fier gjatë fjalës së tij tha se personat që po protestonin kundër Bashës i ka nxjerrë ish-kryeministri Sali Berisha.

Kapllanaj deklaroi se Berisha ka marrë në telefon një ditë më parë, ish-kryetarin e degës së PD-së, duke i kërkuar që të prishë takimin e Bashës.

“Kë prej jush e ka dërguar Edi Rama, asnjë, do të thotë se këtu janë demokratët e vërtetë ata që duan Shqipërinë, PD të ardhmen e këtij vendi ata që duan që fëmijët e tyre ti rrisin këtu”.

Basha është pritur me një protestë nga disa mbështetës të Berishës përpara fillimit të takimit me demokratët. Kapllanaj tha se ata janë nxjerrë aty nga ish-kryeministri Berisha. Gjatë fjalës së tij në takimin në Fier, Kapllanaj deklaroi se Berisha ka marrë në telefon një ditë më parë, ish-kryetarin e degës së PD-së, duke i kërkuar që të prishë takimin e Bashës.

20 veta përtej që bënin thirrje për dhunë unë i mirëkuptoj, një pjesë e tyre ishin të detyruar për dhunë. Mbrëmë në 11 të natës Berisha ka marrë ish-kryetarin e PD dhe i ka thënë se dua ti nxjerrësh se s’bën nesër e të prishësh  takimin e demokratëve. Një pjesë e tyre do të rikthehen se është dera e hapur dhe të kontribuojnë për PD.

Nëse sot janë kaq shumë këtu dhe nesër do të jenë më shumë, një pjesë janë në sallë këtu sepse nuk janë një pjesë e zhurmës e atyre që shajnë dhe fyejnë. Unë Berishës nuk ia fal 8 janarin, unë një pjesë i kam pasur miq tani s’janë më miqtë e mi, ata që tentuan të na vrasin brenda s’mund të jenë më demokratë. Nga ata unë jam ndarë përgjithmonë, ata janë shumë pak”, tha ai.

17 komente në “Protesta para takimit të Bashës me demokratët, kryetari i degës në Fier: I nxori komunisti Berisha, kërkoi që të prishet mbledhja”

  1. LULI says:

    O MERO KOT E KE LULI PO E MBUSH SALLEN ME ANETARE TE PS

    1. Sala says:

      Ha…ha…?, Luli po e mbush me PS ndersa ‘doktor’ ngodhja e mbush me tarallake, shume prej tyre nuk kane buke te hane, per te ruajtur parate e Zenit dhe Argites.

    2. a jeni me shqiptare? says:

      O Luli, po ti kaq injorante je? Po socialistet jane demokratet e vertete ne Shqiperi se partia jote qe nga fillimi me Sali komunistin eshte nje organizate terroriste. E pé dhe degjove TV Dukagjinin, emisionin live? Si mut me shi rrinte Saliu duke permendur vetem nje fjale. Edhe ti ne breket e tij je akoma; kur te dalesh andej do behesh bjeri. Kurrizos vetem varri ja ndreq kurrizin dhe ju te tille jeni.

  2. Zana says:

    Nuk eshte normale dhe demokratike te nxjerresh mercenare per te penguar aktivitetin e nje partie ,por Luli e ka bere me Ramen disa here.Kot nuk thone çke bere do te te bejne .

  3. Latif Dreqi says:

    o Gone po ti je hajdut o Gone, je i denuar me vendim gjykate per vjedhje ordinere ne Itali. Plus qe ti je ish kryetar bashkie ne Ballsh, e nuk mund te drejtosh PD e Fierit.. fieraket nuk te shohin dot me sy..sepse njesoj si Rama qe Fierit i beri peshqesh Taulant Pallen nga Librazhdi, Lulushi iu beri Gone hajdutin nga Ballshi! Valle mbaruan intelektualet Fierakë?!

  4. Llaf Dibre says:

    Teksa po shihja antimitingun, terhoqa dy paralele: nje per keq dhe nje per mire. Per keq solla nderment dhunen e ushtruar kunder PS, ne mitingjet e saj te viteve ’90 me rrugeçer, individe te urrit e litarit e qe njiheshin si te tille nga qytetaret. Qysh ketu, Berisha
    u shfaq si njeri i frkshem dhe i tille ngeli. Dhuna dhe frika qene dhe ngelen filozofi dhe mjet per qellimin e tij. Ndersa rastin e antimitingut te sotem, te dhunes mbi seline e PD e te tjera qe do shohim, i shoh per mire, i shoh si nje veteshoshitje ku e shkuara po veteseleksionohet. Gjithsesi, edhe tek ata qe flasin ne PD per ndarje me te shkuaren,e shume e shohin kete si ndarje me individe se sasi fryme. Fryma, me sa po shoh ngelet. P.sh, A. Kapllanaj, sot, pasi e “çdenjoi” Berishen pse u fliste dikur studenteve per floket, u sbpreh: “Arimiku i jone eshte Rama”. PD, qysh se i krijua, nuk e ka njohur e as e ka pranuar institucionin kundershtar politik. Termi armik eshte urryes dhe urrejtia çon ne dhune. Keshtu do vazhdojme?

  5. Xeni says:

    Po dihet ajo “FAJIN E KA SALIU ” se Bashen e “do “Populli i majte dhe I djathte.

  6. Teli says:

    Ore Sala deshi te “vrase ” demokratet e Bashes apo Spartak Braho? ????

  7. rexha 10 says:

    Nje nga ata te ps eshte edhe Kastriot Islami nga Mallakastra e Firit.. Cudia e madhe ne kete bote eshte se edhe mbase 32 vitesh tranzicioni ,nuke po dallojme kafshet e demokracise ,. Cilet jane me te vertete kafshet ,dhe cilet jane demokratet . NDERSA ai qe eshte ne Shkoder po mbledhe kontigjentin e kryetares se bashkesise se Shkodres te vetshpallur ,dhe tia beje peshqeshe RAMES PERPARA KRYEMINISTRISE .Nuke eshte cudi qe ti kerkoje ndihme edhe Albinit qe te sjelle ne Shqiperi per te kercenuar LULIN ME RAMEN. Ndersa me floririn nuke ka filluar lufta akoma ,sepse ky po rrine urte,edhe se ndonjehere ja fute andeje nga Maqedonia,per te harxhuar nje dore me para per te destabilizuar Ballkanin.
    DUAN QE TE PRISHIN SHENGENIN BALLKANIKE ,SEPSE U BIE PAZARI I SUPERMARKETEVE TE NDERTUAR NGA KETA BIZNESMEN ,TE FSHEHUR NEN PETKUN E PRESIDENTIT TE REBUPLIKES SE SHQIPERISE.

  8. Ani says:

    Turp I madh gjithe Fieri I njeh ata freshest aty dhe puntoret e Agron Kapllanajt….nuk emerohet opozita o Rama mos e bej si Enveri…

  9. KOZi... says:

    Nuk po na tregoni ! Andej nga Shkodra si vajti sot ! Kishte ndonje antimiting apo freshiste ne popull !!!

  10. Niko Shpiragu says:

    Ne te vertete PD- kurre nuk ka patur me shume se 15% te votuesve, ndersa tani Karaxhici shqiptar nuk ka as 15% te atyre votuesve. Ai mbledh disa bujdallenj kryesisht nga zonat veriore ose ata qe kane vjedhur bashke me te. Shikoni sa vota mori vet ne zgjedhjet e fundit. Atyre iu bashkangjiten disa mercenare nga Kosova ose Maqedonia te cilet per para bejne edhe zhurme te madhe. PD- istet e tjere te Shqiperise, sidomos ata nga jugu jane pothuajse kundra ketij krimineli te jashtezakonshem. Ne Fier ai ka si mbashtetes disa votues me prejardhje nga Kosova, paraardhesit e te cileve erdhen me Zogun per te rrezuar qeverine e Nolit. Ata jane nga ata shqiptare qe bashkohen me kedo kunder Shqiperise dhe per fatin e keq akoma ka shume te tille ne Kosove edhe ne ditet tona. Sali Karaxhici ka vdekur. Largohuni nga ai se ai vjen ere dhe do tu infektoje edhe ju.

  11. Pensionisti i Porcelanit says:

    SALI SHPELLARI ESHTE SHPALLUR DESHMITARI ME SHEMBULLOR NGA PROKURORIA E SHQIPERISE!

  12. Skenderbegasi says:

    Universi dhe marrezia e njerzve
    jane te pa fund,
    per te paren nuk jam I sigurte.
    AJSHTAJNI
    Per te Dyten sigurishte
    e ka pasur per kete te foltores.
    Jepi Lulezim
    se ate qe s’po e bene
    reforma ne drejtesi
    po e beni ju per bukuri.
    Eshte aq plak
    sa qe qirinjte I kushtojne
    me shume se torta. ( ne ditelindje)
    I shikon keta
    te komisionin te rithemelimit,
    jane fshehur si minje neper vrima.
    Ishte nje karikatore me idiota
    qe I harxhoj dhe
    I diskretitoj publikishte.
    Ne 8 Janare je treguar
    nje stratege I vertete
    gjithmone ne se s’ke gjetur
    ndo nje plane mbrojtje
    te haruar nga oficerat e godines.
    Jo vetem qe fitove por keqas e diskretitove.

  13. Një dumbabist. says:

    Ju të gjithë jeni rrenacakë dhe shpifsa. Berisha nuk ka qënë kurrë komunist, nuk ka punuar kurë si doktorr në Tiranë, dhe nuk ka qënë kurrë spihun i sigurimit të Kadriut. Sali Berisha ka lindur, është rritur dhe ka punuar deri në 1992 si çoban dhishë në Viçidol. Saliu ka ardhur në Tiranë vetem në vitin 1992, sepse e ka thirrur interesi i popullit për ta shembur komunizmin dhe instalimin e demokracisë në Shqiperi, gjë të cilën e bëri me sukses. Pra nuk duroj kur baba akuzohet pa-drejtësisht. Ju shpifsat të keni turp. T’ju vijë pak gjynah per baben Sali.

  14. The truth says:

    Eh, mor Gone! Qenke kenaqur duke biseduar me ate mjeken bije fierake. A the valle qe je i denuar ne Itali si hajdut, qe nuk ke perfunduar arsimin e mesem, qe ke punuar me prostituta ne Itali, qe vellai yt, presidenti i Bylysit e vetmha pune ne emigracion ishte droga dhe qe 2005 kur PD erdhi ne pushtet u kthye te pastronte leket e droges. Qe bisnesi juaj me fitimptures tani eshte droga dhe firma e ndertimit eshte mburoje per pastrimin e parave te droges. Qe Alibeaj ishte garancia juaj nen pushtetin e Berishes dhe tani si garanci nen Ramen. A nuk i the se sa lek humbe per tu bere deputet. Po qe Alibeaj eshte bere nervoz tani sepse po e kupton qe po e nxirrni nga loja pasi tani je lidhur direkt me Bashen. Ne fakt ke te drejte ne piken qe Berisha eshte e shkuara, e kishte marre ate rruge qe kur te aprovonte ty per kryetar komune dhe bashkie. E sigurte Berisha nuk eshte e ardhmja, por eshte fatkeqesia e shqiptareve qe Shqiperia po behet si Meksika ku baronet e droges si ty Gone dhe sera juaj drejtojne politiken. Ironike se edhe ata qe te mbeshtesin ty do ti vujne pasojat.

  15. Shqiptari says:

    Hahahaha,ike Sali me gjithe tespie e Lulaç!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje