Berisha: Rama kontrollon më shumë pushtete nga Ramiz Alia

16 Janar 2022, 13:11Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama nga Shkodra gjatë fjalës së tij teksa u shpreh se Rama ditën e sotme kontrollon më shumë pushtete se diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia.

“Sot mblidhemi në momentin më kritik, kur bastardët e ish-bllokut kanë vendosur një monizëm më të plotë se në 1991. Sot Edvin Rama kontrollon pushtete shumë më tepër se Ramiz Alia, diktatori i fundit. Ai kontrollon sot narko-ekzekutivin, parlamentin, drejtësinë.

Ka zëvendësuar shtetin ligjor me atë të krimit dhe drogës. Së fundmi në një akt makabër ai vendosi në kontroll ish-kreun  e opozitës dhe pluralizmin. Jemi para një situatë të cilën vetëm revolucioni juaj, guximi do t’i japë përgjigjen e merituar. Shpesh herë kam deklaruar se ky revolucion është i ngjashëm me atë të 1991. Dhe atëherë regjimi bënte gjithçka, por nuk mori dot peng pluralizmin dhe PD”, tha Berisha.

4 komente në “Berisha: Rama kontrollon më shumë pushtete nga Ramiz Alia”

  1. SHABAN ARUSHA says:

    Ku je o MALOK, dil bre nga haleja, dil bre dhe qelbe Shqypni e Kosove.

  2. Alfred says:

    Kush ia krijoi ketij Rames kete luks prej te gjithepushtetshmi pas 31 vitesh “demokraci”?!…
    Kjo eshte ceshtja!….

  3. Taulant says:

    Sa te jesh gjalle ti o kriminel i shqiptareve Rama dhe Enver te ishte do te kishte perkrahjen time.

  4. rexha 10 says:

    TANI I BIE QE JE KARTA E DJEGUR ,SEPSE RAMA TA MORI VICICIN ,DHE TE KA LENE VETEM ME DODIKUN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje