"S'jam unë, pamjet janë inskenuar", gjyqtarja Enkelejda Kapedani përgënjeshtron veten dhe kërkon falje për videot në TikTok: Do bëhem më e kujdesshme tani

17 Janar 2022, 11:12Kronika TEMA

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka pranuar sot kërkesën për marrëveshje të gjyqtares së Elbasanit Enkelejda Kapedani, e cila pak muaj më parë publikoi disa video në median sociale TikTok.

Në një njoftim për mediat ILD bën me dije se Kapedani ka pranuar shkeljen disiplinore që ka kryer me publikimin e videove në TikTok dhe kundër saj do të ketë një mas më të butë.

Magjistratja ndryshe nga qëndrimi mohues lidhur me shkeljen disiplinore gjatë procedimit fillestar disiplinor ka marrë përsipër peshën e përgjegjësisë morale, ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë lidhur me aktet e kryera nga ana e saj.

Magjistratja ka depozituar me shkrim dorëheqjen e saj nga pozicioni i Zëvendëskryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si shenjë reflektimi ndaj shkeljes disiplinore të kryer nga ana e saj.

Gjyqtarja ka pohuar se në çastet e para është gjendur përballë një presioni shumë të madh psikologjik, familjar, mediatik dhe institucional, të cilat në tërësinë e tyre ndikuan edhe aftësinë e saj për të përceptuar realitetin dhe mënyrën e reagimit ndaj tij.

Magjistratja ka deklaruar se periudha e pezullimit deri më sot i ka shërbyer për të reflektuar thellë rreth situatës dhe të ndjejë një peshë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie për atë çfarë ka ndodhur, duke e bërë më të kujdesshme në jetën e saj private.

Magjistratja ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka qenë pengesë lidhur me vazhdimin e hetimeve, apo vënien në dispozicion të ILD  të mjeteve apo informacionit të nevojshëm”, janë këto pikat e marrëveshjes mes inspektoratit dhe Kapedanit.

Tashmë gjyqtarja është e pezulluar për një periudhë 6 mujore dhe nuk mund të kryejë detyrën e saj si gjyqtare.

4 komente në ““S’jam unë, pamjet janë inskenuar”, gjyqtarja Enkelejda Kapedani përgënjeshtron veten dhe kërkon falje për videot në TikTok: Do bëhem më e kujdesshme tani”

  1. Wdxffx says:

    Ujku qimen e nderron por zakonin se harron .

    1. Mato Gruda says:

      Ka dy gjera te shemtuara ketu:
      1. Nese kjo genjen per dicka qe me pare e kishte pranuar, ketu ska me vend per te punuar ne sistemin e drejtesise sepse je mashtures, genjeshtar dhe pa integritet.
      2. Nese Inspektoriati ka pranuar kerkesen, i bie qe kjo ka paguar nje shume te madhe, te cilen me siguri do ta zevendesoje me punet qe do beje ne keto vite me pas.
      Per mua te dyja kane ndodhur dhe qendrojne!
      Pra perfundimi eshte qe ne mbajme ne sistemin e drejtesie, ata qe genjejne hapur, ata qe luajne bixhoz, ata qe pranojne dhurata me mijra euro nga te aferm por edhe nga te pa njohur. Dhe pastaj ne presim qe keta te keni integritet dhe te japin vendime te drejta.
      O Pika, Pikaaa!!!!!

  2. katarakti says:

    Kjo sharabajga do gjykoka të tjerêt tani! Vendimi dëshmon se Inspektoriati i leshit është po aq i paaftë dhe i papërgjegjshëm se kjo kurva gjyqtare.

  3. ken says:

    O rrote KURVET enkelejda curvica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje