Falsifikonte dokumente për 500-300 mijë euro, arrestohet vëllai i këngëtares së njohur shqiptare

14 Janar 2022, 10:31Kronika TEMA
Falsifikonte dokumente për 500-300 mijë euro, arrestohet vëllai i

Vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj është arrestuar nga Policia e Shtetit.

Henri Haxhiraj ra në prangat e policisë ditën e djeshme nga Policia e Lezhës, së bashku me 3 persona të tjerë.

Ata akuzohen se janë pjesë e një rrjeti që shërbente për prodhimin e dokumenteve të të falsifikuara.

Gazeta Shqip raporton se Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares dhe ish-banores së Big Brother VIP.

Haxhiraj së bashku me të arrestuarit e tjerë kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mashtrimit të këtij grupi.

Gjatë operacionit u zbulua një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumenteve të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara, dhe një ambient ku ushtrohej aktivitetit i dyshuar i mashtrimit kompjuterik, ndaj shtetasve të huaj.

8 komente në “Falsifikonte dokumente për 500-300 mijë euro, arrestohet vëllai i këngëtares së njohur shqiptare”

  1. Alniku says:

    Po pse duhet të bëni këto krahasime si në komunizëm
    Është turp ti përmendi emrin e këngëtares se nuk është nën hetim bashkëpunimi thjesht është motra që nuk mund ta zgjedh por kan dalur nga një nënë.

    1. LALA says:

      Gjynah nga zoti paska biografi të “mirë,, mota në Big brother VYYYYP.

  2. Xxxxxx says:

    Po, eshte vellai i asaj qe njihet publikisht. Ne shqiperi dominojne marredheniet fisnore, dhe ai ka perdor publicitetin e motres.

  3. Tironci says:

    Jeni ber si flet rrufe , e çfar lidhje ka e motra ktu qe i nxirni emrin kte se kuptoj , mir ky qe beri nje veper penale dhe do pergjigjet , ç’hyn ktu kjo e motra qe e demaskoni e telendisni , kjo ka te drejt ta hedhi ne gjyq personin qe ka ber artikullin dhe kryeredaktorin qe e ka lejuar artikullin te dal ne qarkullim .

  4. vlora.vlora says:

    gazetar injorant falsifikonte nga 300-500 mije euro shkruhet jo nga 500 ne 300, mbase deshe te thoshe 3000-5000 euro ,se me 250mije mer pashaporte te re pa e falsifikuar o gomaaaaaaaar

  5. Shok i pellumbit says:

    Te gjitha shtetet kane tarifat e tyre nese do te jesh shtetas i tyre.
    Duke paguar kete tarif merr pasaporten e atij vendi dhe behesh shtetas automatikisht.
    Kudo ne bote ndodh kjo..
    Perse duhet te shkosh ne Lezhe?
    Gazetar qe nik dine te vjedhin nje lajm te sakte…
    Meroooo….

  6. nord.al says:

    Cfare i lidh emrat perendimor kristian Henri e Sheila me haxhileret e Turqise ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje