Mori një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, SPAK çon në gjykatë ish zv-ministren, Rovena Voda

13 Janar 2022, 16:12Kronika TEMA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë këtë të enjte ka bërë me dije se ka përfunduar hetimet në lidhje me ish zv- ministren e Brendshme Rovena Voda dhe e ka dërguar në gjykatë dosjen e saj.

SPAK përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se Voda sëbashku me dy të pandëhurat e tjera Majlinda Hasani dhe Florida Beu akuzohen për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

“Në përfundim të hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur prova me të cilat provohet se, e pandehura Rovena Voda, në cilësinë e Zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë marrë dhe janë pranuar me qëllim që e pandehura Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë të pandehurën Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

E pandehura Rovena Voda është akuzuar se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021

Ndërsa, të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (1) dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ndërkohë kujtojmë se ish zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme akuzohet për ndikim të paligjshëm. Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë një 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Flordia Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.

Si provë më të fortë, SPAK ka në duar përgjimet telefonike të tyre. Kjo aferë korruptive u zbulua gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit.

8 komente në “Mori një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, SPAK çon në gjykatë ish zv-ministren, Rovena Voda”

  1. E DEGJENERUAR says:

    NJE ARKE ME PESHKE ! PO NESE I JEPJD NJE ARKE ME SALLAME SE KJO SALLAMIN DUHET TA PELQEJE FORTE .
    TURPE JO SE KA PUNUAR ZVENDES MINISTRE PO EDHE NESE DO ISHTE NJE NENPUNSE E THJESHTE FEMER E DEGJENERUSR SUPER E KORRUPTUAR IMAGJIBINI KJO LLOJE FEMRE MINISTRE CFARW MUND TE BEJE NESE I OFRONE 100 MIJW EURO 500 MIJE EURO 1 MILIONE EURO KJO DEGJENERATO SHET VETEN VAJZEN BURRIN SHTETIN TE GJITHA .

    1. kacaku says:

      Ore babush , po leri dhente dhe shko e be ndonje vit shkrim e kendim ….

  2. 1 says:

    SPAK mer kete derezezen per te thene se po punojne.Saliun qe shkaktoi remujen ne 8 jenar as guxon ta therase.Berisha tallet me ta duke u kerkuar prova te fajesise dhe ata struken nderkohe qe provat jane uleritese,i di i madh dhe i vogel.Kraja=dhalle

    1. Mondi says:

      Spak perbehet nga disa gjyqtare o mjeran.Secili ka dosjet e veta per te hetuar.Dikush I e Ben punen me shpejt,dikush ka rast me thjeshte,dikush ka prova me shume.Shko ha noj tas groshe te kthjellohesh se nuk tager te gjykosh nje institucion te sapokrijuar qe ka mbi kurriz barren 30 vjecar te paprekur nga gjykatesit e plepave.

  3. qerim kalaja says:

    O po kësajë…. Zëvëndësleshje i hyftë peshku ATJE ……….dhe i daltë nga goja…..
    Nivel ZERO, ZERO, ZERO……… e për këtë, fajtor është Kokministri Rama, për zgjdhjen e bërë për këtë kandidaturë leshi….i cili, bën si gjithmonë në kokë të vet, …….

  4. I thjeshti says:

    Bravo SPAK , shume i forte. Po si e kapet xhanem?

  5. berisha ,meta ,basha , Kyrekari i Bordellos Spak ,
    kane Vila Miljoneshe ne Lalz ,
    dhe apartamente etj biznese , qe me rrogen e tyre sdo ta justifikonin ne 100 breza ,
    me rrogat qe marrin ,
    dhe per cudi Graqiret e Spak , nuk bzejn fare ,madje nuk guxojne ti hedhin shikimin
    dhe Kriminelet e Hajnat e Shqiperise , xhirohen nga Medie cdo dite duke ber lufte
    kush te marre perseri Partine e Ali Babes me 400 Hajna ,kur te gjithe e dijne se duhet te ishin ne burgje .
    Rbt ne pish o Kazanxhinjte e Bushtrave

  6. sapa says:

    Kur do ja rruaj Spaku kesaj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje