Thoma Jano rizgjidhet zëvendës kryeprokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

15 Janar 2022, 11:13Kronika TEMA

Thoma Jano është zgjedhur për të dytën herë zëvendës prokurori i përgjithshëm. Jano ishte i vetmi kandidatë në garë.

Sipas votimit të prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme Jano është votuar unanimisht.  Zëvendës kryeprokurori zgjidhet nga radhët e prokurorëve të prokurorisë së Përgjithshme dhe duhet të ketë të paktën 10 vjet përvojë si prokuror pranë këtij organi hetimi.

Më herët Thoma Jano ka mbajtur postin e shefit të sektorit të përgjimit të komunikimeve elektronike që prej vitit 2006. Ai e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë shqiptare që prej vitit 1976.

Njoftimi:

Në mbështetje të Vendimit nr. 218, datë 23.12.2019 të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në përputhje me nenin 148/b, shkronja “dh” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 39 pika 6 të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është zhvilluar procedura e zgjedhjes së Zëvendësprokurorit të Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit 2-vjecar të z. Thoma Jano, i cili ka mbajtur këtë detyrë përgjatë periudhës 30.12.2019 deri në 30.12.2021.

Pas shpalljes së thirrjes për shprehjen e interesit nga Prokurori i Përgjithshëm, për pozicionin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm, në mbledhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme të zhvilluar në datë 17 dhjetor 2021 është rizgjedhur me votim unanim kandidatura e z. Thoma Jano për pozicionin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm. Z. Jano riemërohet Zëvëndësprokuror i Përgjithshëm me vendimin nr. 132, date 30.12.2021 të Prokurorit të Përgjithshëm.

4 komente në “Thoma Jano rizgjidhet zëvendës kryeprokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë”

  1. koli says:

    ej na tregoni e ka kalu vetingun apo jo. po se ka kalu keq puna

    1. Matrapiku says:

      Ne fazen e pare e prene vetem vetem qe kishte emer Grek, por pasi nuk kishte asnje Arnaut te paster (te gjith hajduta me certifikat), e kaluan ne fazen e dyte.

  2. lion says:

    Po kthehemi atje ku kemi qene, ky ka qene ne te gjitha pozicionet po cfare ka bere.

    Rama i shkaterrove institucionet me keq se Berisha, je plehre .

  3. alphade says:

    Ama i paska mbijetuar “koses” se Berishes (1976 deri me sot) ?!
    Paska ditur ta dredhe mire e bukur ! Qejf pa prishur, Pune pa
    bitisur , thote populli …! I pafshit hajrin ketij zoterie ! Asgje mos
    prisniv , vetem “SHKUME”
    “SHKUME” eshte nje tregim uruguajan ku vetem behen plane
    por ne fund asgje konkrete…….! Llafe , plane per vrasjen e nje
    gjenerali fashist dhe ne vend qe ta vrase berberi e vret gjene-
    rali berberin me 7 plumba ne trup ! Per fat ky berberi shpeton
    dhe e pershkruan vete kete ngjarje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje