Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të mbërrijë më datë 17 janar në Shqipëri.
Lidhur me këtë vizitë të presidentit turk në vendin tonë, policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta, ku në këtë datë njofton se do të bllokohet qarkullimi i makinave për disa orë nga Tiranë në drejtimin të Laçit, ku Erdogan pritet të bëjë një inspektim banesave që qeveria turke financoi për tu ndërtuar pas tërmetit.
Konkretisht policia njofton se për nevoja të sigurisë publike, përdoruesit e rrugës që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve.
Njëkohësisht, do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar.
Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30.
Si dhe prej orës 08:30 deri në orën 10:00, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas.
Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të datës 17.01.2022.
“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për kufizimin e këtyre lëvizjeve dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e përdoruesve të rrugës që gjatë kohës së kufizimit dhe ndalimit të lëvizjes të mos planifikojnë lëvizje në këto akse dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e punonjësve të Policisë së Shtetit që do të jenë të planëzuar në shërbim në këto akse rrugore.
Ndërkohë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Rinasit, me qëllim udhëtimin jashtë shtetit, me avion, sipas policisë duhet të marrin masa për të lëvizur para orës së bllokimit të lëvizjes së automjeteve.
Ndërkohë ABC, ka siguruar edhe agjendën e Erdogan në vendin tonë.
09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”
10.05 – Vizita në një familje në Laç
10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë
13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama
15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve + konferenca e përbashkët për shtyp
16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut
17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë
Shpresoj ti vrasin te 2 keta turk rama-erdoqen
rrofte gjergj kastrioti
Dekari @ Edi Rama eshte Orthodox more funderrine turke…!!! dhe ia do puna te prese udheheqesit e Botes qofshin keta edhe turq . [email protected] kokekari mora vesh se nga Kosova do mberrijne 3000 kosovare turq ne Shqiperi qe te presin me Babain e Kosoves Erdogan me Buqeta me Lule.
Kosova krahine turke. Nuk eshte Kosova krahine Turke por Otomane. Por per faktin kur Osmania ra. Dhe Kosova ngeli pa nene e pa baba. Nje here e mori Jugosllavia pastaj Serbia. Tani e kerkon dhe shqiptaria.
Erdhi Sulltani …urra
O JENICER meso shqip se te ka mbetur Q ne goje ndersa Detarit i them te qetesohet dhe mos hyje ne kategorine e kamikazeve apo islamikeve ekstremiste. Behuni pozitive dhe shikoni qe Turqia e ka mbeshtetur Shqiperine ne momentet me te veshtira dhe kjo fale miqesise Rama-Erdogan. Aftesia e Rames per te bere sa me shume miq ne te gjithe boten krijon nje klime pozitive ne Shqiperi. Largojuni gojeve te liga dhe mos bini preh e tyre. Deri dje a shihej Amerika si “armiku” i Shqiperise?? Ku jemi sot?? Pse nuk thoni per Italine,Gjermanine,Greqine apo ndonje vend tjeter ku Rama ka miqesi por thoni per Turqine?? Ne jemi me dhjetra e dhjetra vite pas saj prandaj nuk e kuptoj kete gjuhe qe perdorni ne c’do moment kur behet fjale per Erdoganin. Mblidhni mendjen dhe behuni njerez se nuk jemi ne 2022 dhe jo perpara 500 vjetesh.
Roberto – urrejtjen qe kane nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve ndaj Turqise eshte nje urrejtje historike, nuk eshte dicka e re qe lindi dje.
Nese vendet shqipfolese mund te fajsojne dike per fatin e keq te kombit, ajo eshte perandorija Otomane.
Sikur perandoria Otomane te ishte sjell me shqiptaret dhe territoret e tyre ashtu siq eshte sjelle me pjeset e tjera te Ballkanit, kurre nuk do ishim ne kete gjendje.
E di qe Turqia nuk eshte perandoria Otomane, por miqesia dhe lidhja e ngushte me te’ na ben qe ne si komb te anojme me teper nga Lindja se nga Perendimi, qe simbas pervojave historika, zanafilla e te keqes tone si komb i ka rrenjet ne Lindje.
Nuk po them eshte edrejte apo gabim por, ne duhet te anojme gjithmone nga e mira e kombit tone, edhe neqoftese kjo duhet ba nepermjet mosmirenjohjes.
Nuk duhet vlersuar Turqia nga ndihmat qe marrim prej saj. Askush nuk te ndihmon pa interres.
Përse shqetësohet dRama!? Pasardhësit e Gjergjit kanë vdekur ose janë larguar me kohë, këtu kanë mbetur mbeturinat turko greke që flasin shqip dhe është e pamundur të vrasin Babën e Çanak Halesë.
Sa negative qe jeni ore njerez! Nuk e kuptoni se cfare do te thote te te japin nje shtepi fringo te re te ndertuar me paramatrat me te mire te mundura. E beri Erdogani, i lumte! Prania e tij ne Lac as nuk na ben Turq e as na prish ndonje pune. Eshte bere “lufte” ne Lac per te marre nje apartament aty dhe duhet te shikoni gezimin e familjareve qe kane marre nje apartament aty. Jane njerez te thjeshte qe kurre nuk do te ishin ne gjendje te blinin nje apartament vete, prandaj faleminderimi i shkon atij qe ndhmon, ne kete rast Turqise dhe Erdoganit. E ka hallall sheshin me emrin e tij. Jane 520 familje, nuk jane 1 e 2, por 520. Nuk jane shaka.