Vaksina specifike për Omicron, Moderna: Do të kemi të dhëna nga marsi

17 Janar 2022, 16:25Bota TEMA

Vaksina kandidate e Moderna-s e cila është krijuar specifikisht për të luftuar variantin Omicron të koronavirusit do të futet në zhvillimet klinike në javët që vijojnë.

Kompania pret që të ketë mundësi t’i ndajë të dhënat me rregullatorët nga marsi, sipas asaj që bëri të ditur sot CEO Stéphane Bancel.

“Vaksina është drejt përfundimit….duhet të jetë në teste klinike në javët në vijim. Po shpresojmë që gjatë marsit të kemi mundësi që të kemi të dhëna për t’i ndarë me rregullatorët në javët që do të pasojnë,” tha ai.

Kompania po zhvillon po ashtu një vaksinë që kombinon një dozë përforcuese kundër Covid-19 me vaksinën eksperimentale për gripin.

Bancel tha se skenari më i mirë do të ishte që vaksina e kombinuar për Covid-19 dhe gripin mund të jetë gati nga vjeshta e vitit 2023, të paktën në disa vende.

1 komente në “Vaksina specifike për Omicron, Moderna: Do të kemi të dhëna nga marsi”

  1. sabrima_ehhhh says:

    vaksina me tik tok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje