One Telecommunications mbështet programin e startup-eve UpLift Albania

18 Janar 2022, 16:04Ekonomia TEMA

One Telecommunications mbështeti eventin ballkanik UpLift Albania, organizuar nga ICTS Lab.
Uplift është një program për mbështetjen dhe rritjen e biznese të reja, duke i ofruar mentorim
profesional dhe financim planeve më të mira të biznesit.
Një prej mentorëve profesionist në investime ishte aksioneri kryesor i One Telecommunications,
Z. Elvin Guri. “Që një biznes të jetë i suksesshëm nuk do të thotë që të jetë një ide e pa dëgjuar
më parë” u shpreh Z. Guri, “mjafton të pershtasësh mirë një ide ekzistuese në tregun ku operon.
Idetë nuk janë gjithmonë çelësi i suksesit, por zbatimi i tyre po. Fondet janë një burim i limituar,
ndaj edhe bizneset që ju zhvilloni duhet të jenë të qëndrueshme, të mbajnë veten.” – u shpreh
Z. Guri.
Përgjatë 20 viteve, Z. Elvin Guri ka investuar në industri të ndryshme si, shërbime
shëndetësore, teknologji dhe së fundmi edhe në telekomunikacion. Sipas tij, për suksesin e një
biznesi, ka rëndësi jetike grupi bashkëpunëtorëve; mënyra si adresohen konfliktet. “Nëse gjeni
mekanizmin e duhur për të luftuar idetë, jo personat, atëherë keni hedhur një hap shumë të
rëndësishëm drejt suksesit financiar. Megjithatë, si në shumicën e fushave, edhe në tërheqjen e
investitorëve, duhet fat. Ka shumë ide që nuk arrijnë të tërheqin investitorë në evente të tilla, por
janë shumë të suksesshme në treg, sikurse edhe anasjelltas. Mund të kenë një biznes plan
fitues, por nuk janë rentabël ne realitet”
One Telecommunications synon të ndihmojë në krijimin e një tregu të shëndetshëm për rritjen e
sipërmarrjeve të reja, sidomos me fokus teknologjinë. Ndaj, investohet vazhdimisht përmes
organizatave mbështetëse të bizneseve, që i japin jetë sipërmarrjeve novatore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje