Banka Botërore paralajmëron: Ekonomia globale po përballet me një perspektivë të zymtë

12 Janar 2022, 09:16Ekonomia TEMA

Ekonomia globale po përballet me një perspektivë të zymtë. Ky është paralajmërimi nga presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, pasi goditjet e pandemisë vazhdojnë të rëndojnë veçanërisht vendet e varfra.

Sipas parashikimit të fundit nga kjo organizatë, parashikohet rritja globale ekonomike do të ngadalësohet në 4.1% këtë vit nga 5.5% që ishte në vitin 2021.

Malpass tha se shqetësimi i tij më i madh ishte zgjerimi i pabarazisë globale.

Sipas parashikimeve deri në vitin 2023, aktiviteti ekonomik në të gjitha ekonomitë e përparuara, si SHBA, Eurozona dhe Japonia, mund të rikuperohet nga goditjet e pandemisë, por sërish parashikimet janë të zymta.

Nga ana tjetër parashikohet se prodhimi i brendshëm bruto në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim pritet të mbetet 4% më i ulët se para periudhës së Covid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje