Stabiliteti financiar, BSH: Ekonomia rezistoi ndaj pandemisë

30 Dhjetor 2021, 14:35Ekonomia TEMA

Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar zhvilloi mbledhjen e radhës e cila u drejtua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, ku morën pjesë Guvernatori i Bankës, Gent Sejko dhe përfaqësues të institucioneve financiare.

Në prezantimin e Bankës së Shqipërisë u theksua se gjatë 2021 zhvillimet ekonomike ishin pozitive, duke reflektuar rezistencën e ekonomisë ndaj ndikimit të pandemisë. Tregjet financiare funksionuan normalisht, ku normat e interesit mbetën në nivele të ulëta dhe treguan luhatshmëri të ulët në lëvizje.

Veprimtaria e sektorit bankar u zgjerua në mënyrë të ndjeshme, në kushtet e rritjes së fortë të depozitave të publikut dhe drejtimit të tyre në investime ndërbankare, tituj dhe kredi.

Kreditë me probleme zbritën në rreth 41 miliardë lekë, duke bërë që raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredisë të bjerë në nivelin 6.2% në muajin nëntor.

Ndër të tjera drejtuesit e institucioneve vlerësuan pozitivisht zhvillimet në sistemin financiar, në tregjet financiare dhe në kuadrin rregullativ përkatës, duke konfirmuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje