Skandali i pagave, vijnë dorëheqjet e para nga Tatimet

24 Dhjetor 2021, 15:54Ekonomia TEMA

Pas skandalit të publikimit të listave të pagave për muajin janar dhe prill 2021, kanë nisur dorëheqjet e para. Mësohet se sot ka dhënë dorëheqjen nga detyra Drejtori i Sistemit Informativ të Tatimeve, Ervin Muça.

Kujtojmë se sot u thellua akoma më shumë skandali duke u publikuar targa dhe të dhënat e tjera për makinat e mbi 500 mijë qytetarëve në vend.

Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, mëngjesin e sotëm janë marrë në pyetje 14 ekspertë IT të Tatimeve, ISSH dhe AKSHI-t, si dhe ka kryer një inspektim të kompjuterëve.

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e djeshme për këtë skandal ku u shpreh se e kishte idenë kush fshihet pas, duke iu referuar kështu opozitës. Ai tha se prokuroria mund ta marrte në pyetje. Gjithashtu deklaroi se gjëra të tilla ndodhin në çdo vend të botës.

3 komente në “Skandali i pagave, vijnë dorëheqjet e para nga Tatimet”

  1. mjerimi says:

    O Zoti kryeminister ti i le vete rruge e fushepamje opozites perderi sa mbajte ne pune te gjithe te inkriminuarit e lsi-s,Je fajtor koke e kembe

  2. hasani says:

    Aman ore vetem targat e makinave mos i nxirrni ne media se jane “teper sekret” dhe armiku ato te dhena kerkon. Po cfare thoni more gazetare ore anan!

  3. LALËZ says:

    Une jetoj ne Evrope dhe ketu targat e makinave i mbulojne me maskat e covidit qe mos te dale sekreti! Nuk marre vesh se ç’behet ne ate Shqiperi me keto idiotesira: secret targat, rrogat,…dhe s’ka sekret per te nxjerre bythet jashte fare femrat shqiptare. E dini pse u a beri ate “vrimen” femrave ne mes te shaleve dhe jo ne balle? Qe meshkujt ti qepen e ta kerkojne se po te ishte ne balle s’pirdhte njeri per te se nuk do ish sekret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje