Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas publikimit të listës së pagave të punonjësve shtetëror dhe privat.
Përmes një reagimi për mediat, ministria pohon se bëhet fjalë për një dokument ilegal dhe se do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori për zbardhjen e kësaj ngjarje.
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë. Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim.
Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme. Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të çertifikimit me standartet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme.
Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Po atehere kush ka pergjegjesi ketu?Sigurisht do ja ngarkoni Saliut.
Lepuri fle tek Tatimet, aty deklarohen pagat ne listpagesa e pastaj kalojne neper banka. Turp.
Kjo puna e emrit te plote eshte nje justifikim idiot. Cdokush me pak njohuri Excel mund te krijoje nje kolone te re duke bashkuar kolonat e emrit dhe mbiemrit ne menyre qe te kerkohet me kollaj Filan Fisteku!