Kryeministri Edi Rama, duke folur në Kuvend, njoftoi se “duke nisur nga janari, të gjitha nënat me tre e më shumë fëmijë, do të përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike”.
Gjithashtu, një gjë të tillë do ta përfitojnë “edhe të gjitha vajzat e gratë e dhunuara apo trafikuara; nënat me fëmijë me aftësi ndryshe dhe jetimët”.
Rama shtoi se këtyre kategorive sot u shtohet edhe një tjetër: fëmijët nën kujdesin e Republikës.
“Shteti do të marrë në mbrojtje dhe përkujdesje të veçantë edhe fëmijët e mjekëve apo infermierëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës gjatë pandemisë.
Kuvendi do të përcaktojë një status të ri për të gjithë fëmijë e dëshmorëve të Atdheut, të mjekëve apo infermierëve që humbën jetën në krye të pandemisë, si rezultat i pandemisë, të personave që kanë humbur jetën për të mbrojtur pronën, të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën si pasojë e përmbushjes së detyrës në gjendje të jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore.
Shteti merr në mbrojtje dhe përkujdesje të veçantë të gjithë fëmijët e të gjithë këtyre kategorie prindërish, për t’i mundësuar sigurimin e jetës. Statusi fëmijë nën kujdesin e Republikës, përfitohet deri në moshën 18 vjeç, por i siguron personit trajtim deri në moshën 25-vjeçare, nëse ndjek arsimin e lartë”, deklaroi Rama.
Bravo, dileranti i “open ballkans qe po dhjet nga frika e kryengritjes Berisha…lol
=
Elizabeth Warren dhe Cory Booker të dy kontraktojnë COVID dhe thonë se po vuajnë simptoma të lehta…lol ruhuni nga te vaksinuarit…lol
Mire shume po pensionisteve pse nuk i jep nje jete dinjitoze KM????? I ke lene ne meshiren e fatit ne fund te jetes se tyre ata sherbyen nje jete te tere kontribuan dhe sot marrin 90 leke ne muaj shumica e tyre qe punuan ne kohen e merhumit xhahil Enver, me cfare ta mbyllin jeten ne kete mizerje qe jane lene. Pse nuk kane nje minimum jetik si gjithe bota. Te kete nje zgjdhje ky problem se nuk duhet ti vrasim keta njerez apo ti leme rrugeve e rradheve per nje tas supe. Eshte e turpshme dhe e pa moralshme ti lesh keta njeez te vdesin rrugeve. Nje njolle e madhe e shoqerise qe nuk kujdeset fare per kete shtrese.