Punimet për lotin 1 të bypass Shkodër kanë përfunduar dhe i gjithë ky segment me gjatësi 4.8 kilometra tashmë është i hapur për lëvizjen e automjeteve. Aksi është i pajisur me të gjithë elementët urbanë, troturarë, korsi biçikletash, ndriçim dhe gjelbërim, duke shërbyer edhe si një pedonale për qytetarët shkodranë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali dhe Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi inspektuan punimet e kryera për këtë vepër.
“Është një lot që përbëhet nga 4.8 kilometra gjatësi, me dy kalime nga 7 metra gjerësi për lëvizjen e makinave. Aksi ka të gjitha elemntët e nevojshme për një rrugë të kësaj kategorie, kemi korsitë e biçikletave, trotuarin, gjelbërimin, ndriçimin anësor dhe qendror. Ky segment do të lehtësojë shumë trafikun dhe lëvizjen brenda qytetit”, bëri të ditur drejtori i ARRSH.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se bypass-i Shkodrës është pjesë e aksit Tiranë-Hani i Hotit, por që lehtëson trafikun edhe brenda qytetit. Duke ju bërë thirrje drejtuesve të automjeteve për të treguar kujdes, pasi rruga, për shkak të elementëve që janë pjesë e projektit, do të shërbejë edhe si pedonale për qytetarët, theksoi edhe nevojën për mirëmbajnë e kësaj vepre.
Sa i përket Shkodrës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se janë një sërë projektesh të rëndësishme, kryesisht në infrastrukturë që prekin këtë qytet, por edhe zonën përreth duke nxitur më tej zhvillimin ekonomik.
“Ne kemi plane më të mëdha infrastrukturore këtu, të cilat i kemi diskutuar me të gjithë aktorët në zonën e Shkodrës dhe janë ndërhyrje të rëndësishme dhe më të mëdha, të cilat do ta bëjnë këtë pjesë një komponent të pandashëm edhe të korridorit Adriatiko-Jonian, që ne synojmë të nisim gjatë vitit 2022, duke qenë se ai korridor nis nga Muriqani dhe do të duhet të lidhet me Shkodrën. Padyshim ne jemi mësuar gjithmonë që Shkodra kryqëzohet apo kalohet siç është ky rasti këtu, me akset që të nxjerrin në Han të Hotit, por është e rëndësishme të themi se për shkak të korridorit Adriatiko-Jonian ne do t’i japim një vëmendje të veçantë edhe pjesës së doganës së Muriqanit. Duke pasur parasysh punën që do të bëhet, përsëri do të ketë ndërhyrje të tjera infrastrukturore, të cilat do ta bëjnë Shkodrën të dalë direkt në atë korridor, duke lënë gjithmonë alternativën e rrugëve ekzistuese. Edhe ura hyrëse është diçka që ne konsiderojmë, për të përpunuar volume më të mëdha”, njoftoi Balluku.
Ministrja Bilali, njëherësh deputete e qarkut Shkodër, tha se kjo është një vepër e shumëpritur nga ana e qytetarëve pasi ka qenë një kërkesë e tyre e vazhdueshme. “Premtimi i radhës i mbajtur. Ka qenë një kërkesë afatgjatë e qytetarëve dhe ne deputetët si përfaqësues të tyre e kemi përcjellë këtë kërkesë. Më vjen shumë mirë që kjo Qeveri e dëgjon zërin e qytetarëve, siç është rasti konkret i byppasit, por edhe lajmet fantastike që ju përmendët për Shkodrën janë kërkesa të qytetarëve dhe bizneseve, të cilët një pjesë e madhe mbahen me turizmin dhe infrastruktura është hapi i parë për zhvillimin e tij”, u shpreh Bilali.
Bypass-i i Shkodrës nis në hyrje të qytetit dhe përfundon në dalje të tij duke u lidhur me segmentin Shkodër-Hani i Hotit. Ky segment do të shërbejë për përdoruesit e rrugës të cilët kanë destinacion doganën e Hanit të Hotit si dhe të gjithë rrethinave të malësisë së Madhe duke evituar në këtë mënyrë hyrjen në brendësi të qytetit të Shkodrës. Loti 2 i bypass-it do marrë zhvillim në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, i cili do ta trajtojë si një shëtitore dhe si një lulishte të inkorporuar brenda zhvillimit të madh që ka marrë zona.
Mbas 12 vjeteve u be e kalueshme,ma mir vone se kurr.
Tesh 9 vjet nuk ka asnje investim ne Shkoder.
Drita…Po punimet nga Prefektura ne Piace…Po stadiumi……………Sala xhamine ne qender….Bashkia ..30 vite ndertime pa leje –shkaterrime te pamjeve . ne gjithe qytetin.. .Ura salobeg…ndertesa deri mbi Radio Shkodra…. Turp .Pak lagje kane fetyren e qytetit te lashte..
Kala..’Piaca..Serreq..gjuhadol…. Ma mire vone se kurre!
Rruga pedonale eshte bere para 12 viteve stadiumi eshte nje rikonstruksion edhe ai nje shkalle po e nje jo unike ne bote ,a mund te justifikohet 9 vite me nje cerek stadiumi shkodra ka nevoje uleritese per investime .Ka nje ramje drastike te nivelit te jeteses ne qytet.
Qeveria duhet te ktheje fytyren nga shkodra .
A ke ken ndoj her n`stadjum maj Drit?!!! Ha ha ha!! Pas stadiumit kombetar nuk ka impiant me te mire ne Ballkan!!
Stadiumi u ba qysh n’koh t’partise. E di se baba jem ka drejtu punimet.
Sa per fytyren a Shkodres, asnji lagje apo banor nuk lidhje me Shkodren antike dhe kjo asht me qa me shami (farcalete).
Shkodren e shkretune fuqite e medha dhe goditjen finale xhaxhi dhe komunizmi.
Kam simpati per qeverisjen e Rames se jan realista ! JU thon rrugve, LOTI 1,2 e me radh ! Perse nuk ju thon G`ZIMI 1,2… ?! Se jan per tu qa me lot, dihet cilesia e tyre ! Si i themi ne gjuhen popullore : I pafsh haren,po hik se te zuni .
Pa politizime e etiketime! Dje pershkova kete segment dhe u mrekullova! 5 km i gjate. Dy korsi per automjete te ndara dhe me ndriçim; trotuar i rrethuar me kangjella dhe me ndriçiom te veçante; korsi per biçikleta nga lindja dhe korsi per vrapim nga perendimi; e vijezuar dhe me gjithe sinjalistiken e duhur! Le qe ka lehtesuar mjaft trafikun sepse gjithe kamionet e Malit te Zi nuk futen ne qytet me!!
Ke te drejte Zotni. Po SHIROKA…kur u ba ?????? Gjithe Shkodra dhe jo vetem.. e dine se kush drejton ta 30 vite bandademokrate.. duke pervetsu cdo gja,pasuni qe ka pase qyteti…prish shtepi e lulishte,trotuare e hapsira sado te vogla..disa pjese per tu qa Zdrale…nuk ma ban zemra te krahasoj me…. ! Prap nje indiferentizem tipik………..i nje pjese te madhe te popullsise -. Ka qene qyteti i dyte bashke me durresin (pas tiranes) per popullsi dhe industrine e kohes. Sot eshtei gjashti … Nuk dum nima prej……….Kjo duhet marri fundperfundimisht dhe shpejt,..Mjaft me mashtrime e perralla armiqesh….qe u intereson Voltaneve para e pasardhesve… Interesi i Qytetit eshte vendosja e ligjit dhe zhvillimi itij.
Ke te drejte Zotni. Po SHIROKA…kur u ba ?????? Gjithe Shkodra dhe jo vetem.. e dine se kush drejton ta 30 vite bandademokrate.. duke pervetsu cdo gja,pasuni qe ka pase qyteti…prish shtepi e lulishte,trotuare e hapsira sado te vogla..disa pjese per tu qa Zdrale…nuk ma ban zemra te krahasoj me…. ! Prap nje indiferentizem tipik………..i nje pjese te madhe te popullsise -. Ka qene qyteti i dyte bashke me durresin (pas tiranes) per popullsi dhe industrine e kohes. Sot eshtei gjashti … Nuk dum nima prej……….Kjo duhet marri fundperfundimisht dhe shpejt,..Mjaft me mashtrime e perralla armiqesh….qe u intereson Voltaneve para e pasardhesve… Interesi i Qytetit eshte vendosja e ligjit dhe zhvillimi itij.