621.5 mijë persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër në vend. Këto janë të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për 2020 që flasin për një normë në rënie të rrezikut për të qenë i varfër në raport me vitin 2019, kur ky tregues ishte në 659.1 mijë persona.
Ulja e këtij kufiri që sipas Instat zbriti në 21.8% vitin e kaluar, tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare të disponueshme është rritur.
Sipas anketës së Instat për matjen e të ardhurave dhe nivelit të jetesës në Shqipëri, ky tregues i referohet personave që janë në rrezik për të qenë të varfër ose që jetojnë në familje me intensitet të ulët punësimi është vlerësuar në 43.4%, nga 46.2 % që llogaritej në vitin 2019.
Por, me gjithë shifrat e përmirësuara të Instat Shqipëria ka shkallën më të lartë të varfërisë në rajon, teksa edhe mbulimi i saj me mbrojtje sociale është ndër më të ulëta.
Këtë e evidenton edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit për Shqipërinë sipas të cilit tërmeti i nëntorit dhe pandemia Covid-19 rritën varfërinë me 0.8% në vend në 2020-ën duke bërë që rreth 32.6% e popullsisë apo një e treta e saj të konsiderohej e varfër, pra që jetojnë me më pak se 5.5. dollarë në ditë.
Pas Shqipërisë sipas raportit të FMN-së në vendet e Ballkanit Perëndimor listohet Kosova me rritjen më të madhe të shkallës së varfërisë në 23.4%, ndjekur nga Mali i Zi me 20%, Maqedonia 18% dhe Serbia llogaritet të ketë një shkallë varfërie prej 17.4% më e ulëta në rajon.
…dhe me nivelin me te larte te SHEIKEVE mdiatike.
zoti i falte ose i ndeshkofte…
vetem shkullaku she bushati me lubonjen kane te drejten e ndeshkimi ..si njerezit me te ndershem… 17 milon ne muaj….
Po kujet po ha ppppppp ??? Politikanet gazetare analistet opinioniste dhe njerzit e tyre Jane me te pasurit ne Evrope kjo per ne ka shume rensi
Qytetar-Nuk do te duhet te kesh trurin e Ajnshtajnit qe te kuptosh se ne nje vend si Shqiperia, ku niveli informalitetit eshte teper i larte, me shumicen e parave qe qarkullojne jasht sistemit bankar, statistikat qe jane perdorur ketu nuk i duhen as qenit, pasi nuk pasqyrojne realitetin e nivelit te jeteses se qytetareve, te cilet deklarojne vetem nje pjese te te ardhurave ose nuk i deklarojne fare.
Varferi ka patur dhe do kete gjithmone ne cdo vend, sado i pasur qe ai te jete, pale me per nje vend te varfer si Shqiperia.
Ne vend qe te shikojne keto statistika pa vlere, keta palo gazetare duhet qe te shikojne kafenete e restorantet ne Shqiperi, qe qendrojne gjithe diten e naten plot me njerez te “varfer” qe nuk dihet se ku i gjejne parate. Po keshtu, ka me mijera njerez qe punojne ne te zeze, pasi pronaret nuk duan ti deklarojne pagat e tyre ne biznese gjysem ilegale.
Keto shifra do te besoheshin me shume kur shteti te vendose kontroll te plote mbi te gjitha bizneset dhe kur per te gjithe punonjesit te deklarohen pagat reale.
Artikuj te tille jane te pa besueshem dhe behen per ti dhene kredibilitet politik njeres apo tjetres force politike.
O bosi ka dhe vende te tjera pervec tiranes qe jetojn ne skamje apo shikon vtm kafet e tiranes tirana eshte kthyer ne nje bordello e pasur pjesa tjt e shqiperis jetojn per te mbijetuar.
Alb-me duket se e kam thene qe ne fillim te komentit tim se fenomeni i varferise eshte nje dukuri e zakonshme ne cdo shoqeri njerezore dhe Shqiperia nuk ka se perse te jete ndryshe. Thelbi i komentit tim eshte se qe te daalesh ne nje konkluzion se Shqiperia ka te ardhurat me te ulta ne rajon, duhet te mbeshtetesh ne statistika te sakta te cilat mungojne ne vendin tone.
Ne shqipëri njerëzit e NDERSHËM janë të varfër.
Parlamentarët,drogaxhijtë,hajdutët,preokurorët e korruptuar,”opinionistët”e mafjes,degjeneratat,servilet e pushtetit,
gjithë kusarët,hajdutët,kriminelët,maskarejtë,mashtruesit,injorantët,degjeneratat në pegjithësi,janë të pasur.
Ngado i rrethuar padrejtësitë më sulmojnë,
do zhdukem nga ky vend ku veç veset triumfojnë,
dhe do kërkoj në botë një vend sado të mjerë,
ku duke qenë i lirë të mund të jetoj me nderë,
Alçesti.Mizantropi.Molier.
Dhe krenohemi me shtetin me te dhjere por me krenare !