Gjykata e Kasacionit të Romës ka konfirmuar dënimin me 9 vite burg për ish-sulmuesin e Real Madrid dhe Milanit, Robinho dhe mikun e tij Ricardo Falco, për dhunë në grup ndaj një 23-vjeçareje shqiptare.
Prandaj ankesa e paraqitur nga avokatët e ish-lojtarit të Milanit, të cilët e kishin cilësuar marrëdhënien si “konsensuale”, u refuzua.
Faktet datojnë që nga viti 2013, kur braziliani luante me kuqezinjtë. Dënimi i parë ishte në vitin 2017, i konfirmuar më pas në shkallë të dytë nga Gjykata e Apelit të Milanos.
Sipas rikonstruksioneve të ndryshme të ngjarjes gjatë këtyre viteve, Robinho me një grup shokësh shkuan në një lokal milanez, ku vajza festonte ditëlindjen. Pasi i dhanë pije derisa e bënë të humbte ndjenjat, Robinho dhe Falco përdhunuan shqiptaren në garderobën e lokalit.
Ashtu si thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, ish-sulmuesi kuqezi dhe shoku i tij kanë treguar “përbuzje të veçantë” ndaj viktimës “e cila u poshtërua brutalisht”.
Dënimi është përfundimtar, me ekzekutim të menjëhershëm. Tani, thekson Corriere della Sera, drejtësia italiane duhet të paraqesë një kërkesë formale për ekstradimin e Robinhos dhe mikut të tij në Brazil, e cila më pas duhet të nisë një vlerësim të brendshëm.
Po te presin me lule e çarcaf të bardh se nuse. Pas 6muajsh do kerkosh vdekjen .
Universi te lutem na përkthe ne shqip çfarë ke patur ne mend te thuash , sa per rastin besoi se Robinho e ka ate miun te gjate dhe te holle dhe te paktën kjo dhija nuk ka vuajt aq shume sa është munduar te rendoje futbollistet , unë besoi se mardhenjet jane bere me dëshire por ata nuk u treguan me burrni te paguanin shërbimin