Nga Adriatik Doçi
Distancimi i Lulzim Bashës nga Sali Berisha dhe përjashtimi i këtij të fundit nga Partia Demokratike, me kërkesë të amerikanëve, po pasjellë kristalizimin e një poli të ri në politikën shqiptare, duke e çuar në tre grupet kryesore politike. Poli i tretë që po konsolidohet dita-ditës përfaqësohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të bashkuar në një front që në vitin 2018, kundër reformës në drejtësi dhe rolit të Perëndimit në Shqipëri.
Goditja e Sali Berishës nga SHBA në 19 maj 2021, lufta e tij e egër me Lulzim Bashën, shkërmoqja e LSI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, shkarkimi i Metës nga Kuvendi, mundësia e shkarkimit edhe nga Gjykata Kushtetuese si dhe disa sinjale për një goditje të Metës nga Uashingtoni, kanë afruar më tej Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilët po bashkojnë forcat për ekzistencën e tyre politike.
Ilir Meta i doli në mbrojtje Sali Berishës kur ky i fundit u shpall ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 19 maj 2021, ndërsa sulmoi ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe Soros, të cilët Berisha i ka kthyer në një alibi për të justifikuar klasifikimin e në listën e zezë. Prej tre vitesh, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë koordinuar luftën kundër reformës në drejtësi, akuzat ndaj SPAK, ndaj organeve të Vetingut, luftën për të shkarkuar Ardian Dvoranin, betejën për të emëruar anëtaret e tyre në Gjykatën Kushtetuese, mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar si të korruptuar etj.
Në 14 janar 2021, Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp, duke u pozicionuar në luftën brenda PD-së. Ashtu siç edhe pritej, Meta u pozicionua në krah të Berishës, ndërsa sulmoi Lulzim Bashën. Tashmë pozicioni dhe rreshtimi i palëve është i qartë. Testi i parë për të tre polet politike; për mazhorancën, PD-në zyrtare me Lulzim Bashën dhe binomin Berisha-Meta, pritet të jenë zgjedhjet e pjesshme lokale.
Presidenti Ilir Meta pritet të shpallë datën 27 shkurt ose 6 mars për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Po a do të dalin Sali Berisha dhe Ilir Meta me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme lokale? Përgjigja mund reflektohet deri diku tek disa deklarata të ditëve të fundit të përfaqësuesve politikë pranë Berishës dhe Metës.
Së pari, Sali Berisha pritet të dalë me kandidatë paralelë me PD-në zyrtare në të 6 bashkitë ku do të shpallen zgjedhjet e pjesshme lokale. Në kushtet kur KQZ-ja njeh vetëm Partinë Demokratike zyrtare, Berisha mund të dalë me kandidatë të pavarur, mund të krijojë një parti të re politike ose mund të garojë përfaqësuesit e tij në emrin e LSI-së.
“Grupi i Rithemelimit është duke rikonsideruar që në momentin e parë kur do të mbahen zgjedhje ne do të dalim me kandidatë në të gjitha bashkitë. Puna sapo ka nisur, është në fazën përgatitore. Ka një statut PD është përcaktuar mënyra se si do të përcaktohet me kandidatët. Do të vendosim sipas statutit dhe si do të veprohet me kandidatët për zgjedhjet e pjesshme vendore. Në të 6 bashkitë, PD do të ketë përfaqësuesit e saj. Ne nuk njohim asnjë dokument e paçavure, të pengut e të shoqatës Alkatrazit”, ka pohuar Flamur Noka, përfaqësues i grupit të Berishës.
Ndërkaq, Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilën Meta ia ka lënë në administrim bashkëshortes Monika Kryemadhi, ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me PD-në zyrtare që drejtohet nga Lulzim Basha. Në të njëjtën kohë, LSI-ja nuk e ka përjashtuar një marrëveshje me Sali Berishën dhe grupin e tij për zgjedhjet lokale. Mesazhi i artikulua sot nga ish deputetja LSI-së, Silva Çaka.
Nga ana tjetër, një koalicion mes PS dhe LSI-së duket i pamundur. Nisur nga rezultati dramatik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, LSI, nëse hyn e vetme në zgjedhjet, rrezikon të mos marrë asnjë nga 6 bashkitë. Por, Sali Berisha, mund të mos marrë asnjë bashki, pasi përballë do të ketë PD-në zyrtare dhe PS-së. Të gjitha këto rrethana politike dhe mesazhet e ditëve të fundit sinjalizojnë zyrtarizimin e aleancës Berisha-Meta, për të dalë me kandidatë të përbashkët.(Shqiptarja.com)
iku dhe saliu nga pd, kurse ilir meta si perhere leviz sa andej sa ketij nga ti leverdisi ece kuptoje demokracine ne shqiperi
Mezi po pres
të fillojë fushata
ky poli i tretë
ësht’ Poli Non Grata!
O sa mire, te dy ndyrsirat bashke
Ne kete vend nuk mbarojne ndyresirat profesor… majtas e djathtas, qeveri, bashki dhe opozite.
Shum mir. I ndjeri Prifti e filmoi me zë dhe me shkronja po prap popular shqiptar fle gjum. Ujku ujku. ….. edirRma….. çakenjt …(Sali berisha dhe Like Meta) ….bejn kërdin.
…fuck Prokurorise dhe Gjykatave Shqiptare! Bastardet ne 32 vjet jetojne ne flori te vjedhur populli ska buke te haje…
Nga do ta drejtoni partine, nga burgu???
Le te bashkohen… Noc Rroku po i pret… ?
Kandidate te Vucidolit dhe leshitlikes jane Klevis krrici i faros, sharebajga me shkolle te mesme qe hyri ne parlament 18 vjece vetem per kontributin qe kishte dhene ne haremin erotiko naziskin te Jales, Kejdi dhembcakallja, Strazua me patllake, Floriana qejflija dhe Sali Lushe kryeperbindeshi me tank.
Domethen shqiptaret vrasin dy zoq me nje gur do thoja dy pisa qe kan shkatrruar kte komb ,rroft ?? ?? ??