Pas karrierës 16-vjeçare në politikë, Merkel merr ofertën e papritur për punë nga OKB

19 Janar 2022, 12:04Bota TEMA

Një propozim pune për ish-kancelaren Angela Merkel vjen nga OKB-ja. Shefi i OKB-së António Guterres dëshiron ta sjellë 67-vjeçaren në Nju Jork për një rol këshillues në Kombet e Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB i ka ofruar ish-kancelares gjermane kryesimin e një komiteti këshillues për pronat dhe asetet publike globale.

Ky është një projekt i ri, të cilin Guterres po e nis në kuadër të reformës së Kombeve të Bashkuara. Oferta i është dërguar me letër dhe Merkel, dhe sipas Bild, që e raporton, nuk është përgjigjur ende.

Megjithatë, probabiliteti që ajo të pranojë ofertën e punës nga selia e OKB-së konsiderohet të jetë mjaft i ulët.

Bordi Këshillimor për Asetet Publike Globale është një nga projektet kryesore të Guterres për reformën e Kombeve të Bashkuara në mandatin e tij të dytë, i cili filloi në fillim të janarit.

1 komente në “Pas karrierës 16-vjeçare në politikë, Merkel merr ofertën e papritur për punë nga OKB”

  1. korcari 1 says:

    Kjo gjithmone ka qene nje sherbetore e zellshme e Clauss Shwap”youth leader” .Dhe tani po shperblehet nga Elita per te vazhduar misionin ne nie jeter vend pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje