Bill Gates paralajmëron pandemi shumë më të këqija se Covid

19 Janar 2022, 10:42Bota TEMA

Bill Gates ka lëshuar një tjetër paralajmërim për pandemi shumë më të këqija se Covid-19 dhe u bëri thirrje qeverive të kontribuojnë me miliarda dollarë për t’u përgatitur për shpërthimin e ardhshëm global.

Filantropisti tha se ndërsa variantet Omicron dhe Delta të koronavirusit ishin disa nga viruset më transmetues të parë ndonjëherë, botës mund t’i duhej të përballej me një patogjen që shkakton një shkallë shumë më të lartë të vdekjeve ose sëmundjeve të rënda.

Fondacioni “Bill & Melinda Gates” dhe “Wellcome Trust” i Mbretërisë së Bashkuar, po i japin 300 milionë dollarë Koalicionit për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike, i cili ndihmoi në formimin e programit Covax për të ofruar vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

CEPI po përpiqet të mbledhë 3.5 miliardë dollarë pasi synon të shkurtojë kohën e nevojshme për të zhvilluar një vaksinë të re në vetëm 100 ditë.

Gates tha se prioritetet e botës ishin “të çuditshme” dhe se ishte në dorë të filantropëve dhe qeverive të pasura për të trajtuar pabarazinë e vaksinave.

“Kur flasim për shpenzimin e miliardave për të kursyer. . . triliona dëme ekonomike dhe dhjetëra miliarda jetë, është një politikë sigurimi mjaft e mirë”, tha Gates.

Ai shtoi se pjesa më e madhe e inovacionit për t’u përgatitur për një pandemi të ardhshme mund të jetë gjithashtu e dobishme në trajtimin e problemeve ekzistuese shëndetësore globale, si krijimi i një vaksine për HIV dhe vaksina më të mira për tuberkulozin dhe malarien.

Gates tha se dy financuesit e mëdhenj të zhvillimit të vaksinave gjatë pandemisë Covid-19, CEPI dhe qeveria amerikane, ishin “të guximshëm” duke vënë paratë në rrezik për të krijuar portofol më të gjerë të vaksinave të mundshme. Por ai pranoi se duhej bërë më shumë për të rritur furnizimet për të vaksinuar botën.

12 komente në “Bill Gates paralajmëron pandemi shumë më të këqija se Covid”

  1. L says:

    Te parandaloni pandemite e ardhshme, fare thjesht zhdukni gates ,faucin e Co, Mo’s.lejoni forumin ekonomik te davosit t vendose se c eshte e mire per ne,dhe zhdukni pandemit perher.
    Nqs kto para investohen kunder varferise ,skeni me as semundje ngjitese dhe njerezit ne gjith boten jetojn me mire.
    KY investon miliona tani,qe kur t jet vaksina gati,I fut nje tjeter virus dhe del si “shpetimtar”.
    KY s esht filantropist,KY esht investitor

  2. lexuesi21 says:

    Mos jepni lajme nga ky djall, se ky po e shkakton te gjithe kete..! Ka shteruar si krijues i Microsoftit dhe merret per te nxjerre fitime me shkaterrimin e jetes se popujve.

  3. albi says:

    Ky kriminel me emrin Bill Gates e di mire qe do kete pandemi tjeter se i financon vete njerezit qe prodhojne viruse.

    Ky njeri i ndyre eshte fytyra a Satanit ne Toke.

  4. Korcari 1 says:

    Ky eshte kanceri i njerezimit qe baske me Faucin,Shwab I pregatisin vete viruset qe te shesin vaksinat problematike vetem te fitojne dhe kontrollojne boten.Per sa kohe ky kriminel egsiston njerezimi do kete vetem te keqija.

  5. vp says:

    si eshte e mundur nje prodhues i computerve adhe software antivirus na u be shkencetar i viruseve njerezore… lutem gazetes te kuptoj se lajme te tilla nuk japin asnje satisfaction tek lexuesit ,thjesht ignore keto lajme ….prodhuesi Pfizer qe financohen nga njerez te tille vaxina qe koston $1 e shet per $30 dhe ky monster se bashku me Fauci shkencen jane aksionere ne prodhimin e vaxinave

  6. Alban says:

    S’e kuptoj pse qenkan mbledhur komentuese vecanrisht idiot. Jene alfrecakizuar fare a jq. PANDEMITE ekzistojne qe kur ka lindur njerzimi. Kjo s’eshte as pandemia e pare as e fundit. Fakti qe robi me i pasur i botes flet per pandemite, eshte sepse ky i ka arritur te gjitha ne jete, dhe tani thjeshte do te lej nje shenje per njerzimit. Edhe ju me alfredcakej do kishit dashur te ndihmonit njerzimit po te mundnim, por diferenca ndermjet jush dhe Bill Gates eshte qe ai ka mundesi te bej dicka, kurse ju e vetmja mundesi qe keni eshte te shkruni traplliqe te Tema.

    1. vp says:

      @Alban: fakted jane kokeforte ,,,mos i perfshi te gjithe si alfrecakizuar,, teorite conspirative se u prodhua virusi ne Lab jane tashme te evidentuara ,,,,vaxinat filimisht u shpallen si 97% mbrojtese …factikisht te prekurit nga Omicron jane me te shumtit te vaxinuarit… apo edhe kete do tja vesh emrin teori te alfrecakej … factet jane kokeforta dhe e verteta do dali dhe shpresoj te mos vonoj shume vjet qe ta besosh sa te jesh gjalle…. po jetojme ne epoken e agentes globaliste …Wake up!

  7. rexha 10 says:

    Semundjet qe krijohen nga natyra kane ekzistuar dhe do te ekzistojne gjithmone ,pore problemi eshte per viruse qe krijohen nga gabimet e njerzeve te shkences ,si i behet halli ?????.Deri dje thonit se virusi shpertheu ne Vuhan te Kines ,ku u zhduken edhe doktoresha ,pa lene asnje gjurme ,ndersa sote shba dhe Gates po thone se do te vijne viruse me te rrezikshem se OMIKRON ,DHE DELTA .Kushe ka dicka per te humbur ,bertet si Gates ,kushe ka dicka per te fituar ,dhe perfituar shkone dhe jetone ne hene bashke me miliardat qe ka .

  8. Edlira says:

    …seç shkruajne e komentojne ne shqip ketu disa idiote…o Zot! Nuk dine te shkruajne as shqip,por i kane idete e qarta…?

    Ju po qe e meritoni nje chip ne tru,se ju punon ka me qymyr truri!

    “Faren” e Idiotit nuk ke nevoje as ta mbjellesh dhe as ta kultivosh…rritet (si Trump?) vetiu!!!

  9. Lushi says:

    Per fatin tend te keq ti Edlira qenke perfaqesuesja me e denje e atij kontigjenti.

  10. vathoida says:

    Ndoshta se perpiqem them te verteten se egziston “nje menyre tjeter” e shkruar prej te tjereve , perfshi dhe ate kunder virozave te tilla , prandaj ndoshta dhe ju Tema nuk e publikoni komentin tim .

    Por a nuk eshte hera e dyte qe behet profeci para-Covidjane dhe pas-Covidjane ?! Pra te grumbullohen $ se do kete pandemi shume me te keqija (!!!) .

    Ajnshtajni ka shkruar se egoizmi dhe lakmia po shkateron planetin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje