Enver Hoxhaj: Edi Rama kryeministri më i mirë, por ju mungon demokracia e mirëfilltë

20 Janar 2022, 09:17Politika TEMA

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, në studion e ‘Arnautistan’ ka deklaruar se Edi Rama mund të cilësohet si  kryeministri më i mirë nga ana e përgatitjes, ndërsa nuk la pa përmendur as Berishën dhe Bashën.

Sipas tij, ata kanë një përfaqësim dinjitoz përsa i përket aspektit politik, por ajo që mungon në Shqipëri është demokracia e mirëfilltë, ku shoqëria duhet të lëvizë.

“Shqipëria ka një kryeministër i cili po them se nga Vjena në Athinë është më i mirë nga ana e përgatitjes.

Nuk jam për të bërë avokatin e tij, por edhe Berisha dhe Basha kanë një përfaqësim dinjitoz.

Ajo që unë shoh në jetën tuaj politike është se ju mjungon dhe se ende nuk jeni shndërruar në një  demokraci të mirëfilltë dhe jeta jujaj politike duhet të jetë më e hapur dhe demokratike dhe duhet të jetë më dinamike dhe e shoqëria duhet të lëvizë.

Rama ka koncept politik dhe moral, gjë që se shoh te Vuçiç dhe të tjerë në Europë”, tha ai.

4 komente në “Enver Hoxhaj: Edi Rama kryeministri më i mirë, por ju mungon demokracia e mirëfilltë”

  1. ENVER DJALI says:

    O Enver ke perdorur gjuhen dipllomtike per Edi Ramen ke thene cfare ndjene , ndersa per dy te tjeret i ke bere qefin per mos te krijuar ( konflikte) duke ja futur mases popullit e kunderta eshte populli eshte me i ditur se dyshja non grata grata

    1. Kalec Dega says:

      Na bone te mbushim syte me lot. na nxorre mallin e Dulles…..
      =
      lol
      =
      Ja pse duhet te jesh hajdut, mashtrues,mafjoz, tradhetar ne Shqiperi, te respektojne te gjithe.

  2. cuf dabjoni says:

    shoku Enver vjedhja a ka lidhje me moralin ?????????

  3. Free mind says:

    Edi Rama ne aspektin politik eshte nje politikan medioker. Organizator i paafte qe mbledh rreth vetes njerez pa personalitet, qe i sherbejne vetem unit dhe narcizizmit te tij. Ne fakt gjithkush identifikon qe nuk ka nje qeveri Rama, por vetem nje kryeminister pa qeveri.
    3 mandate dhe…
    Niveli i korrupsjonit i njejte. Shteti qe drejton eshte i krimbur. Eficenza mesjetare.
    Niveli i mafjes, i njejte.
    Kontrolli i territorit, mizarabel.
    Borxhi, akoma edhe me i frikshem.
    Investime dhe projekt per ndertimin e ushtrise, ZERO! Ne vend te investohet ne rritjen e aftesive tona vetmbrojtese, qe ju sherbejne edhe aleateve tane. Na e kane ndaluar me dhune formimin e ushtrise dhe ushtrite e huaja kane pushtuar Shqiperine me forca specjale, me arme te sofistikuara, me sherbimet e tyre sekrete dhe Jane kthyer ne pronare te bazave tona ushtarake, me mendjelehtesine dhe bashkepunimin e Edi Rames dhe gjithe kastes se kurrupsjonit politik.
    Projekte per ringritjen e sektorit strategjik industrial dhe teknologjik, ZERO. Mesjete.
    Bujqesia, mesjete.
    Emigracjoni, emoragji.
    Sistemi strategjik hekurudhor, ZERO.
    Reforma ne drejtesi, pavarsisht mutit qe hoqi, nje rrenim me pasoja dramatike. Drejtesia shqiptare u shit. Tani ka te tjere padrone, qe drejtesine dhe lirine e shqiptareve e organizojne sipas interesave te xhepave te tyre.
    Rrenimi i berishizmit tribal pas 30 vjetesh marrezi, e katapultoi Edi Ramen lart. Nje fat qe do te kishte puthur cdo kend ne vend te tij.
    Nuk i mohoet suksesi qe ka patur kur ne vend te mungeses se eficences, mungesese se strategjise, ka ofruar ne vend te tyre me sukse manipulues, demagogjine, ngjyrat siperfaqsore, politiken e sodomizimit alla turk, etj, etj.
    Shqiptaret njesoj te varfer dhe te perbuzur, ne koliben e qenit jashte mureve te BEse.
    Shteti qe drejton njesoj mesjetar, zhvates, arkaik, injorant dhe i korruptuar.
    Mendon aq sa duan te tjeret. Ju sherben me pasjon. Sherbimet e tij marrin lavdet e propagandes se diplomacise, qe i legjitimojne pushtetin dhe ” sukseset”. Ka kuptuar si funksjon loja e sukseshme e karrikes dhe po i vjel frytet, por Shqiperia dhe interesi i shqiptareve, jane ne rruge te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje