Greqia pranë njohjes së Kosovës?

20 Janar 2022, 18:26Rajoni TEMA

Kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias, ka theksuar dëshirën e Qeverisë së Greqisë, që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë i lidhur përmes gazsjellësit Trans-Adriatik(TAP). Një deklaratë të tillë Dendias e ka bërë pas takimit që ka pasur me ministren e Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Shwarz.

Kryediplomati grek, Nikos Dendias, ka folur në një konferencë për media bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvall-Shwarz.

Dendias ka thënë se është kënaqësi që e ka pritur Gërvallën në Athinë, pas vizitës që kishte realizuar në Prishtinë në qershorin e vitit të kaluar. Dendias gjithashtu ka përmendur edhe takimin e dhjetorit në Bruksel përgjatë një mëngjesi pune të organizuar nga “South East Europe Cooperation Process”.

Kreu i diplomacisë greke thotë se kontaktet e rregullta të vitit të fundit tregojnë dëshirën e qeverisë së Greqisë, Qeverisë së Mitsotakit, për të forcuar raportet në mes të Athinës dhe Prishtinës.

Kryediplomati grek gjithashtu ka treguar se kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e energjisë.

Ai ka thënë se dëshira e Greqisë është që Ballkani Perëndimor të jetë i lidhur, siç e dini përmes interkonektorëve të gazit të TAP-it ( Gazsjellësi Trans-Adriatik).

“Kryeministri Mitsotakis ka bërë të ditur se de-linjtifikimi [heqja dorë nga qymyri]është një prioritet imediat për qeverinë dhe synimi ynë pritet që të kompletohet në vitin 2028”, ka thënë Dendias.

“Në këtë kontekst, ne do të ishim të lumtur që të diskutojmë ekspertizën tonë në dhënien e ndihmës për të investuar në burimet e energjisë së ripërtritshme”, ka shtuar Dendias.

5 komente në “Greqia pranë njohjes së Kosovës?”

  1. Skrd says:

    Po po shume prane, se e thote Mero Bazja me keto titujt e karit qe ben neper lajme.
    Se iu rrujt kari greqise per kosoven dhe e ka me nxitim te madh njofjen.
    qr ca gazetarie me pikepyetje

  2. Shkodrani says:

    Titull absurd dhe i pa vertete!

    1. Cen durimgjati says:

      Greqia do e njohi kosoven. Jo nga qejfi, po e detyruar. Ështe dhe nen presionin e perendimit. Greqia nuk e mban dot sherrin me gjithe fqinjet.

  3. 17nentori says:

    E keni shume gabim te dashur. Greqise ja ka bere shume te shkoqur Amerika se cfare duhet te ndjeke, dhe i eshte kthyer nevojes pro-amerikane… qe tani e ka me te nevojshme se kurre.
    Amerika i ka garantuar Greqise suportim per te gjitha projektet e gazit ne Egje … por duhet Greqia ti hape rrugen nga cdo lloj pengese apo kapricio qe ka patur me perpara. Aty perfshihen edhe Maqedonia edhe Kosova dhe qe Greqia te mos vere me
    veto dhe ti mbylli nje ore e me pare njofjet shteterore dhe te mos pengoje por te suportoje aderimet e ketyre vendeve ne BE e me the te thashe.

  4. Partizani Velo says:

    Ska shans qe ta njohin Greket Kosoven, derisa jane si vllezer me Serbet …nqs prishen me ta ose Serbia njeh vete Kosoven , atehere do e njohin dhe ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje