“Fol si n’shpi”, Bregu bën bilancin e nismës për zerimin e roming: Maksimalisht 500 dhe minimalisht 305% e rritje të trafikut të telefonisë celulare dhe internetit

18 Janar 2022, 16:56Rajoni TEMA

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka bërë bilancin e nismës së ndërmarrë nga 1 korriku i vitit të shkuar ku shërbimi i telefonisë roaming u zerua për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bregu e konsideroi ecurinë e nismës “Fol si n’shpi”, si një histori suksesi ku ndau edhe shifrat e trafikut të telefonisë celulare dhe internetit.

Ndër të tjera ajo shkruan:

“Ja ta fillojmë vitin mbarë ?me një lajm të mirë që mund ?skepticizmin e gjithkujt që e ka të vështirē të besojë tek bashkëpunimi!

Sot, sa për një dozë të shëndetshme realiteti, me kënaqësi ju them se nga data 1 korrik 2021 kur ? #folsinshpi ose #roamlikeathome, ka hyrë në fuqi si regjim me tarifa zero në të gjithë rajonin, sot kemi:

Maximalisht 5️⃣0️⃣0️⃣ dhe minimalisht 3️⃣0️⃣5️⃣ % e rritje të trafikut të telefonisë cellulare dhe internetit????

Shqipëria ?? vetëm në tremujorin e fundit të 2021 ka shënuar një rritje prej 4️⃣0️⃣0️⃣% numrit të përdoruesve në roaming.

Përndryshe, një shërbim mëse i mirëpritur nga qytetarët e #ballkanitperendimor, më shumë komunikim e lehtësi për biznesin e të rinjtë.

Dhe, për më shumë, përveç krenarisë që kemi koordinuar një punë kolosale mes të gjithë vendeve të Rajonit, na ndiqni në ditët në vijim…?”, shkruan Bregu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje