Dodik "tremb" liderët e korruptuar të Ballkanit, që janë në "listë të zezë": Escobar mund të urdhërojë eleminimin tonë

17 Janar 2022, 19:06Rajoni TEMA

Anëtari serb i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik njoftoi për kthimin e zyrtarëve serbë në institucionet shtetërore të Bosnjës pasi u ftua për ta bërë këtë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe pas sanksioneve shtesë të vendosura së fundmi nga administrata amerikane për lëvizjet e tij për shpërbërjen e Bosnjës.

“Nuk është gjë e vogël nëse presidenti i Serbisë kërkon që kjo strukturë të mendojë për këtë”, u arsyetua sot Dodik në një konferencë për shtyp, i pyetur për kthimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e Bosnjë-Hercegovinës.

I pyetur në lidhje me shpalljen e sanksioneve të reja, të paralajmëruara nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Dodik tha se ai ka potencial ta urdhërojë likuidimin e dikujt.

“Nuk kam ndërmend të flas me një Përfaqësues të Lartë të rremë dhe të pazgjedhur. Republika Srpska nuk duhet t’i pranojë ata që na imponohen dhe t’i lërë ata të vendosin për ne”, tha Dodik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje