Vuçiç pasi votoi për referendumin: Vendimi i Kosovës për moslejimin e tij do të ketë pasoja të mëdha

16 Janar 2022, 14:13Rajoni TEMA

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pas votimit në referendumin e organizuar nga Serbia për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë, foli edhe për zhvillimet në Republikën e Kosovës, ku Kuvendi miratoi një rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi brenda vendit.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç tha se serbët nga Kosova “treguan se vota e tyre paraqet votë për Serbinë” dhe jo për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se vendimi i Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi “do të ketë pasoja të mëdha”.

Vuçiçi s’është ndarë i kënaqur as me vendet e QUINT-it dhe vendosmërinë e tyre për ta bindur Qeverinë e Kosovës që ta lejojë mbajtjen e këtij referendumi.

Ai pati qasje kritike ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Nga to nuk mund të dëgjohen kritika apo sanksione ndaj Prishtinës për ndalimin e votimit në referendum”, tha Vuçiç.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën e kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për referendumin e Serbisë.

Me 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën gjatë një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas rezolutës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.

Ekzekutivi i përballoi edhe kundërshtimeve nga shtetet e QUINT-it, që në një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, kërkuan që të lejohet mbajtja e referendumit.

5 komente në “Vuçiç pasi votoi për referendumin: Vendimi i Kosovës për moslejimin e tij do të ketë pasoja të mëdha”

  1. shori says:

    Po ky surrat-patatja, pse erdhi ne Shqiperi dhe votoi ne zgjedhjet e fundit parlamentare…???!!! Ysht fare e keqe, turkosporje budallo-dinake…!!! Me keta do ta besh “Shqiperine e Madhe”, o Mero… ???!!!

  2. zhaku i pamposhtur says:

    Joo do ta bej me ty dhe me vucicin..

  3. taso kume says:

    SHori ,me duket se ke kethyer me shume se nje gode,po flet sikur te ka zene “deti”, me larte flitet per ishministrin e Millosheviçit sot presidente ne tokat e KOSTANDINIT te madhe sot jetojne sllavet e stepave te Rusise dhe quhet SERBI, ska te beje fare ALBINI kryeministri SHqiptare i KOSOVES..

  4. Fatosi-kosove says:

    Vuqiqi nuk e ka me kurtin sepse pak a shum e mban mend qe kur ishte i burgosur se ai ishte bash i besueshem per serbine por ama i ka mbetur hatri ne osmanken qiken e ish udbash-it dhe milicit te serbise. Prandaj vuqiqi qe sot do tja ndale penzine otacit te osmankes, tjeter ska çfar te ban veq nese i then kutit e votimit si nje i deshperuar se po qarkullon ne rrjetet sociale.

  5. GN says:

    Cudi, Albini dhe populli serb mendojne njelloj! Vetem 30 perqint e serbeve dolen ne referendum, qe justifikon vendimin e Albinit qe qytetaret e Kosoves me origjine serbe mos te votonin. Tamam nje serb i zakonshem qe nuk i intereson se cmendon Vuciqi. Albini me veprimtarine patriotike diskreditoi referendumin sepse ndikoi ne 0.00000000001 perqint ne 70 perqindeshin e popullit serb qe nuk mori pjese ne referendum. Nga ana tjeter me bindje mund tebthuash se 70 perqint e serbeve mendojne njelloj si Albini. Bravo Albin se i tregove botes se Kosova ka zot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje