Blinken letër Albin Kurtit: Po koordinohemi me BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës

13 Janar 2022, 21:30Rajoni TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ku parashtrohen disa kërkesa veçanërisht për dialogun Kosovë-Serbi që pritet t’i normalizojë marrëdhëniet mes shteteve.

Përveç dialogut, në letër përmenden edhe disa tema tjera si: sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

Por, për dialogun, Blinken shkruan se mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogratit dhe Prishtinës. Blinken shton se ka koordinim mes administratës së Bidenit dhe partnerëve në BE për këtë qëllim.

“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka shkruar z. Blinken.

Blinken kërkoi nga Kurti që të punohet ngushtë me ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Ju lutemi të punoni ngushtë me Ambasadorin Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sepse të dy janë plotësisht të autorizuar për t’i adresuar këto çështje me ju. Të dy janë të përgatitur për t’i diskutuar specifikat me ju dhe ekipin tuaj. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta”, ka përmbyllur letrën dërguar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Sekretari i shtetit i SHBA-së, Antony S. Blinken.

Më poshtë gjeni letrën e plotë që Blinken ia dërgoi Kurtit:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga Sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,z. Antony J.Blinken.

Sekretari Blinken ka thënë se marrëdhënia ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane dhe të pavarur. Duke i strehuar me zemërgjerësi afganët që janë në pritje të rivendosjes, Kosova po tregon lidership në të cilin Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët mund të mbështeten, ka shkruar z. Blinken. Ngjashëm, ka thënë ai, vendosja e përbashkët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë e SHBA-së në Kuvajt, vë në pah kapacitetin në rritje të Kosovës për të kontribuuar në sigurinë globale.

“Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e Presidentit Biden të përcaktuar për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar në letër Sekretari Blinken.

Lidhur me raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë, Sekretari Blinken ka thënë se natyra e pazgjidhur e marrëdhënieve mbetet një pengesë e madhe ndaj anëtarësimit dhe integrimit të plotë në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, i cili është një qëllim i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka shkruar z. Blinken.

Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, Sekretari Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara, shpresojnë në lidershipin tuaj personal për rikthimin e momentumit në procesin e dialogut duke i mbështetur zotimet paraprake të vendit tuaj, pastaj duke e nxitur transparencën, duke i shmangur veprimet apo retorikën që mund t’i rrisë tensionet dhe duke u angazhuar në negociata me fokusin, kreativitetin dhe urgjencën e kërkuar.

“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar z. Blinken.

Mbështetja e vendimeve gjyqësore, në veçanti vendimeve që ndërlidhen me të drejtat e minoriteteve, do të kishte efekt të ngjashëm pozitiv dhe është në harmoni me prioritetet e qeverisë tuaj për fuqizimin e sundimit të ligjit, ka shtuar ai.

“Ju lutemi të punoni ngushtë me Ambasadorin Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sepse të dy janë plotësisht të autorizuar për t’i adresuar këto çështje me ju. Të dy janë të përgatitur për t’i diskutuar specifikat me ju dhe ekipin tuaj. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta”, ka përmbyllur letrën dërguar kryeministrit të Republikës së Kosoëvës, Albin Kurti, Sekretari i shtetit i SHBA-së, Antony S. Blinken.

6 komente në “Blinken letër Albin Kurtit: Po koordinohemi me BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”

  1. Ceni says:

    Cfare perulesie! Blinken i thote Albinit: ju lutem bashkepunoni me perfaqsuesit tane. Sepse ky koka me qoshe nuk kordinon me perfaqsuesit amerikane po vepron ne koke te vet.

  2. Ashtu Kot says:

    A je i sigurte Z.Ceni qe Albini vepron me koken e vet?! Une dyshoj.
    Ai drejtohet nga aljenet, qe diten qe Saliu ka hallet e veta. Ne kohen e Saliut, aljenet udhezonin Saliun dhe Saliu udhezonte Kurtin. Punet jane veshtiresuar, qe nga dita qe Amerika ka ngritur zhurmues ne Ballkan kunder aljeneve. Ne keto kushte, ka mundesi qe Albini nderlidhet me aljenet nepermjet lidhjes direkte. Thone qe aljenet kane nje konstante te vazhdueshme ne udhezimet e tyre. Ata udhezojne qe Albini te veproje me koken e vet, per te sabotuar bisedimet. Aljenet pastaj justifikohen se ja Albini desh vet qe te mos bisedojme….
    Eh, shiko Saliun tone qe ka qene i komanduar nga aljenet per 70 vjete dhe ne akoma mendojme se ai vepron me koken e vet. Me ne fund doli nje gazetar dhe i tha qarte Saliut se ai punon per aljenet. Pyetja eshte se sa do i duhen Kosoves te kuptoje se ai qe vepron kunder Amerikes eshte armik i Kosoves? Pune te ngateruara per ne tokesoret….

  3. Niko says:

    E keqja e internetit eshte se kane te drejt te komendojn edhe te paditurit edhe budallenjte si puna e Cenit dhe Ashtu Kot

    1. Ashtu Kot says:

      Niko ty te duket vehtja i zgjuar sepse nuk duhet te bashkepunosh me Ameriken? Blinken i “lutet” Albinit per bashkepunim. Kurse ai do veproje me koken e vet…njelloj si Pal Vata ne kohen e merumit… kujt I sherben kjo “kokefortesi”?…

  4. Gjergj Kristo Frasheri says:

    Serbia vijon me provokime dhe kërcënime me gjuhën e diktatit brenda territorit të Kosovës.

    Tashmë mbërriti edhe sajesa e rradhës. Serbia, brenda të drejtës së saj për hartimin e një referendumi në Serbi mbi ndryshime në Kushtetutën e Serbisë lidhur me drejtësinë, votime këto që do të mbahen nesër në Serbi (e diele, 16 Janar 2022), ka sensibilizuar mjediset politike të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që të grumbullojë votat në Kosovë në favor të referendumit serb në Serbi. Konkretisht, Presidenti i Serbisë, Vuçiç ka kërkuar për këtë, që të hapen posaçërisht qendra votimi në Kosovë vetëm për të votuar serbët atje, të cilët kanë dy nënshtetësi, atë shqiptare dhe atë serbe.

    Nga ana e vet, kryeministri Kurti i Kosovës nuk pajtohet me kërkesën serbe për hapjen e qendrave të votimit në Kosovë, me arësyetimin, se votimi në referendumin e një shteti tjetër, në një territor sovran, “nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”. Ai ka dhënë nga ana e tij zgjidhjen, se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë. Qëndrimit të Kurtit i është bashkuar edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ai ka theksuar, se partia që ai drejton, “e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfarëdo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës”. Gjithashtu edhe dy krerët e institucioneve qendrore të Kosovës, presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca, u deklaruan përkrah Kurtit, gjithashtu njëzëri kundër lejimit të mbajtjes së referendumit me qendra votimi në Kosovë.

    Nuk kam mundur të gjej deri tani asnjë informacion mbi qëndrimin e qeverisë apo institucioneve të tjera qendrore të Republikës sonë që merren me politikën e jashtme dhe atë kombëtare. Për mendimin tim, kjo çështje i takon sferës sonë kombëtare dhe institucionet e saj duke filluar nga ato diplomatike duhet të shprehen. Për më tepër në klimën, kur Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk mungon të kërcënojë duke deklaruar, se do të ketë “pasoja të mëdha dhe më të gjera, se sa pritej”, nëse nuk do të hapen qendrat e votimit në Kosovë. Kurse ne këtej nga mëhalla jonë nuk shprehemi.

    Në këto rrethana m’ë duket, se edhe Kosova, por edhe Shqipëria e kanë detyrë të mbështesin njëra tjetrën me argumente demokratike, në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare në Ballkan të këtij karakteri. Aq më tepër, kur qëndrimi i Kosovës ka mbështetje edhe nga qytetarët tanë.

    (Marrë nga faqja ime në Facebook)

  5. Ceni says:

    I nderuar Kristo:
    Shkrimi yt eshte I drejte, por ne vend te gabuar. Eshte puna per letren e Blinken per Albinin dhe jo per zgjedhjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje