Gazetari nga Bullgaria: Ne nuk i urrejnë shqiptarët, vetoja është për Maqedoninë e Veriut!

13 Janar 2022, 21:20Rajoni TEMA

I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga, gazetari i mirënjohur bullgar Spas Spasov, foli për veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo veto, po pengon edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por Spasov shprehet se Bullgaria nuk ka asnjë problem me Shqipërinë. Ai e krahason situatën e tanishme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me Bullgarinë dhe Rumaninë para vitit 2007, kur dy vendet ishin kandidate për BE pra vendimi për to do të merrej paketë. Kjo penalizonte dy vendet, por dhe ndihmonte politikanët e dy palëve t’ia hidhnin fajin vendit tjetër. Spasov sqaron veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se ndonëse nuk ka asnjë problem me Shqipërinë, kjo situatë do të vonojë procesin e integrimit për të.

“Duhet të jetë e qartë që Bullgaria nuk ka asnjë problem me Shqipërinë. Problemi është vetëm midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Prej 5 vjetësh Maqedonia e Veriut, nuk zbaton kontratën e mirë shkuarjes me shtetet fqinje. Kontrata garantonte mirë shkuarjen mes vendeve dhe vërtetonte që nuk ka asnjë problem midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

E njëjta situatë ka ndodhur më herët me Bullgarinë dhe Rumaninë. Në procesin e para kandidimit në vitin 2007 të Bullgarisë dhe Rumanisë ne ishim paketë me Rumaninë. Gjatë kohës që ne ishim vende kandidate për integrimin në Evropë, fajësonim njëri-tjetrin, se kush pengon kë. Bullgaria ankohej që e pengonte Rumania dhe Rumania thoshte se e pengonte Bullgaria. Për politikanët ishte një justifikim. Ajo që ndodhi në të vërtetë dhe që pasoi ishte ngadalësimi i futjes në Bashkimin Evropian, për të dyja vendet.

Por paketimi, nuk është çështje që mund ta zgjidhë Bullgaria. Kështu që edhe Shqipëria me Maqedoninë e Veriut janë në të njëjtën situatë dhe pikë pengese është mos zbatimi i kontratës që Maqedonia e Veriut ka me Bullgarinë për mirëshkuarjen.

Problemi me Maqedoninë e Veriut?

Problemi i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duket i vështirë për t’u kuptuar nga Bashkimi Europian. Por prej disa vitesh Maqedonia e Veriut përdor një gjuhë urrejtje.

Në tekstet që mësojnë fëmijët, në gjuhën e medieve, dhe politikanëve të Maqedonisë së Veriut ne përshkruhemi si vrasës apo fashistë.

Ndaj Bullgaria, nuk ka se si të mbështesë një shtet që përdor këtë lloj gjuhe dhe nuk mëson nga gabimet që ka bërë.

Nga ana tjetër prej vitesh Bullgaria vazhdon bisedimet për shtetasit maqedonas që kanë origjinë bullgare. Këta njerëz janë diskriminuar dhe lënë në qoshe nga qeveria. Fakt interesant është që një pjesë e mirë e tyre kanë pasaporta bullgare. Të marrësh pasaportë bullgare është e rëndësishme sepse t’i tregon origjinën bullgare, gjë e cila për një pjesë të mirë të maqedonasve nuk është problem.

Do të doja të bëja të qartë që bullgarët nuk i urrejnë shqiptarët, përkundrazi! Unë di të them që Bullgaria di shumë pak për Shqipërinë. Dhe hyrja e Shqipërisë në BE do të na ndihmojë që të njihemi më mirë. Dhe kjo është edhe detyra e gazetarëve që dy popujt të njihen më mirë”, u shpreh Spasov

2 komente në “Gazetari nga Bullgaria: Ne nuk i urrejnë shqiptarët, vetoja është për Maqedoninë e Veriut!”

  1. PO , PO says:

    Budallalleku nuk njeh kufi ! Ai nuk kursen as gazetaret : ” Ne nuk urrejme shqiptaret , poooor . . . ,”bashkatdhetaret” tane ne Maqedoni . . ” !
    A mund te flitet me qarte se kaq ?

    1. Broni says:

      Po thote qe e ka me sllavet e Maqedonise pra, as.me Shqiptaret dhe as me Shqiperine.

      Nuk ka rendesi se cfare mendimesh kane jevgjit bullgare se si prostituta shihen nga Shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje