Serbia tenton futjen e materialit zgjedhor në Kosovë, arrestohet zyrtari serb

15 Janar 2022, 09:45Rajoni TEMA

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka njoftuar të premten në mbrëmje se në pikën kufitare Merdare, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është ndalur një zyrtar i Komisionit Republikan Zgjedhor, i cili ka tentuar të importojë materiale zgjedhor në Kosovë për referendumin e ardhshëm në Serbi, i cili do të mbahet më 16 janar.

Sipas njoftimit, koordinatori i këtij Komisioni, Marko Jankoviq, ishte i shoqëruar nga dy kamionë që transportonin material zgjedhor, lidhur me çka “ishte njoftuar Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë”.

Mes tjerash në njoftim është thënë se Policia e Kosovës ka konfiskuar dy kamionët dhe ka arrestuar zyrtarin e Komisionit, si dhe vozitësit e kamionave.

Në njoftim është thënë edhe se zyrtari i Komisionit është dërguar “në drejtim të panjohur”.

Lidhur me këtë çështje është thënë të jenë njoftuar edhe zyrtarë evropianë.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë ishte i obliguar që sonte të merrte përsipër materialin zgjedhor në përputhje me mandatin e saj në terren, por edhe gatishmërinë e shprehur për organizimin e referendumit, për të cilin jemi njoftuar me një letër të datës 22 dhjetor të vitit të kaluar. Mirëpo, sonte misioni i OSBE-së, jo vetëm që nuk ka marrë përsipër materialin e referendumit, por as nuk është paraqitur në Merdare, ku është dashur ta marrë materialin, siç është bërë çdo herë deri më tani në proceset e mëparshme zgjedhore”, përmendet në njoftim.

Policia e Kosovës dhe OSBE-ja ende nuk janë prononcuar lidhur me këto zhvillime.

Ndryshe, institucionet e Kosovës kanë thënë të premten se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë, përbën shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Ata thanë se qytetarët serbë të Kosovës, me dyshtetësi, do të mund të votojnë për referendumin në Serbi sipas praktikave ndërkombëtare, që në këtë rast, sipas tyre, nënkuptojnë mundësitë përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Më heret më 14 janar, zyrtarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë thënë se me keqardhje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar OSBE-në që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi. Ata i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur.

Udhëheqësit e Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës u kanë bërë thirrje vendeve të Quint-it që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër, marrë parasysh se pavarësia e saj është njohur nga shumë vende demokratike në botë.

Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar.

Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe Serbia është obliguar për to në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Siç kanë shpjeguar vazhdimisht përfaqësuesit e BE-së, qëllimi i ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë është që të arrihet një gjyqësor i pavarur, pa ndikim politik dhe për sundim të ligjit./REL

7 komente në “Serbia tenton futjen e materialit zgjedhor në Kosovë, arrestohet zyrtari serb”

  1. Elbasani says:

    al-bin turku i kosoves si shume po kruan bythen me gjethe fiku..Anadollak do hash koken tende sebashku me anadollaken kokelopen sulltana osmanli. Amerika dhe Europa te tha duhet ti lejoshe Serbet qe te votojne kane te drejten e tyre more funderrine islamike !!!! Krahina turke kosovo ushqehet nga Serbia cdo gje ushqimore vjen nga Serbia o al-bin turku.???? Kosova vetem suxhuk turku prodhon asgje tjeter.!!!!

    1. vezhguesi says:

      Elbasani-elbasanasit njihen per njerez te urte e patriote, prandaj mos e prish kete zakon te atij qyteti te cilin e njoh shume mire.
      Nuk besoj se Albin Kurti nuk beri ate qe duhet te bente duke mos lejuar qe qytetaret kosovare te kombesise serbe te merrnin pjese ne nje referendum i thirrur nga Serbia. Ku eshte pare ne praktiken boterore qe nje shtet te organizoje referendume ne territorin e nje shteti tjeter?
      Nese duan, serbet e Kosoves mundet te ndjekin rregullat e gjithe botes dhe te votojne me poste apo internet. Eshte detyre e shtetit te Serbise qe ti krijoje keto kushte, brenda rregullave nderkombetare.
      Nuk kam ndonje respekt te vecante per Albin Kurtin, sidomos kur futi hundet ne Shqiepri ne perkrahje te Berishes, por kur ai vepron drejt, sic ka vepruar kete rradhe, duhet perkrahur.

      1. shqipo says:

        Ky “Elbasani” nuk ka lidhje as me Elbasanin, as me Tiranen e as me ndonje qytet tjeter te Shqiperise. Ai eshte nje coban inferior dhe analfabet, lindur dhe rritur mes dhive dhe deleve, qe perdor emra te ndryshem sipas rastit. Por ne thelb ai eshte thjesht PISOGLENDI (dmth byth-argetues), nje greko-turk i neveritshem dhe me nivel te ulet inteligjence!
        Sa i perket ceshtjes, veprimi i shtetit te Kosoves (ne kete rast edhe i Albin Koqes), eshte mese i drejte dhe i sakte! Kur Albini e ka te drejte veprimin ti japim te drejte, kur e ka gabim ti themi gabim. Per Open Ballkan Albin Koqja ja fut kot, si torrollak. Por ne rastin e targave te makinave per hyrje-daljet ne kufirin Serbi-Kosove kishte plotesisht te drejte. Kerceu si kacagjel Serbia, jo po afroi dhe ushtrine ne kufi, jo po terri jo po verri dhe cfare? Asgje, u be ashtu si tha Kosova dhe Serbia hengri mut dhe u ngop! Pse? Sepse shteti i Kosoves kishte te drejte. Keshtu edhe ne kete rast. Kosova ka te drejte, shtetasit serbe banore te Kosoves natyrisht qe kane te drejten e votimit per shtetin e Serbise, por votimin nuk kane shanc ta bejne brenda territorit te nje shteti tjeter. Le te shkojne ne Serbi e te votojne, pa problem. Ose le te votojne me poste apo ne ambasaden e Serbise ne Kosove (zyra serbe e nderlidhjes). Kaq thjesht dhe qarte!
        Mjafton te shikoni reagimin e shteteve perendimore qe te kuptoni se : ” … me keqardhej kane pranuar vendimin e Qeverise se Kosoves per te mos lejuar OSBE-ne per te mbledhur votat ne Kosove per referendumin e Serbise … “.
        Me “keqardhje” o posi!!!!
        E moret vesh lajmin e ri : Serbia ka hapur qendra votimi ne 4 qytete brenda Serbise, kufitare me Kosoven, qe te shkojne te votojne atje serbet e Kosoves! E moret vesh hahahahaaaaaaa

    2. Ylli says:

      Elbasani, Albinit ți ja rrosh koqet, e kosovaret ta futshin suxhukun ne bythe me pak gjethe fiku.

  2. KUKESI says:

    SERBET E KOSOVES DUHET TE VOTOJNE NE SHQIPERI TEK RAMA SHUME E LEHTE ESHTE KJO

    1. Marko Tirona says:

      [email protected] shpellar ju jeni te pabese jeni moloqer te trashe EDI RAMA ju beri me Fushe Aviacioni dhe ju prape shpellare ngelet jeni mosmirnjohes o pacavure e shpellarit berisha.

  3. Tanguli says:

    Kukesi apo Shishtaveci, o serb i Salies?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje