Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia përfituan nga fondet e BE kundër Covid-19

20 Janar 2022, 15:45Rajoni TEMA

Komisioni Evropian ka përfunduar dhënien e ndihmës financiare për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbisë si pjesë e Fondit të Solidaritetit prej 385.5 milionë eurosh, shumë nga e cila kanë përfituar edhe 17 shtete anëtare të BE-së.

Ndër shtetet kandidate që kishin kërkuar mbështetje, Shqipëria dhe Mali i Zi ishin të parat që përfituan, ndërsa për Serbinë ndihma financiare pritet të paguhet së shpejti. Shqipëria ka përfituar nga ky fond 54 milionë e 756 mijë euro. Mali i Zi ka përfituar 15 milionë e 329 mijë euro, ndërsa Serbia 495 milionë e 401 mijë euro.

Tre shtetet i dorëzuan aplikimet në Qershor 2020. Në verën e vitit 2021, Komisioni miratoi vendimet zbatuese për dhënien e kontributit financiar.

Këto para janë përdorur për të trajtuar urgjencën shëndetësore të koronavirusit, blerjen dhe administrimin e vaksinave, pajisjeve mjekësore, kostot e kujdesit shëndetësor dhe të analizave laboratorike.

1 komente në “Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia përfituan nga fondet e BE kundër Covid-19”

  1. Samiu says:

    Serbia 11 here me shume se ne….?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje