Trukimi i zgjedhjeve në futboll: Vihet nën hetim kryetari dhe anëtari i Shoqatës Erzeni, falsifikuan firmat dhe votuan në emër të Bashkisë së Shijakut

20 Janar 2022, 11:00Sport TEMA

Trukimi i zgjedhjeve në futboll ka përfunduar me dy persona të vënë në hetim.

Zyrtarisht janë vënë në hetim kryetari i Shoqatës FK Erzeni, Marjus Shahini si edhe anëtari Fundim Dollaku. Shahini dhe Dollaku kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit Erzeni, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak në zgjedhjet për shoqatën rajonale të futbollit të Durrës.

“Shpërdoruan detyrën dhe kompetencat, procedohen penalisht kryetari dhe anëtari i shoqatës KF Erzeni.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar Durrës proceduan penalisht shtetasit M. Sh., me detyrë kryetari i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni dhe F. D., anëtar i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, për veprat penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Për këta shtetas është bërë kallëzim nga ana e Drejtorisë së Shumë Sporteve në Bashkinë Shijak, se dyshohet që shtetasit M. Sh. dhe F. D., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje