Sot janë bërë 16 vjet nga vdekja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006, u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Funerali i Rugovës ishte njëri nga më të mëdhenjtë në historinë shqiptare. Rugova u varros 5 ditë pas vdekjes, më 26 janar.
Rugova ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar. U njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.
Dr. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në vitet 1976-1977, ai studioi nën mbikëqyrjen e Roland Barthes në Paris, ku zhvilloi interesat e tij shkencorë në letërsi me një fokus në teorinë letrare
Ai themeloi LDK-në në vitin 1989 si një lëvizje e gjerë e cila udhëhoqi institucionet “paralele” të Kosovës në vitet 1990, pasi lideri serb Sllobodan Millosheviç kishte shfuqizuar statusin autonom të Kosovës.
Pasi Beogradi vendosi sundimin e drejtpërdrejtë, Rugova u zgjodh jo zyrtarisht si president i Kosovës për dy mandate.
Kur NATO-ja nisi sulmet ajrore në një përpjekje për ta detyruar Millosheviçin të tërhiqte forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe nga Kosova në mars 1999, policia hyri në shtëpinë e Rugovës në Prishtinë dhe e vendosi atë dhe familjen e tij në arrest shtëpie.
Pas më shumë se një muaj, Rugova dhe familja e tij u lejuan të largoheshin për në Itali. Ai u kthye në shtëpi në Kosovë pas përfundimit të luftës, në korrik 1999.
Ai u zgjodh zyrtarisht president nga parlamenti në vitin 2002 dhe u rizgjodh në vitin 2005.
XHAFER DEVA
REXHEP MITROVICA
IBRAHIM RUGOVA
TRE ANTISHQIPTARET ME TE TERBUAR TE KRAHINES KOSOVO
NJE PASSAGE NGA KUJTIMET E KRIMINELIT XH.DEVA : TE PUSHKATUARVE TIRANAS I PRISNIM GISHTIN PER TI MARE UNAZEN …………SOT NE KOSOVO KA EMRA RRUGESH TE KETYRE KRIMINELVE KY ESHTE PATRIOTIZMI KOQEVARESKE ESHTE NJESOJE SIKUR NE TIRANE TE KETE EMERTIM RRUGESH ME EMRIN ARKAN . MILLOSHEVICI .
ua rrofsh koqet Koqovareve o koqe