Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Gridsa Duma është takuar sot me gratë demokrate të LDG-së Berat. Duma ka deklaruar për mediat se ka ardhur momenti të thuhen të vërtetat brenda PD-së sepse vetëm të vërtetat që çojnë në një proces të shëndetshëm për ngritje e Partisë Demokratike në nivelin e meritës dhe në nivelin për të ardhur si forcë alternative në pushtet.
Kritikat e parashtruara nga zonjat demokrate beratase, Duma i ka cilësuar si vlerë të shtuar, pavarësisht momentit kritik që po kalon Partia Demokratike pasi-sipas saj-këto kritika lidheshin me mënyrat sesi mund të forcohet Partia Demokratike, jashtë çdo diskutimi mbi individë të veçantë.
Duke dekraruar se brenda dy javësh do të finalizohen zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas në Berat,Duma i ka cilësuar gratë demokrate si një forcë e madhe brenda PD-së.
Duma ka folur edhe për situatën e krijuar brenda selisë blu, teksa i ka cilësuar personat e lëkundur brenda PD-së si persona që duke kontribuar gjatë brenda Partisë Demokratike kanë të drejtë të jenë emocional, edhe pse të gjithë demokratëve u del si detyrë të jenë racionalë, të arsyeshëm dhe të kuptojnë që e vetmja mënyrë që i nxjerr demokratët të fituar është që Partia Demokratike të forcohet.
“Përtej emrave individualë, përtej Lulzim Bashës, Sali Berishës apo kujtdo tjetër ne të gjithë duhet të mendojmë që Partia Demokratike të jetë forca fituese dhe alternativa e shqiptarëve për ndryshim”-ka thënë Duma.
Ndrë të tjera, ajo ka komentuar edhe 8 janarin, duke e cilësuar si një ngjarje të shëmtuar, që nuk duhet të ndodhte. Duma thotë se e priste atë që ndodhi atë ditë, pasi e njeh Sali Berishën.
“Unë nuk doja që të ndodhte por e prisja që të ndodhte.E prisja të ndodhte sepse e di çfarë do të thotë kur kalon logjika. Nuk do të doja kurrë të flisja për një zvarritje personale të lojës së Sali Berishës, që do zvarriste Partinë Demokratike.
Unë e di shumë mirë që kur Sali Berisha e merr motorin e nxehur emocional të tijin vepron edhe kështu dhe e prisja gjithçka ndodhi në 8 Janar. E kam ndëshkuar atë dhunë, kam qënë aty dhe e di që dhuna mendore, psikologjike dhe shpirtërore brenda godinës së PD-së atë ditë ishte shumë herë më e madhe se jashtë godinës.
Ne ishin brenda godinës, jo për ta mbrojtur atë me trupa, por për të treguar se në ditë të vështira ne nuk e lëmë instutucionin. E kam thënë shpesh herë që nuk ishte çështje muresh por çështje institucioni dhe kauzën duhet ta mbrosh deri në fund dhe është fitore që nuk kishte gjak atë ditë”-ka thënë Duma nga Berati.
Kaq i dhunshem ish edhe kur i lexoje Eseninin ke zyra private?
E dije qe Berisha prodhon dhune? Po per 21 janarin pse nuk fole? Po per sulmet mbi parlament pse nuk fole? Njelloj jeni te gjithe, te dhunshem.
Po kur flije me te ndjerin ke Hotel Polat ne Istanboul, e njihje Sali Birishen ahahhaha
Grida ti ke pare shume jo vetem ne 8 Janar dhe pikersht kjo te ben shume fajtore sepse fenomeni Berisha po te ishte kundershtuar nga ju intelektualet ne kohe nuk do perfundonte si perfundoi. Berisha eshte nje i semur mendor per pushtet . Ai djeg vjedh shkaterron sa here ja do interesi dhe ju keto i keni ditur pse nuk e ndaluat , pse kaq vone .Ju ithtaret e tij benit njeren per te ndersa tani papritur nuk jeni me me nje llogore. Qe keni realizuar kete eshte shume mire por nuk eshte pak si vone.Figurat tuaja jane te shume te perlyera gjate jetes suaj politike keshtu mendoj eshte me mire te largoheni eshte me e shendetshme dhe me e ndershme. E pakta qe mund te beni. Deri dje ishit ne nje llogore ja dini gjithcka njeri tjetrit pse nuk folet ?????
Grida bjeri seibie mire.d
O zot, po shih cfare vesh kjo more aman! Po si thellohet ne fshatarizem KY njeri!