“Reforma në Drejtësi sulmohet nga mëngjesi në darkë”, Rama: SPAK është foshnje që ka nisur të belbëzojë

21 Janar 2022, 13:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur për reformën në drejtësi duke thënë se pengohet e sulmohet çdo ditë nga mëngjesi në darkë, por e vijon punën.

Në një komunikim live në facebook, me rastin e 11 vjetorit nga protesta e 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues, Rama foli edhe për SPAK duke e cilësuar si foshnje që ka nisur të belbëzojë.

Ndër të tjera theksoi se është rihapur çështja e Gërdecit, ndaj po bëhet një gur themeli në aspektin e vënies së drejtësisë.

Rama: Pse është një ditë më e mirë? Se nuk jemi më në kushtet kur ishim të etur dhe nuk kishim asnjë gur themeli, ishim në ajër mbi një kënetë, sot kemi bërë një gur themeli. Sot është rihapur Gërdeci, një nga dy kapakët e vrasjeve shtetërore, dy tragjedi që ndodhën për shkak të korrupsionit të krimit shtetëror.

Nga drejtësia e kalbësirave që po pastrohet nga vetting është rihapur dhe po hetohet nga SPAK-u. SPAK nuk është FBI, as një strukturë e jashtme në vende ku funksionojnë prej kohës kur ne flasim këtu s’kishim lindur akoma, por është foshnje që ka nisur të belbëzojë, të japë shenjat e para.

E pra, ka rihapur Gërdecin dhe jam i bindur që “drejtësia vonon, por nuk harron” sot ka kuptim, duan apo s’duan se nuk ka një tjetër rrugë. Unë i kuptoj të gjitha akuzat, të gjitha teoritë e konspiracionit sepse padurimi dhe padrejtësia ka krijuar një terren shumë pjellor për të gjitha këto, aq më tepër që Reforma në Drejtësi sulmohet, pengohet e sabotohet nga mëngjesi në darkë, por vijon.

6 komente në ““Reforma në Drejtësi sulmohet nga mëngjesi në darkë”, Rama: SPAK është foshnje që ka nisur të belbëzojë”

  1. lec berisha says:

    po e vertete eshte, por ama per te denuar denohen vetem ata qe do ti.

  2. Albi says:

    O bablok a di gje ku eshte Agim Llupo….po Agron Malaj ehehee e bere kryetar Bashqie …eh bablok bjeri se i bie mire
    Ne mungese te ndeshkimit nga drejtesia, sepaku te te damkosim publikisht …

  3. 1 says:

    Ti po tall trapin me kete popull debil.Jane jo pak po 11 vjet qe ti i nxore ne rruge dhe u vrane.Kishe 11 vjet per te grumbulluar provat e ti coje atje ku duhet,po ju te gjithe nje moster jeni ,per interesin tuaj te vrisni e hic nuk u ruhet

  4. Salih says:

    Me sa duket kjo “foshnje/spak ” do ngelet “foshnje” per 30 vjet tè tjera…
    Deri tani, asgje per t’u shenuar, llalla ,gjoja “peshk i madh” njè fluske sapuni, gjyqtare dhe prokurere te super korruptuar,bejne kokren e qejfit…e kanè te sigurt kthimin ne koshere mbas 5 vjetesh…etj,etj …

  5. Totenkopf says:

    Akoma kete besoni,ky nuk beson veten e tij .edhe pas 110 vitesh te njejtat gjera do thote.Ky njeri jeton ne Albanian e tij virtuale,se ne Shqiperi realiteti eshte tjeter ne e shohim perdite Shtetin rrenacak te tij dhe partise se tij.

  6. Kujtim Gjuzi says:

    Ky palaço mjekercjape me poture është shoku im

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje