"Berisha urdhëroi të qëllohet mbi protestuesit e 21 janarit, turp i drejtësisë që nuk e ka marrë nën akuzë"

21 Janar 2022, 10:26Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se Sali Berisha urdhëroi të qëllohet mbi protestuesit e 21 janarit të vitit 2011.

Sipas Ballës, hezitimi 11 vjeçar i prokurorisë për të marrë si fillim në pyetje dhe më pas nën akuzë atë që dha urdhrin të qëllohet mbi popullin, është turpi i drejtësisë.

“Për fat të keq edhe i drejtësisë së re, e cila po luan ping-pongun e vjetër me dosjen sipas tyre ende pa autor të dëshmorit Aleks Nika”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

KURRË NUK DO HARROJMË!??

Më 21 Janar 2011 Sali Berisha urdhëroi të qëllohet me plumba mbi popullin që kishte dalë në protestën më të madhe kundër regjimit të tij korruptiv, duke u marrë jetën katër shqiptarëve të pafajshëm e plagosur dhjetra të tjerë. Sali Berisha e ka pranuar botërisht se ai ka qenë urdhëruesi. Kemi depozituar kallzim penal pas ngjarjes me prova dhe fakte ndaj zinxhirit komandues të vrasjeve më 21 Janar, kupola e të cilëve nuk u morën kurrë të pandehur. Hezitimi 11 vjeçar i prokurorisë për të marrë si fillim në pyetje dhe më pas nën akuzë atë që dha urdhërin të qëllohet mbi popullin, është turpi i drejtësisë. Për fat të keq edhe i drejtësisë së re, e cila po luan ping-pongun e vjetër me dosjen sipas tyre ende pa autor të dëshmorit Aleks Nika. Urdhëruesi është Sali Berisha!

1 komente në ““Berisha urdhëroi të qëllohet mbi protestuesit e 21 janarit, turp i drejtësisë që nuk e ka marrë nën akuzë””

  1. Boll says:

    Perpiqem te kuptoj cfare do te thot:
    “Turp I Drejtesise”…!! A ka ndonje ta spjegoj ??!
    U vrane 4 qytetare..!!
    Eshte ky nje “akt I turpshem” qe prokuroria nuk bene detyren??!
    Boll..!! Boll .. Ju bastard te politikes..!! Boll.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje