Rama kujton 21 janarin: Drejtësia vonon, por nuk harron (iu përgjigjet dhe komentuesve, që i thonë se tradhtoi viktimat)

21 Janar 2022, 09:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar këtë mëngjes, 4 të vrarët e 21 janarit.

“Mirëmëngjesi dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi”, shkruan Rama.

Atij i kanë shkruar komentues, një prej të cilëve i është përgjigjur.

“I përjetshëm kujtimi.Po ju z.kryeminister nuk e mbajtët fjalën. Për më shumë sot e kësaj dite jini bërë njësh me vrasësit e tyre. Ju po hiqni zvarë dënimin e kriminelëve. Është turp që sot del dhe kujton ata që ranë për idealet tuaja”, shkruan komentuesi.

“Niko Ballco keto ofendime nuk kane asnje lidhje me faktet e me argumentat, keshtu qe nuk kam cfare them fare sepse kush ofendon nuk do dialog, po do vetem te flase vete e te degjoje vete”, i përgjigjet Rama.

9 komente në “Rama kujton 21 janarin: Drejtësia vonon, por nuk harron (iu përgjigjet dhe komentuesve, që i thonë se tradhtoi viktimat)”

  1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Kryeminister legen.

  2. Sufllaqe per te gjithe says:

    U ngopem me monologjet tuaja bosh.. Prandaj as nuk na intereson dialogu me ju. Ju duhet te ishit ne burg tani. Ne qeline perballe, Sali Berisha.

  3. Totenkopf says:

    Ky njeri nuk ka aspak Burreri se eshte politikan. Edhe ti vete flet e vete degjon Zoti Rama , ti nuk Qeverise me Ilir Meten. Qe ishte me Koalition me Berishen kur u vrane njerezit, ti nuk Ben pazare me Lulzim Bashen qe ishte Minister I brendshem me ate kohe. Kur ti si Kryminister 9 vite nuk zbardh dot nje vrasje diten per diell nuk ben me per asgje. Si gjithmone me ironi dhe pordhe me komentuesit, nuk punon ne Rjetet Sociale zoteri ne Krye te Qeverise je. Pak me fodull dhe pak me kujdes me fjalet se ke simptoma injoranti dhe bukeshkeli karshi viktimave .

  4. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Vazhdoni homazhet ju,saliu tall menderen me ju me te vraret dhe gjith popullin dhe me prokuroret e gjin gjonat.
    Dhe me e bukura eshte se do te behet km i ketij popull budalla

  5. Unfortunately says:

    Ti thush Rames qe eshte turp qe ende kjo ngjarje nuk hetohet sipas ligjeve ne fuqi nuk eshte fyerje dhe as sharje. Eshte thjesht konstatim i sakte. Vrasesit kane emer nuk jane anonim, nuk fshihen dhe ju bejne karshillek viktimave. Perkundrazi per ta fajin e kane viktimat qe dolen ne proteste apo guxuan te hidhin gure mbi ndertesen e kryeministrise. Me keqe ende Rama vete kerkon te ndaje pushtetin me ta duke varrosur shpresen se nje dite do hetohen.

  6. Shaqo says:

    Keta komentuesit nuk jane te verber, jane QORRA!

  7. Sahale Shpellari says:

    Po mire more Zoti Krye Minister, vertet behesh kaq pallosh e del e u thua njerzve qe drejtesia vonon por s’harron… Ky eshte refereni i c’do 21 Janari… Po c’pret Drejtesia mor vella, qe Sahaleja, Lulushka dhe te gjithe ata qe u implikuan ne ket vrasje, nje shtet kriminlesh qe dha urdher te qellohet mbi njerez te pafajshem te dalin e t’a pranojn, dhe vetem keshtu mund te behet drejtesia???… Po a di ti more zt Kryeminister qe per te shten me arme ne drejtim te turmes, nje njeri dha urdher, dhe ku qe dha urdherin s’eshte nje Kpaterr i Gardes apo dhe Komandanti i saj,… urdheri erdhi nga lart, qoft Lulushka apo Berisha, qoft direkt ose indirekt, me veprim apo mosveprim, jane fajtoret qe duhet te ishin perballur me drejtresine. Qoftlargu, SaHaleja dilte para kamerave duke bertitur qe do kishte vrar dhe 300 te tjer, ai ndaloi hetimin ndaj gardisteve dhe i mbajti peng ne Kryeministri duke mos lejuar Prokurorin te bente punen e saj, dhe vetem ky fakt eshte nje shkelje flagrante e ligjit, pa permendur ketu pellitjet per “Laviren e Bulevardit…” Ju nuk keni vullnetin apo guximin per t’i ven para drejtesise vrasesit, se ju e keni hallin vetem te ajo karrikja, pa per ata qe iken, a s’ju prishet terezija. Prandaj mos dil me keto pallavra per drejtesine, se ofendon inteligjencen e c’do Shqiptari. Nje nga premtimet qe dhe kan kalur 11 vjet dhe as veprimin me fillestar s’keni marr si qeveri. S’i Kryeminister, si deputet, si kryetar i Partis ne pozit keni nje detyrim qe t’i kerkoni llogari kujtdo qoft panderhyre ne punen e tyre si prokuror apo gjykates… Gjeja me e thjesht qe mund te kishit ber do ishte thirrja e Kryeprokurorit ne Parlament per te dhen shpjegime pse s’eshte zgjidhur ky hetim… Keshtu do kishe fytyre te dilje e te n’a kujtoje se “drejtesia vonon por nuk harron, qe do tingellonte me e sinqert.

  8. Sos says:

    NUK KA OFENDIM ME TEMADH PER TE MAJTEN FAKTI
    QE ENDE TI NUK E KUPTON SE .DUHET TE
    DOREHIQESH E TI LESHOSH KARRIGEN NJE SOCIALISTI TE NDERSHEM E PATRIOT
    THIRRI MENDJES SE NUK THONE KOT
    KOKA BEN KOKA PESON

  9. Kris 1 says:

    Rama akuzohet kot.Ai e beri detyren e vet.
    Kokelarin e beri president
    Saliun qe mos levize bishtin e futi nen kontrollin e plote te sherbimeve qeveritare dhe i shoo-in badygardet.Le te levize po deshi
    Lulit ja zuri frymen me para
    Gardistet I futi be PS
    Rama dhe partia PIS e mbajne fjalen.Tani presin qe amerika dhe Luli te dorezojne ne prokurori dosjen e 21janarit
    Cfaje ka Rama qe Biden po vonon?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje