21 janari i Lulzim Berishës

21 Janar 2022, 09:33Politika TEMA

Nga Ilir Metaj

Në këtë jetë, ndodh shpesh që njerëzve u bashkohen rrugët nga miqësia, ose u ndahen përgjithmonë nga urrejtja.

Bashkimet sikurse dhe ndarjet janë liri.

Por në jetë ndodh rrallë që dy njerëz t’i bashkojë përgjithmonë urrejtja.

Ky bashkim është skllavëri.

21 janari hyri dhunshëm në kalendarin e shqiptarëve si celebrim i përgjakur i urrejtjes së dy individëve ndaj demokracisë.

Dhe kjo datë i bashkoi pergjithmonë rrugët e tyre.

U celebruan me kurorë në praninë e 4 dëshmitarëve në arkivol.

Sali Berishën dhe Lulzim Bashën nuk i ndan dot më asnjë vulë,shul apo matrapik.

Sikur asgjë tjetër të mos kenë më bashkë, do të jenë përgjithmonë bashkautorë të shënjimit të 21 janarit, si data e krimit të shtetit ndaj qytetarit me duart ne xhepat e vet bosh.

3 komente në “21 janari i Lulzim Berishës”

  1. Bubuzhel Berati says:

    GJIGANDE VRASESIT JANE TE LIRE DUAN EDHE PUSHTETE SI BERRISHA DHE BASHA FJALET E TEPERTA NUK KANE VLERE NUK KA VENDE PER JUSTIFIKIME MERE KURRAJON DHE TUAJ DESHTOVA .

  2. Aulon says:

    Vellezerit siameze te bashkuar nga krimi. Duhet drejtesi per te dy.

  3. cuf dabjoni says:

    t e drejte denimi i tyre….por e ashtuquajtura Reformë ne Drejtesi u be qe qeveria te mos pergjigjet per asgje qe nuk bene. Kudo ne Bote eshte Ekzekutivi qe e detyron drejtesine te punoj per te zbatuar Ligjin dhe eshte e pavarur ne zbatimin e Ligjit por Jo Shtet brenda Shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje