Rama zgjedh një grua edhe për Bashkinë e Shkodrës

21 Janar 2022, 11:24Politika TEMA

Majlinda Angoni, mësohet se do të jetë kandidatja e PS-së në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars, raporton News24.

Aktualisht, Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020.

Emri i Majlinda Angonit vjen pas kandidaturës së PS-së për Bashkinë e Durrësit.

Emiriana Sako është emri që ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Rama për të kërkuar votën në zgjedhjet e 6 marsit.

Më 20 janar, Ilir Meta dekretoi datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki të mbetura pa kryetarë për shkaqe të ndryshme.

Përkatësisht zgjedhjet do të zhvillohen për kryetarin e bashkive: Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.

1 komente në “Rama zgjedh një grua edhe për Bashkinë e Shkodrës”

  1. Pilo Lala says:

    Si pak e lodhun duket kjo burrnesha.
    Edi zakonisht zgjedh te reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje